Del nga burgu pas 44 vjetësh, ja si reagon ndaj teknologjisë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Del nga burgu pas 44 vjetësh, ja si reagon ndaj teknologjisë.

i-burgosuri.jpg


Një burrë i cili ka qenë në burg që nga viti 1970 ka ndarë detaje nga jeta e re në botën sociale moderne, e cila ka qenë e kyçur 44 vjet të jetës së tij. Otis Johnson ishte 25 vjeç kur u burgos me akuzën e vrasjes së një oficeri policie dhe u lirua verën që shkoi, tashmë 69 vjeç. Johnson lejoi kamerën e ‘Al Jazeera’, në anglisht që ta ndiqte nëpër New York, ku i duhej të përballej me shumë gjëra të reja, si llojet e pafundme të ushqimit, çmimet mjaft të larta dhe mbi të gjitha teknologjinë, e cila ka bërë hapa gjigantë që nga koha kur ai shijonte lirinë për herë të fundit.

i-burgosuri1.jpg


Gjatë 44 viteve të tij prapa hekurave, bota jashtë kishte ndryshuar shumë dhe ai i humbi kontaktet me familjarët e tij në vitin 1998. Por verën që shkoi ai u lirua; burgu i dha kartën e tij të identitetit, 40 dollarë, 2 bileta autobusi dhe i ‘tregoi rrugën’. Duke qenë krejt i vetëm 69-vjeçari u lidh me një organizatë jofitimprurëse që ofronte strehim dhe shërbime të tjera ndaj ish-të burgosurve.

i-burgosuri2.jpg


Ditën kur doli nga burgu dhe mori metronë në Times Square, në Manhattan, ai përjetoi së pari ndryshimet e mëdha që kishin ndodhur në mungesë të tij.

“Vura re se shumica e njerëzve flisnin me vete. Pastaj, duke i parë më mirë, vura re se kishin ca gjëra në vesh”, rrëfen Johnson, duke u përpjekur të përshkruajë kufjet që përdoren për të folur në celular. -Mendova me vete, të gjithë kanë filluar të punojnë për CIA-n?”

i-burgosuri3.jpg


Ajo që e habiti më tepër ishte fakti se njerëzit ishin aq shumë të zënë me teknologjinë, sa pothuajse kishin harruar t’i hidhnin sytë përreth.

i-burgosuri4.jpg


“Disa njerëz nuk shohin as ku po shkojnë. Po përpiqem të kuptoj si e bëjnë këtë; të kontrollojnë veten teksa ecin dhe flasin në telefon pa parë fare se ku janë duke shkuar”, thotë 69-vjeçari.

i-burgosuri5.jpg


g.shqip
 
Titulli: Del nga burgu pas 44 vjetësh, ja si reagon ndaj teknologjisë

Ueeeeeeeeeeeeeeee

Sikur te futesha une e te dilja vetem kur te kishte robota fluturues.
 
Titulli: Del nga burgu pas 44 vjetësh, ja si reagon ndaj teknologjisë

Interesante ... Sigurisht qe 44 vite jane shume - I bien 2breza , ndryshimi do te jete I thelle. Sa per teknologjine , shkon e vjen me kohen .. Mjafton te dish ta kontrollosh , nuk ka gje per tu shqetesuar.
 
Titulli: Del nga burgu pas 44 vjetësh, ja si reagon ndaj teknologjisë

Ndersa kto burgaxhit tone jane nje hap para nesh me teknologjine me t'fundit lol
 
Titulli: Del nga burgu pas 44 vjetësh, ja si reagon ndaj teknologjisë

E bukur kjo.
Imagjino te shofesh nje dritare te vogel kohe 200 vjet perpara. Kushedi si te duket vetja. Si Neandretal.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top