Del Piero: Juve është skuadër më e mirë se Reali

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
f.0801151043285_m.jpg
Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, thotë se skuadra e tij është më e mirë se Real Madridi duke llogaritur fitoren e të premtes mbrëma në kuadër të Peace Cup.

Zonja e Vjetër i mposhti Los Blancos me rezultat prej 2-1, ndërsa në të dy golat e Bianconerëve ishte asistues ikona bardhezi.

Kjo ishte fitorja e tretë e Juventusit kundër Real Madridit brenda një viti duke llogaritur dy fitoret në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Gjithmonë ka emocione të cilat të kënaqin dhe kurrë nuk mësohesh me to. Luajtëm shumë mirë dhe ishim të organizuar dhe kompakt, duke lënë përshtypjen se ne jemi skuadër më e mirë (se Reali)”.

“Këto janë fitore të rëndësishme të cilat shtojnë motivimin. Ne kemi dëshmuar se mund të luajmë sërish në nivelet më të larta të futbollit dhe kundër çdo skuadre”, ka thënë Del Piero.

Të dielën, Juventusi përballet me Aston Villan në finalen e Peace Cup në Estadio Olimpico në Seville.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top