Déja vu

BeniT

Donatorë
Deja vu (dezha vu) është dukuri e radhë, por përjetim real subjektiv i gabuar. Në përkthimin e këtij termi në shqipe “tashmë e parë“, diçka a një dukuri te cilën e kemi hasur me parë.
Gati kushdo e ka provuar një fenomen të tillë, nëse ndodh rralle, nuk ka vend për shqetësim. Por episodet e shpeshta, mund te kenë rendësi.
Nuk kuptohet plotësisht natyra e këtij lloj çrregullimi të kujtesës.

Termi Déjà vu, aplikohet kundrejt një besimi te menjëhershëm e te gabuar qe një eksperience e re e momentit aktual, ka ndodhur më parë.
ثshtë një ndjesi e fortë dhe e çuditshme familjariteti, zakonisht me kohë gjatësi prej disa sekondash, “mbushje e mendjes” ne vërtetësinë e saj me pas gati gjithnjë e zhgënjyer, qe ne e dimë se çdo ndodhe me pas.

Deja vu është një farë ndjenje kur hymë ndonjë vend, qëndrojmë pran ndonjë ndërtese, ose kryejmë ndonjë veprim tjetër, na duket se si jemi qenë në këtë vend, e kemi të njohur ndërtesën edhe pse e shohim për herën e parë, ose kemi të ditur veprimin edhe pse e bëjmë për herën e parë. Rreth 70% njerëzve e kanë provuar deja vu së pakut njëherë në jetë.

Rreth fenomenit i Deja vu janë zhvilluar disa teoria. Disa mendojnë se është “kapërcimi” informacioni që truri e pranon nga vendodhja e kujtesës, dhe automatikisht kemi bindje apo ndjenja që kjo ka ndodhur përpara. Disa të tjerët mendojnë se është një problem psikik, që e ndërlidh më së shumtit me stresin, shqetësimet ose me ndonjë sëmundje. Prapë disa të tjerë e ndërlidhin deja vu me kujtesën e ëndrrave ose në mënyrë tërthorazi vërtetim për reinkarnacionin.

Dr. Chris Moulin para disa viteve ballafaqohet me rastin kronik i Deja vu. I cili kishte një takim të çuditshëm me njeriun i cili i thotë, se nuk ka arsye t’i vij në klinik, se ai ka qenë tej aj, edhe pse ishte e pamundshme. Ai njeri ishte i bindur se e ka takuar këtë mjek, dhe ia tregon detalet që i kanë ndodhur gjatë vizitës së tij me mjekun.
Kurse Dr. Moulin beson se ky fenomen është pasoja e çrregullime të kujtesës.
Studimet e fundit pohojnë se neuroni i qendrës së trurit që është i ngarkuam për kujtesën. Këta neurona krijojnë hartën mentale me vendet dhe përvojat e reja, dhe ndjenjat e Deja vu kur një gjë ndodh në një situatë, pohon profesor i biologjisë dhe i neurologjisë Susum Tonega dhe e quan “episodet e kujtesës”.

Nga përkufizimi, déjà vu nuk ka lidhje me eksperiencat aktuale të përsëritura apo me kujtesën, pra interesi qëndron: se pse vjen kjo ndjenje?
Një shpjegim mundshëm është se ky fenomen vjen nga një “mase- apo lidhje e shkurtër” në një kohëzgjatje tepër të shpejte, e lidhjeve neurologjike. Ku informacioni aktual arrin në ‘depon” e Kujtesës përpara se te arrije Vetëdijen.
Eksperienca e vetëdijshme e një kujtese të tillë do jete tepër e fortë, pasi është aktuale.

Disa eksperte sugjerojnë qe Kujtesa nuk është thjeshte një problem lidhur me një ngjarje fikse, te stabilizuar, por është një proces rikonstruktimi, nga komponentë te ruajtur, e cila përfshin elaborime, shtrembërime, e lënje jashtë të një pjese ngjarjesh.
اdo rithirrje e ngjarjeve është thjesht rithirrja e kujtesës se fundit qe kemi për ato ngjarje. Ndjesia e te njohurit përfshin përputhjen ndërmjet një ngjarje aktuale dhe informacionit të ruajtur, por kjo mund te ndryshoje aq shume nga ngjarja origjinale sa qe ju “e dini” qe se keni provuar kurrë më parë.
Psikologet akoma po debatojnë rreth Déjà vu-se, e do vazhdojnë në të njëjtën mënyre derisa te dihet me shume rreth mekanizmave te trurit.

