Dembelinë e kemi të shkruar në gjene

Tuana

Nada é por acaso!
Dembelia ndoshta është e shkruar në ADN-në tonë, thonë shkencëtarët. Karakteristikat gjenetike thjesht mund të ndikojnë në atë që disa njerëz të jenë më pak të motivuar për punë fizike, ka treguar hulumtimi.

Hulumtuesit kanë kultivuar minjtë nga të cilët disa kanë qenë jashtëzakonisht aktivë ose jashtëzakonisht dembelë, dhe kjo nënkupton që gjenetika luan rol të madh në gatishmërinë tonë për ushtrime.

“Kemi treguar që është e mundshme të jemi gjenetikisht të përcaktuar për dembeli. Kjo mund të jetë hap i madh në identifikimin e arsyeve shtesë për trashjen tek njerëzit”, thotë bashkautori i studimit, profesori Frank Booth nga Universiteti Missouri.

Ai shton që do të ishte shumë e dobishme të dihet nëse ndonjë person i caktuar është i paracaktuar gjenetikisht për mungesën motivimit për ushtrime.

Hulumtimi është publikuar në revistën “American Journal of Physiology” ku në detaje përshkruhet se si secili nga minjtë në të cilët është bërë testimi ka shkuar në vrapim në gjashtë ditë. Janë vënë re dallime në gjene tek të dy grupet e minjve, tek ata që kanë ushtruar dhe ata më dembelë.
/koha.net/
 
Titulli: Dembelinë e kemi të shkruar në gjene

aaaaa ndoshta , s'besoj qe eshte e vertete :)
 
Titulli: Dembelinë e kemi të shkruar në gjene

Mendoj se eshte 100% e vertet.
 
Titulli: Dembelinë e kemi të shkruar në gjene

Na rrofshin genat!

Eh sikur dembelizmi te dhimte, shumica e njerezeve do kishin dhimbje te pasherueshme:p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top