Deklarata për Kuranin, Erdogan kritikon personalitetet franceze

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Deklarata për Kuranin, Erdogan kritikon personalitetet franceze

B88ACAD7-BFF4-4D96-868D-FAA470D29A6F_w1023_r1_s.jpg


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, reagoi me zemërim ndaj një grupi prej rreth 300 personalitetesh franceze, që u bënë thirrje myslimanëve të denoncojnë referencat anti-hebraike dhe anti-krishterim në Kuran.

Duke iu adresuar një takimi të partisë së tij të martën, Erdogan e përshkroi grupin, që përfshin aktorin Gerard Depardieu, këngëtarin Charles Aznavour dhe ish-presidentin, Nicolas Sarkozy, si “të neveritshëm” dhe tha se ai po i sulmon “shkrimet e shenjta për myslimanët”.

Grupi nënshkroi një manifest që u botua në gazetën Le Parisien, muajin e kaluar.

Deklarata u bën thirrje myslimanëve t’i denoncojnë disa referenca, në mënyrë që “asnjë besimtar të mos i referohet librit të shenjtë për të kryer një krim”.

Erdogan tha se librat e tjerë të shenjtë kanë referenca të diskutueshme.

“Po ta kishin lexuar, ndoshta do të kërkonin që Bibla të ndalohej, por ata nuk kanë shqetësime të tilla”, tha Erdogan.

8 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)/REL
 
Po Bibla cfare flet, pyeti Erdogan :p
 
"asnjë besimtar të mos i referohet librit të shenjtë për të kryer një krim”.
cte keqe ka kjo fjali??
 
Problemi qendron te esenca e fese, pagabueshmeria e verteta absolute etj. Nese nje shkrim del gabim bie komlet libri.
 
"asnjë besimtar të mos i referohet librit të shenjtë për të kryer një krim”.
cte keqe ka kjo fjali??

E keqja eshte se nuk ka kompetenca cdonjeri te flet per libra te shenjte, qofshin te cilesdo feje qofshin ato, nese nuk ke studijuar. Ketu ne artikull dolen tgjithe komentatore te librave t'shenjte, me saktesisht komentatore te Kur'anit Famelarte :D
 
Aq shumë diskutojmë për Erdoganin, sa kemi harruar Shqipëritë tona.
 
Deklarata u bën thirrje myslimanëve t’i denoncojnë disa referenca, në mënyrë që “asnjë besimtar të mos i referohet librit të shenjtë për të kryer një krim”.

Ne vend qe te ju bejne thirrje, te marrin vete masa.
 
Zakonisht, së pari duhet fshirë oborrin tënd e jo të kojhshisë.... :)

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
U drejtohen qytetareve, ne vend qe te vendosin rregulla dhe te mos lejojne perdorimin e librave te ''shenjte'' qe bejne fjale per xhihad, derisa i keni pranuar, mbajini me shendet
 
Nje gje duhet te kuptoni si besimtare muslimane qe jeni:

Per aq kohe ju qe jeni besimtare te zellshem qe aplikoni mesimet e Kuranit ne jeten tuaj dhe besoni ne nje Islam qe sjell paqe e prosperitet ne jeten tuaj, do te zgjidhni te heshtni, njerez si Erdogan e kompani do te zgjedhin te flasin ne emrin tuaj dhe te fese tuaj.

Fatkeqesia me e madhe ne kete debat nuk eshte dalja ne skene e njerezve si Erdogani, por fatkeqesia me e madh eshte pikerisht heshtja juaj ndaj ketij problemi. Terrorizmi islamik nuk eshte nje kercenim per boten perendimore pasi ajo i ka te gjitha mjetet dhe forcen per te izoluar dhe eliminuar kercenimin. Kercenimi i vertete i terrorizmit islamik, xhihadi, eshte rrembimi i fese islame nga nje grup i caktuar per te perligjur e justifikuar aktet e tyre te papershkrueshme.

Nese ju nuk e shikoni kete, viktima e ketij konflikti nuk do te jete "xhihadi", do te jete vete feja islame dhe besimtaret paqedashes islamike kudo ne bote qe sot jane nje shumice e heshtur.

Darius
 
Nje gje duhet te kuptoni si besimtare muslimane qe jeni:

Si besimtar, nuk marr keshilla, nuk pranoj nga ata qe se njohin Islamin. Mbaja dertin vetit, qofsh shumice apo pakice, sepse ne si besimtar se kemi ate dert fare :D
 
Nje gje duhet te kuptoni si besimtare muslimane qe jeni:

Per aq kohe ju qe jeni besimtare te zellshem qe aplikoni mesimet e Kuranit ne jeten tuaj dhe besoni ne nje Islam qe sjell paqe e prosperitet ne jeten tuaj, do te zgjidhni te heshtni, njerez si Erdogan e kompani do te zgjedhin te flasin ne emrin tuaj dhe te fese tuaj.

Fatkeqesia me e madhe ne kete debat nuk eshte dalja ne skene e njerezve si Erdogani, por fatkeqesia me e madh eshte pikerisht heshtja juaj ndaj ketij problemi. Terrorizmi islamik nuk eshte nje kercenim per boten perendimore pasi ajo i ka te gjitha mjetet dhe forcen per te izoluar dhe eliminuar kercenimin. Kercenimi i vertete i terrorizmit islamik, xhihadi, eshte rrembimi i fese islame nga nje grup i caktuar per te perligjur e justifikuar aktet e tyre te papershkrueshme.

Nese ju nuk e shikoni kete, viktima e ketij konflikti nuk do te jete "xhihadi", do te jete vete feja islame dhe besimtaret paqedashes islamike kudo ne bote qe sot jane nje shumice e heshtur.

Darius

Ti zotëri mësoje fenë tënde së pari, atë ke nevojë. Ti je i fundit me dhënë këshilla.
 
Darius ka minimumi 1 jave qe poston Non stop:Une nuk merrem me temat fetare, u qendroj larg, nuk futem hic AMA eshte aktiv ploteisht ne cdo debat dhe konflikt me nuanca feje Lol

p.s. Boll me kto thirrje idiote: Denoni terrorizmin. Krejt muslimanet ne bote e kane denuar dhe ato terrorist qe perdorin fene per te vrare dhe qe furnizohen me armet e Amerikes nuk kane lidhje aspak me fene. Nqs njerezit duan te jene qorra dhe shurdh e te mos kuptojne drejt eshte vendim i tyre. (1 shembull)Komshiu im qe jeton plot 30 vjet me shpine time afer ska nevoj qe un ti them feja eshte kshu e ashtu sepse ai e ka deshmuar me shembullin tim.

#Kuran_God's word_truewisdom_foreverunchangable_neverwilllose
 
Lere qe poston, por ka marre me vete edhe nje fshise te shtrigave :p Pastron cdo gje qe nuk i pelqen. Madje madje, cfare me ben pershtypje Soul, se i fshin edhe postimet e veta, pasiqe e kupton qe Loveri e ka fut ne gracke lol
 
Me sa kam kuptuar un ketu,,, keto tema prodhojne nje reaksion te pa pare..si per ata qe e mendojne dryshe menyren e te besuarit por edhe per ata qe mbrojne me fanatizem cdo gje qe rrethon Islamin.. Beni mir te kujtoni qe jeni njerez mbi te gjitha...e te jesh njeri duhet te carmatosesh nganjeher nga fiksimet!
 
Back
Top