Déjà vu qe ndodh shpesh, mund te jete një simptome e shqetësimeve qe vijnë nga dëmtime në tru, si, p.sh. epilepsia e lobit temporal. Pra nëse kjo ju ndodh shpesh, do ishte ide e mire te shihni mjekun e te sugjeroni një ekzaminim neurologjik
________________________________________
Nga Newtoon,"dèja_vu",është shpeshherë e përshkruar si një ndjenje ku në të cilën ke parë diçka ose ke jetuar një ngjarje. Shumë shkencëtarë mendojnë qe prej shume kohesh qe ky lloj tip fenomeni shfaqet kur imazhi i parë prej njërit nga sytë, arrin ne tru para imazhit qe shfaqet te syri tjetër.
Kërkuesit kane gjetur gjithashtu edhe persona të verbër të cilat kane ndjere edhe ata sensacionin e "dèja vu".
Meqë ky lloj sensi është tepër i rralle dhe tepër i shpejte, psikologet nuk janë përqendruar shume aty me friken se nuk do jene edhe aq objektive. Disa të tjerë janë përqendruar te ajo qe themi ndonjëherë. "E kam ne maje te gjuhës po nuk po e gjej dot qe ta shpreh", atëherë kur nuk arrijmë të besojmë që dimë diçka dhe nuk arrijmë ta themi!

"Deja_vu",po studiohet edhe me anën e hipnozës. Shpjegimet thonë qe një eksperience e tille, ndjehet kur një pjese e trurit "drejton gjerat familjare"!

Ndjenja e veç të përjetuarës apo "deja vu" është e mirëseardhur për atë që predikojnë fenë dhe ringjalljen. Mirëpo edhe të tjerë e përdorin "deja vu" për të sqaruar mendime të tyre.

Shume parapsikolog ketë paraqitje te jashtëzakonshme e lidhin me mundësinë e njeriut qe pavetëdija e parandej. Afinititetet mbinatyrore të cilat i posedojmë (gjë që parapsikologet na e etiketojnë pa asnjë dyshim) na mundësojnë të parashohim disa situata të ardhshme.
Mirëpo informacionin për ato ne e fusim në rrafshin e pavetëdijes tonë.
Deri sa ta përjetojmë situatën në jetën reale, atëherë neve ne fakt nxjerrim këto informata nga pavetëdija. Disa tjerë arsyen për paraqitjen e këtij fenomeni e kërkojnë në drejtim komplet të kundërt.

Sipas tyre, mendja jone ndonjëherë futet ne rrjetin e dimensionit kozmik të panjohur. Në ketë rrjet qethet (bile edhe në mënyrë të shkruar!) e vërteta e plote për të kaluarën, të tashmen dhe te ardhmen e botes. Ne momente te tilla mendja jone e lexon të vërtetën për të ardhmen, dhe se bashku me ketë i përjeton ngjarjet edhe në realitet.

Disa të tjerë, janë kategorik se fenomeni i këtillë depërton tek ne nëpërmjet mënyrës telepatike. Tjetër njeri, i cili gjendet ne te njëjtin vend, në të njëjtën kohe, me të cilin jeni në lidhje mendore, ua jep atë qe e shef dhe e dëgjon në moment, disa sekonda përpara se ju vet ta shihni dhe dëgjoni.
Të gjitha sqarimet për deja vu, janë pak sa te pabesueshme dhe te renda për t`i kuptuar, por ne fakt, e tille është dhe natyra e këtij fenomeni, i pabesueshëm.

"Nqs truri është hapësire e madhe në të cilën për çdo dite ruhen me mijëra fotografi te vogla të çdo ngjarjeje, është e mundshme në të ardhme nqs na ndodh ndonjë ngjarje e cila ka faktorë të ngjashëm dhe të përafërt si ndonjë që veç e kemi kaluar, truri i rrafshit të pavetëdijes me ndihmën e qelizave trunore te aktivizohet dhe te na jep një imazh apo fotografi te plote cilën neve veç e kemi te njohur dhe e ndjejmë se e kemi përjetuar dhe parë dikund më parë".

Disa shkencëtare mendojnë se fenomeni Deja vu është e lidhur me anomalitë qe paraqiten gjate funksionimit normal te trurit. I quajnë gabime gjate njohjes.
Si vihet deri tek këto gabime?

Kur ngjarja e përjetuar ne moment na duket e njohur, ne në fakt nuk e kujtojmë atë, por një ngjarje nga e kaluara që është i përafërt me ketë. Ndonjë element i situacionit të tashëm aktivizon një fare grushti ne tru, ku ruhen ngjarje te ndryshme, por shume të përafërta me momentin që përjetojmë.

