Del në treg celulari më i lirë në botë, kushton 4 dollarë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Del në treg celulari më i lirë në botë, kushton 4 dollarë

celulari-me-i-lire-1.jpg


Një kompani indiane synon ta bëjë aksesin në internet të disponueshëm për të gjithë indianët në zonat rurale, duke krijuar një smartfone që kushton vetëm 4 dollarë

Smartfoni më i lirë në botë kushton vetëm 4 dollarë dhe do të fillojë të shitet në fund të kësaj jave në një nismë që synon të lidhë rajonet më të varfra të Indisë.

Synimi është që të bëhet aksesi në internet i përballueshëm për miliona njerëz në të gjithë vendin, ndaj pajisja Freedom 251 do të dalë në shitje më 30 qershor dhe do të jetë e disponueshme vetëm për përdoruesit e regjistruar më parë në Indi.

Pavarësisht se doli për ca kohë në treg në fillim të këtij viti, prodhuesit u detyruan të rikthenin paratë e rreth 30,000 porosive dhe të vononin dorëzimin e pajisjes pas problemeve me uebsajtin.

I zhvilluar nga Ringin Bells, një firmë teknologjike me bazë në Noida, më shumë se 200,000 pajisje do të shiten gjatë fazës së parë të shpërndarjes.

Klientët që janë regjistruar si të interesuar për pajisjen do të paguajnë pas mbërritjes së produktit. Pajisja ka një ekran 4 inç, një kamera 8MP dhe një kamera ballore 3.2MP.

Përdoruesit e telefonit do të kenë 8GB memorie të brendshme dhe 1GB RAM nga pajisja, ndërsa procesorët do të jenë kuad-kor 1.3GHz.

Pajisja do të ketë sistem operativ Android Lollipop 5.1 dhe do të ofrojë ngjyrën e bardhë dhe të zezë, ku janë instaluar më parë Facebook, YouTube, Google Play dhe WhatsApp.

Pasi lajmi u publikua për herë të parë në shkurt, uebsajti i firmës pati probleme të mëdha pak orë pas publikimit të lajmit, pasi për të pasur celularin e ri me vlerë 4 dollarë, u regjistruan 7 milionë njerëz.

Në një lajmërim për klientët pas ngjarjes, kompania tha se kishte marrë 600,000 klikime në sekondë në uebsajt.

Në krahasim, Google menaxhon vetëm 40,000 kërkesa kërkimesh në të njëjtin kuadër kohor.

Firma u detyrua të tërheqë produktin nga shitja dhe t’u rikthejë paratë të gjithë klientëve që kishin paguar për të, pasi pati probleme edhe me qeverinë.

Mohit Goel, drejtor i përgjithshëm i Ringing Bells, i tha Indian Press: “Ne kemi mësuar nga gabimet tona dhe vendosëm të rrinim në heshtje derisa të realizohej produkti”.

“Tani ne kemi një smartfone 10 cm dhe me dy karta, i cili është gati për t’u shpërndarë. Ndihem shumë i kënaqur. Të shohim nëse kjo mund të sjellë një zgjidhje të vërtetë për të gjithë vëllezërit dhe motrat tona”, u shpreh Goel.

Sapo të ketë përfunduar faza e parë e shpërndarjes, regjistrimi do të hapet sërish për ata që duan të blejnë pajisjen.

Kompania u ngrit vetëm një vit më parë, por ka tërhequr një numër të madh polemikash rreth celularit.

Ka pasur ankesa nga Apple rreth ikonave të aplikacioneve që janë të pranishme në celular, ndërsa prodhuesi tjetër i celularëve në Indi Adcom u shpreh se firma ka përdorur pajisjet e tyre por i ka maskuar logon.

Firma po shpreson të tregojë se kritikët e kanë gabim dhe t’i provojë se e kanë gabim të gjithë ata që shpreheshin se nuk mund të prodhohej një telefon kaq i lirë.

Me koston e prodhimit për secilin telefon të deklaruar si mbi 52 dollarë, firma po zgjedh të përdorë teknika inovative të marketingut për të sjellë në jetë pajisjen.

Ata po shpresojnë gjithashtu që shitjet e shumta të ndihmojnë në rikuperimin e kostove të prodhimit.

Lidhja Indiane e Celularëve (ICA) më parë tha se një smartfone me specifikimet si të Freedom 251 nuk mund të prodhohet me atë çmim.

Megjithëse kompania nuk i ka diskutuar kurrë planet e saj financiare për këtë operacion, analistët kanë ngritur pikëpyetje rreth modelit të biznesit.

Tarun Pathak, një analist nga Instituti Teknologjik Counterpoint, tha: “Duket se kostoja e telefonit është subvencionuar shumë nga kompania dhe nuk është e qartë se si planifikon ajo ta ruajë këtë”.

Kompania gjithashtu po planifikon të lançojë një televizor HD 32 inç, por nuk do të jetë aq i lirë sa smartfonët, pasi mendohet se pajisja do të kushtojë rreth 150 dollarë.

India është tregu me zhvillimin më të shpejtë të smartfonëve në Azi, për vitin 2015 u shitën rreth 103.6 milionë smartfonë. Shumica e indianëve ende blejnë smartfonë të lirë me një kosto më pak se 200 dollarë.

Përpjekje të tjera për të krijuar pajisje teknologjike të lira në Indi nuk kanë qenë shumë të suksesshme.

Një laptop me kosto vetëm 10 dollarë u lançua nga qeveria indiane në vitin 2008, por përfundoi me një kosto 100 dollarë kur mbërriti në treg.

Celulari i parë i përthyeshëm në botë

Një tjetër risi e këtij viti është dalja në treg e celularit të parë të përthyeshëm, i cili u ideua së pari në Britani. I prodhuar nga një kompani kineze, pajisja me ekran me përmbajtje karboni është aq i përthyeshëm saqë mund të përdoret edhe si një byzylyk.

Materiali revolucionar kombinon formën fizike shumë të hollë, me një atom dhe gjithashtu fuqinë 200 herë më të madhe se çeliku.

Atomi i karbonit që është përdorur në këtë teknologji u izolua së pari në vitin 2004 nga dy shkencëtarë në Universitetin e Mançesterit, të cilët fituan اmimin Nobel.

Celulari u krijua nga një kompani e re kineze e quajtur Moxi Group. Duket se kompania la pas shumë nga rivalët më të fuqishëm si Samsung dhe Apple, të cilët ende po punojnë me celularët freksibël.

Moxi thotë se do të hedhë në treg 100,000 pajisje për tregun kinez këtë vit me një çmim prej 776 dollarësh.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top