Dekodoje nga pija e tij

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0912082639947_m.jpg


Pa marrë parasysh se nga cili kënd e shikon të dashurin tënd (të ardhshëm), në restorant apo në anën tjetër të kafenesë, do të mund t’i marrësh vesh shumë gjëra për të vetëm nga mënyra se si e kapë shishen e birrës.
Birrën e kapë nga gryka, lirshëm
Nëse e kapë shishen e birrës lirshëm duke e rrethakuar grykën me gishtin e madh dhe tregues të dorës tregon që ai ka vetëbesim. Ky gjest i tij i relaksuar tregon që ai ndihet që e ka situatën nën kontroll. Përveç kësaj, ky gjest gjithashtu mund të jetë shenjë e arrogancës – gjesti në vete jep shenja që ai është tepër “cool”, aq shumë sa që nuk i intereson nëse i derdhet birra apo jo.

E shtyn shishen e birrës nga ti
Djemtë do ta bëjnë këtë gjest gjatë darkës, apo në ndonjë bar kur e ndiejnë një shtytje për një lidhje më të fortë me ty. Meshkujt në përgjithësi, në nënvetëdije, vënë gjërat e tyre në hapësirën tënde kur janë duke tentuar për t’u afruar me juve.

Luan me etiketën e birrës
Nëse e vëren këtë gjë tek një djalosh të cilin sapo e ke takuar, kjo do të mund të jetë shenjë që ai frikësohet që nuk do të të pëlqejë. Për ta bërë situatën më të këndshme, preki dorën; në këtë mënyrë do t’i japësh sinjal që ka shanse me ty. Nëse kjo të ndodhë me të dashurin tënd, atëherë bëj kujdes se cila është fjalia e fundit që e tha ai – kjo fjali do të mund ta ketë merakosur. Përveç kësaj, ka shanse që është duke u brengosur mbi ndonjë çështje që ende nuk ta ka përmendur. Mundohu ta bësh të flasë duke i thënë: “A ke diçka që ende nuk më ke thënë?”

E mban shishen afër gjoksit të vet
Kjo pije është një lloj muri të cilin është duke e ndërtuar. Nëse e vëren që është duke e mbajtur birrën para trupit të tij, ai është duke e ndërtuar një mbrojtje të fortë, që tregon që nuk është i gatshëm t’i bësh pyetje të shumta, apo të fillosh një bisedë serioze. Sa është në këtë gjendje, fol vetëm për gjëra të cekëta, si p.sh. filmat apo sportin – deri sa ta ulë pijen dhe të çlirohet. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top