Shkencëtare të tjerë mendojnë se Deja vu-te janë anomali te perceptimit.
Sipas kësaj teorie, gjerat varen nga ajo se si i perceptojmë dhe si e paramendojmë realitetin e jashtëm. Problemi qëndron ne koordinimin e gabuar te dy hemisferave trunore. Ata janë si dy lloje truri ne koke. Edhe pse funksionojnë simultanisht dhe janë tepër te koordinuar, secila hemisfere nga çdo organ i njeriut (sy, vesh etj) pranon informate pre vete, te ndare.
Le te supozojmë se hemisfera A e pranon atë informate disa pjese te sekondës me parë se hemisfera B. Kur B do filloj te punon, tek ne paraqitet një ndjenje e mjegullt e diçkaje të njohur. Ose ndjenje, ketë veç e kam pa. Dhe me të vërtetë e kemi pa, pjese te sekondat me parë, nëpërmjet hemisferës A.

Teoria e spanjollit Hoze Luis Pinios e vitit 1975 është edhe me e thjeshte, por edhe shume me e guximshme.
Ju, apo ne fakt, trupi juaj, gjendet në një situate të dhëne. Receptorët tuaj dëgjojnë, shohin, ndjejnë dhe skadojnë informacion të jashtëm. Por mendja juaj është ne Hëne apo mijëra kilometra larg saj. Dhe papritmas- ndjenja e deja vu.
C`ju ka ndodhur?
Thjeshte-vetëdija juaj ka ndaluar shëtitjen përreth Galaksise dhe është kthyer ne trup. Ne fakt, situata e tashme nuk ju është shfaqur në të kaluarën. E keni ndjere sekondë më parë, por vetëm me trup. Tashme, kur mendja është kthyer, e përjetoni edhe me shpirt. Normalisht, ju nuk mund ta dini ketë.

Dhe ne fund, nuk do ishte interesant nqs këtu nuk fusnin gishtat me sqarimet e tyre edhe psikanalitiket.
Ne fakt, psikanalitiket kane sqarim te tyre për ketë fenomen dhe kjo serish është e lidhur me gabime gjate perceptimit.
Serish na duket se ngjarjet i kemi përjetuar me parë, por në fakt, identifikohemi sipas disa ngjarjeve të ngjashme. Por ketë here-për shkak autocenzures se mendjes sonë. Për disa shkaqe, ajo shtyp memorien për ngjarjen e vjetër, në mënyre qe nuk i lejon te del në sipërfaqen e vetëdijes sonë. Truri ynë i fsheh informatat nga ne! Dhe na fut në një situate te çuditshëm-edhe me ka ndodhur, edhe nuk mund te kujtohem.
Kjo teori e sqaron edhe mjegullesiren e cila eshte gjithmonë e pranishme ne deja vu.

1. Déjà vécu - Tashme e jetuar ( diçka që ke përjetuar)
2. Déjà senti - Tashme e ndjere (diçka që ke ndjere)
3. Déjà visité - Tashme e vizituar (ndonjë vend qe ke vizituar më parë)

Nga Psikolog Nosh Gjolaj.
 
Dukuria përkatësisht fenomeni “deja vu”, sot po zgjon mjaft interes jo vetëm te shkenca por edhe te njerëzit e thjeshtë, por fat te keq po përdore me vend dhe pa vend. Nuk është asgjë tjetër përveç gjërat që disa njerëz i përjetojnë vendet, gjërat përpara se do t’i vizitojnë, përkatësisht ata çfarë do t’i ndodhin, si për shembull: “o njeri i Zotit, unë isha këtu përpara, unë kam biseduar me juve etj.” Edhe pse ende nuk ka qenë as nuk ka biseduar me personi që po thotë se ka biseduar me të.
“Deja ju” sipas disave mund të jetë një dukuri normale, ndoshta i hareshëm, si dhuratë e Zoti, që nuk është e nxitur nëpër mes magjisë, as me ndonjë pijeve stimuluese qofshin të drogave të llojllojshme qofshin medikamenteve apo pijeve alkoolike, ose prapë as nga ngarkesat psikike, por thjesht një dukuri e mrekullueshëm.
Por më pak është e njohur rezultatet e arritura nga hulumtuesit e këtij fenomenit. Por rezultat e fundit flasin për katër (4) lloje “deja vu”: deja vu: “e parë para se ka ndodh” “ e përjetuar para përjetimit”(deja vecu),” e ndjenë para se e ka ndje”(deja senti), “ e vizituar par vizitës”(deja vizite” dhe “ndijimi para ndijimit, përgjimi para përgjimit, e njohur para njohjes” (deja entendi).

Deja vecu (e përjetuar para përjetimit)

Po thuajse të gjithëve neve na ka ndodhur ndonjëherë por jo shpesh por e sigurt kur përjetojmë diçka që e kemi përjetuar në një moment, flasim apo veprojmë, të cilin e kemi fol përpara apo vepruar përpara se e po ndodhë në këtë moment. Ndoshta dikur, ndoshta dje, ndoshta para 100 viteve. Për të qenë magjia e plotë, pikërisht e dimë se çfarë do të ndodhin në vijim. Krejt është e qartë, e njohur dhe e përjetuar: personat, fytyra, gjërat, mjedisi etj. Të gjitha janë nën kontrollin tonë, jashtë kohet, edhe pse përkohshëm por e përsosur!
Shumica këtë sensacion e identifikon si “deja vu”, duke mos gjetur arsyen për të hyrë në detaje. Informata zyrtare nga intervistat e shumta, ku tregojnë se një e treta e njerëzve që jetojnë në këtë planet, i kanë përjetuar këtë fenomen.
Në çfarë është magjia e kësaj dukurie? Kur jeni në mesin e mrekullueshëm filmit të jetës, jeni i vetëdijshëm , se ata që ishte përpara edhe do jetë ashtu – ato qëndrojnë në bibliotekën e juaj të kujtesës. Gjithçka ata që ishte përpara ka një aromë ndaj të TASHMES që po ndodh. Kurse njerëzit skeptik do t’iu thonë, “ato gjëra nuk të kanë ndodhur ty, por diçka të tillë e ke parë në televizor”; “ke nevojë për një pushim”, ose “ke fjet keq ditët e fundit”, “pakësoji alkoolin” etj.
Zakonisht hulumtimet flasin për këtë fenomen që e përjetojnë më së shumtit grupmosha nga 15 deri më 25 vjeçare. Përvojat janë të ndërlidhura me ngjarjet banale, por këto mbeten në kujtesë për një kohë ma të gjatë. Deja vecu jo vetëm nuk përmban të pamit por habitemi hollësisë për gjërat e njohura. Zakonisht kjo dukuri i shpreh përshkrimin intensiv dhe lajmërohet si pjesë e kujtesë së ngarkuar.

Deja senti (e ndjenë para se e ka ndje)

Po ashtu edhe këtu e kemi të njëjtën ambalazh por materialin tjetër, do t’iu thonë cinikët. Te dukuria “deja senti” praktikisht ndodh e njëjta gjë, por vetëm në rrafshin emocional, pa ato gjëra që na rrethojnë. Por ne ndjejmë para se e ndjejmë qofshin ato interno, qofshin ato të brendshme qofshin apo intime.
Këtë sensacionet janë të “rrezikshëm” kur është në pyetje raporti në mes gjinive. Takimi me personi të gjinisë tjetër sipas psikologëve mund të jetë shumë i rrezikshëm që mund t’i shkatërrojnë çiftet martesore sa do të jenë ato të forta, përndryshe këtij fenomenit ja përshkruajnë “përjetimet mistike”.
Ekspertët që mundohen për t’i reduktuar këto dukuri në arsyen e “mendjes së shëndosh”, pohojnë se ky fenomen shpesh lajmërohet te pacientit të cilët vuajnë nga epilepsia. Në çdo rast dallimi në mes normales dhe sëmundje është në “rrafshin mental”, dhe nuk ka të bëjë me profetizimin apo largpamësinë, sa i përket lëvizjeve apo mimikës zërit, mendimit, dhe gjendjet e tilla janë në kundërshtim me “deja senti” dhe radhë mbetet në kujtesë. Së paku deri te përjetimin tjetër.
Me fjalë tjera është fjala për përjetimet mentale dhe nuk ka ndonjë njohuri apo sjellje të përparshme. Sipas ndodhive ato mbeten në kujtesën e njeriut, që e përjeton.
Kjo dukuri lajmërohet si e thamë më lartë tek pacientit që vuajnë nga epilepsia. Një prej pacienteve flet, se si i lajmërohet deja senti, edhe ata gjithherë, kur dëgjon zërin e personit tjetër ose kur ai e thotë mendimin e vetë ose prapë kur lexon nga ndonjë libër i krijohen përfytyrimet e zërave.
Në këto situata jo normale zakonisht mishërohet fraza siç është: “po, vërtetë, qarta..” pas një momentit i kujtohet se nuk ka qenë ndonjë fjalë as mendimet që ishin të dallueshëm nga kujtesa. Por i kujtohen përfytyrimet e ngjashëm në mes atyre që ndjenë në gjendje jo normale.

Deja visite (vizituar par vizitës)
Fakti se shumë ma radhë na ndodh për ta ndje se si gjendemi në ndonjë vend, banesë, shtëpi apo gjetiu edhe pse realisht në këtë jetë nuk kemi qenë ndonjëherë.
Karl Gustav Jung shkruan mbi sinkronizimin “deja vizite” që e dallon nga “deja senti”, ashtu lexuesit i pyet : “po qe se objektin ku e ke vizituar” a e ke vizituar realisht ndonjë herë tjetër, ose diçka të ngjashëm, ose diçka identike”, nga kjo del mendimi për ndonjë “mrekulli” ose prape personi përkatësisht konteksti i përgjithshëm, në të cilin gjendemi në momentin e caktuar, që na imponohet iluzioni, që kemi qenë aty përpara se jemi qenë, edhe pse nuk na kujtohen as kurë, as me kë kemi qene, dhe me çfarë arsyeje ishim atje.
Si e shpjegojnë këtë fenomen? Shkolla skeptike përkatësisht racionalizmit japin mendimin e vet, se “pacientët që vuajnë nga ky fenomen” rrezaton ato çfarë ka lexuar për atë vend, ashtu i bëhet se atë vend edhe e ka vizituar. Madje skeptikët edhe i quajnë njerëzit e tillë “të devotshmit utilitar”: ndoshta për përvojat e tilla është përgjegjëse reinkarnimi (rishtas të lindesh, të mishërohesh rishtas, sipas besimit budist shpërngulja e shpirtit) . Ndoshta është i fokusuar versioni i kultit: në pyetjet qe janë projeksionet astrale, dikur e kini lëshuar trupin e juaj, kini bredhë nëpër këtë vend, kurse tani jeni të pranishëm realisht, ashtu ju përzihen regjistrimet të “mbi unit” me pamjen e tashme aktuale.
Po qe se dëshirojmë vërtetë të konstatojmë, për çfarë fenomenit është fjala, është thelbësore të konstatojmë burimin e ndjenjave. Deja vecu është shumë e varur nga lajmërimi i momentit dhe procesit. Kurse deja viste është ndërlidhur me gjeografinë dhe raporte ndaj mjedisit.

Deja entendi (ndijimi para ndijimit, përgjimi para përgjimit, e njohur para njohjes)

Simptomat e këtij fenomenit janë të përafërta të pamit në kuptimin e gjerë, kurse në kuptimin e ngushtë të përjetuarit. Gjithçka është e njëjtë por kjo dukuri zhvillohet në rrafshin e veshit. Fjala vjen, dëgjoni një fjali, ju e keni dëgjuar përpara se t’iu thonë bashkëbiseduesi, po ashtu individi i tillë flet dhe i dëgjon zërat, si jehojnë nëpër korridoret të kaluarës, dhe në të njëjtën kohë, e dini se do ta dëgjoni në të ardhmen përkatësisht hapave të mrekullueshme ku aparati i ndijimi, i trurit me të papritmas ju braktisë.
Tek kjo dukuri, çfarë është interesanten, njeriu ka iluzion ose ndoshta në mënyrë iluzione nuk është më ai, por është një korrent i jo i përditshëm “ nga sot deri dje dhe mbrapa” mund lehtë të kontrollohet dhe me orvatje të vogël e vazhdon se si është rasti me përjetimin e pamit. Krijohet një përshtypje se personi ka fuqi t’i lëshohet “unit të kaluarës”, në vijën verbale që është sikurse ndonjë vizatim ose siç janë fletorja e notave muzikore që e kanë shkarravitë muzikant, prej faqet në faqe, dhe tani vetëm i ndjek instruksionin e notave. Kryesisht është para dispozicioni që është dëgjuar dhe e vazhdon në mënyrë identike, ashtu siç dëshironi ta vazhdoni këtë muzikë.

Deja vu-ja hipotetike


Në udhëtimin e juaj të parin në Alaskën e izoluar dhe jeni të ftuar në një familje eskimeze. Në moment kur hyni brenda, papritmas ndjeni se çdo gjë e dini ku gjendet. Edhe më tepër, shumë mirë i njihni gjerat e veçanta, këmbët e lososit që përherë e par i shihni.
E frikshme dhe e hareshëm në njëjtin moment. Habiteni, se ju jeni në “shtëpi”, dhe njëherë këtu jeni për herën e parë. Shtëpiza eskimezë nuk ishte e njohur për ju, dhe tërë kohën ju kaplon ndjenjat se ju keni qenë këtu përpara, gjithçka është e njohura. Nuk dini se çfarë ju pre dhoma tjetër pa me hy në të.
 
اfarë thotë shkenca per deja vu?

Deja vu-ja e vërtetë

Për një deja vu të vërtetë, duhet kjo përvojë të dallohet nga kujtesa e harruar.
Zakonisht fjala është për diçka që na befason, diçka e veçantë. Këtë shprehje e shpiki hulumtuesi Francez Emile Boirac, që do të thotë e parë par se u pa.

Përvojat e deja vu-së i shoqërojnë:


- Ndjenjat se diçka është e njohur dhe pse është misteriozen, e frikshëm, e habitshëm dhe diçka jo e përditshëm.
- Rreth 70% njerëzve e përjeton deja vu.
Përqindja e lartë nuk do të thotë se vërtetë kaq njerëz e përjetojnë këtë fenomen, por nganjëherë i ngatërrojnë me largpamësin, parandjenjat, intuitën, ëndrrat. Në të vërtetë deja vu është një fenomen i radhë, që për këtë fushë ende nuk kemi argumentet shkencore, sepse është shumë vështirë të analizohen në për laboratoriume dhe të vëzhgohen. Kohët e fundit hulumtuesit konstatojnë fuqia e këtij fenomenit mund të hulumtohet nëpër mes hipnozës.

اfarë thotë shkenca
Kohët e fundit janë bërë mjaft hulumtime psikologjike lidhur me këtë fenomen. Deja vu nuk është pjesë e përbërëse profetizmit as parandjenjave por është fjala për anomalin e kujtesë. Që lënë përkatësisht jep mbresa e një përvojës, që e kemi rikujtuar në kujtesën tonë, por kjo nuk është e vërtetë.
Fakti është, në rastet e shumta jep ndjesi, se diçka kemi kujtuar, nganjëherë mjaft të furishëm, por asnjëherë nuk mund ta kujtojmë ku dhe në vend e kemi përjetuar si dhe ndjemë. Pas pak kohet “subjekti mund të lërë ndjenjat e shqetësimit duke përjetuar deja vu-në, kurse hollësirat dhe rrethanat nuk mund t’i kujtojnë.
Mund të jetë si pasojë e gërshetimit dy sistemeve neurologë: ai që është përgjegjës për kujtesën e aftat shkurtër (gjërat ndodhin në tashmen) dhe sistemi tjetër që është përgjegjës për kujtesën e afatgjatë (që gjërat kanë ndodhur në të kaluarën).

Lidhshmëria me skizofreninë

Eshtë konstatuar në mënyrë klinike se ka një lidhshmëri e përjetimeve deja vu –së dhe ngarkesave përkatësisht çrregullimeve e skizofrenisë dhe anksiozitetit, po qe dikush vuan nga këto dy çrregullimet, shpeshherë lajmëron ndjenjat e deja vu.
Lidhjen më të madhe është konstatuar te pacientit, të cilët vuajnë nga epilepsia. Ashtu disa shkencëtar e parashikojnë se përvojat e deja vu-së ka mundësi që të jenë çrregullime neurologjike, që krijohen nga përpunimin e çrregulluar të sinjaleve elektrike në trurin e njeriut. Supozojnë se deja vu tek pacientit që vuajnë nga epilepsia e lehtë që krijohet nga ngarkesa e tepërta të shqetësimeve që dalin nga kujtesa.

Farmakologjia: kundra gripit deri te deja vu

Po qe se individi merr disa lloj ilaçeve, ka mundësi, tek disa konsumues te medikamenteve të lajmërohet fenomeni deja vu. Pasojat e disa ilaçeve (medikamenteve) në kombinimin me medikamentet tjera japin ndjenjat e përjetimet te deja vu-s. Për arsye të reaksioni dopamimës në medikamentin Taiminenës dhe Jaaskelainës supozojnë se ndikon në shfaqen e deja vu-së si pasojë reaksionit të hiperdopaminës në pjesën e trurit te konsumuesit. Disa pacient që i marrin këto medikamente kundra gripit edhe tek ata shfaqet ky fenomen i deja vu-së.

Mos është shkaktarë kujtesa?
Për ta përshkruar anomalitë e kujtesës duhet patur një klasifikim për kujtesën normale. Ekzistojnë disa skema, por në praktikën klinike më e dobishme është skema e kujtesës që ndahet në tre lloje “depo” magazinash.
1. Depot sendore, marrin informacion nga organet sendore dhe e ruajnë atë për një periudhë të shkurtër (rreth 0,5 sekonda) deri sa të përpunohet.
2. Depot e kujtesës afatshkurtër, ruajnë informacionin për një periudhë më të gjatë (rreth 15-20 sekonda). Informacioni ruhet për një periudhë të gjatë prej provash të përsëritura, p.sh. kur një numër telefoni ende i pa familjarizuar përsëritet me mend deri sa të arrish tek telefoni.
3. Depoja e tretë, është kujtesa afat-gjatë: ajo merr informacion të zgjedhur për magazinim më permanent dhe ka kapacitet shumë më të madh se dy të tjerat. Informacioni magazinohet në përputhje me karakteristika të tilla si kuptimi apo tingulli i fjalëve. Gjendja e humorit në kohën e magazinimit është e rëndësishme: kujtimet e magazinuara, kur personi është i helmuar, rikujtohen më me lehtësi në gjendje mendore të pikëlluara. Në lidhje me kujtesën afat-gjatë duhet bërë dy dallime të vlefshme. E para është ndërmjet kujtesës për ngjarjet (kujtesa episodike) dhe kujtesa për gjuhë dhe dijet (kujtesa semantike). E dyta është ndërmjet njohjes se një materiali që prezantohet dhe rikujtim pa këtë prezantim kjo e fundit është më e vështirë.

Në paraqitjen e anomalive të kujtesës përshkruhen disa terma teknike, dhe ja disa prej tyre:
• Amnezia anterograde, shfaqet pas një periudhë pavetëdije. ثshtë dëmtim i kujtesës, për ngjarje që kanë ndodhur ndërmjet periudhës së fundit të pavetëdijes së plotë dhe restaurimit të vetëdijes së plotë.
• Amenesia retrograde, është humbja e kujtesës për ngjarje që kanë ndodhur përpara fillimit të pavetëdijes. Një amnezi e tillë ndodh pas dëmtimit të kokës ose terapisë elektrokonvulsive.
• Konfabulacioni është kallëzim i “kujtimeve” për ngjarje që nuk kanë ndodhur në periudhën që bëhet fjalë. Kjo ndodh në disa pacientë me çrregullime të rënda të kujtesës recente.
• Jamais vu, është dështim për të njohur ngjarjet që kanë ndodhur më parë, ndërsa deja vu, është njohja e ngjarjeve si familjare, kur ato nuk kanë ndodhur asnjëherë. Të dy anomalitë mund të takohen në çrregullimin neurologjike.
Ngjashmëria në mes stimujve deja vu dhe subjektit real, kurse tjetri shkon pas kujtesës, mund të çojë deri te sensacioni. Ashtu janë munduar shkencëtar ta shpjegojnë deja vu me hipnozën, por shpeshherë nuk kanë patur suksese.

Teoria neurologjike

Deja vu e shpjegojnë si pasoj e çrregullimit neurologjike që nuk përputhet me kohën. Për arsyet të defektit të kohës truri e kupton, se ka marrë një stimul për herën e dytë, çka në të vërtetë ishte përjetimi i njëjtës ndjenë por pakëz me burimi me te larg.

Parapsikologjia

Po ashtu disa e ndërlidhin deja vu edhe me parandjenjën, largpamësinë si dhe me ndjenjat jo normale për ta kuptuar, gjithashtu është shenjë e fuqive shpirtërore si dhe aftësisë e një popullatës njerëzore. Deja vu e ndërlidhin edhe me profetizmin, parashikimin dhe me kujtimet nga jeta e kaluam.

ثndrra si burim i deja vu-së

A ju ka ndodh ndonjëherë në situatë që do të dini se çfarë do të ndodhin? Kur kini arrit në një vend për herën e parë, juve ju duket se gjithçka është e njohur, kjo është ajo fuqia e ëndrrave?
Disa mendojnë se deja vu nuk është asgjë tjetër përveç kujtimet nga bota e ëndrrave. Zakonisht nuk i kujtojmë shumicën e ëndrrave, vetëm na mesin në kujtesë disa detaje të vogla. Këto detaje mund të ruhen në kujtesën e njeriut dhe i shmanget kujtesës aftat shkurtër. Në këtë mënyrë ndoshta mund të shpjegohet fenomeni deja vu , kujtesa nga ëndrrat që i kemi parë më herët me ato elementet që na kujtohen në momentin e zgjuarit nga gjumi.
 
eshte vertet e habitshme ''fenomeni i deja vu'' !! mua me ka ndodh shume here kjo gje dhe me vjen cudi sepse eshte e vetmja gje qe eshte e veshtir te shpjegohet saktesisht se c'fare eshte.
 
Deja-vu! Si mendoni për këtë fenomen?

Ju ka ndodhur ndonjëherë të keni një Deja-vu?(
(tju duket sikur e keni përjetuar herë tjetër një situatë, ose e keni dëgjuar një fjali etj të tilla)
Mua më ka ndodhur, e më ndodh jo rrallë, kohët e fundit më pak, por përsëri egziston kjo gjë.


Kush është shpjegimi?

Mos ndoshta ajo që nga lindja, ndodh që ne shohim jetën tonë në një fraksion sekonde?
E atëherë kur këto përsëritje (deja-vu) ndodhin është sepse mëndja jonë kthehet në kohë kur kemi pasur atë vizion, sapo të lindur?

Apo është shpjegimi shkencor, i cili thotë se truri ynë ka bllokime dhe atëherë na jep atë ndjenjën sikur e kemi përjetuar këtë çast.?!???


Ju si mendoni???
 
Redaktimi i fundit:
me ka ndodhur shpesh kjo gje..ka qe e shpjegojne me perjetimin e jeteve te meparshme,pra sikur perjetojme caste qe i kemi kaluar ne nje jete tjeter,por nese do ishte ky hspjegimi duhet te beson ne teorine se ka me shume se nje jete..
ne fakt sdi cte them rreth kesaj..kur me ndodh sdi si ta shpjegoj,por jame sigurt qe ajo gje esht dicka e perjetuar......ndoshta ka te beje e ate shpjegimin shkencor.:konfuz:
 
i kam perjetuar ato gjera
dhe mendoj se truri i njeriut eshte gjeja me e mistershme
mbase ka dimension te 3
mah ku i dihet :)
 
Info mbi Dezha Vu

Deja vu është një shprehje franceze që do të thotë “e parë më parë”, duke iu referuar një ndjesie të veçantë, të çuditshme, të qartë dhe të mistershme njëkohësisht, sikur një skenë apo rrethanë e caktuar duket e përjetuar më parë. Deja vu-ja është përkufizuar si “të kujtosh të ardhmen”. Përvoja e “mëparshme” shpeshherë i atribuohet një ëndrre, megjithëse në disa raste është një ndjenjë e fortë se kjo situatë ka ndodhur me të vërtetë në të kaluarën. Disa ia atribuojnë deja vu-në përvojave psikike ose sekuenca të pakërkuara të jetëve të mëparshme. Përvoja e deja vu-së duket se është shumë e përhapur. Në studime formale rreth 70% e njerëzve kanë raportuar se kanë përjetuar të paktën një herë (kjo përqindje i përket grup moshës nga 15-25, kur mendja është ende subjektive për të vënë re ndryshimet në mjedisin rrethues). Referenca të përvojave të deja vu-së gjithashtu janë gjetur në literatura të kaluara, duke dëshmuar se nuk është fenomen i ri.
Një person mund të dijë rrugën apo peizazhin e një qyteti që nuk e ka vizituar më parë, duke u habitur në të njëjtën kohë se si ka mundësi të ndodhë. Disa sugjerojnë se leximi i një rrëfimi të detajuar të një vendi mund të përfundojë në këtë ndjesi, kur më vonë ky vend vizitohet. Shpjegimi më i zakonshëm nuk e sheh deja vu-në si akt i njohjeve paraprake apo profecisë, por një anomali e kujtesës. Një tjetër teori e shpjeguar është ajo e vegimeve. Ashtu si sugjeron teoria, një sy mund ta regjistrojë atë që sheh një fraksion sekonde më shpejt se tjetri, duke krijuar atë ndjesi të fortë kujtese mbi të njëjtën skenë e parë në të mijtën e sekondës më vonë nga syri tjetër. Megjithatë edhe kjo dështon në shpjegimin e fenomenit kur janë të përfshirë edhe informacione të tjerë ndijorë, si pjesa dëgjimore dhe veçanërisht pjesa digjitale. Një lidhje reciproke klinike është gjetur mes përvojës së deja vu-së dhe çrregullimeve, si skizofrenia apo ankthi, dhe se përvoja ka gjasa të rritet me subjektet që janë në këto kushte. Ky korrelacion i ka çuar disa kërkues për të spekuluar se përvoja e deja vu-së është anomali neurologjike e lidhur me shkarkimet e tepërta elektrike në tru. Bashkë me intuitën, kërkimet në psikologjinë njerëzore mund të ofrojnë më shumë shpjegime natyraliste, por përfundimisht shkaku dhe natyra e vetë fenomenit mbeten mister.
 
Info mbi Dezha Vu

Deja vu është një shprehje franceze që do të thotë “e parë më parë”, duke iu referuar një ndjesie të veçantë, të çuditshme, të qartë dhe të mistershme njëkohësisht, sikur një skenë apo rrethanë e caktuar duket e përjetuar më parë. Deja vu-ja është përkufizuar si “të kujtosh të ardhmen”. Përvoja e “mëparshme” shpeshherë i atribuohet një ëndrre, megjithëse në disa raste është një ndjenjë e fortë se kjo situatë ka ndodhur me të vërtetë në të kaluarën. Disa ia atribuojnë deja vu-në përvojave psikike ose sekuenca të pakërkuara të jetëve të mëparshme. Përvoja e deja vu-së duket se është shumë e përhapur. Në studime formale rreth 70% e njerëzve kanë raportuar se kanë përjetuar të paktën një herë (kjo përqindje i përket grup moshës nga 15-25, kur mendja është ende subjektive për të vënë re ndryshimet në mjedisin rrethues). Referenca të përvojave të deja vu-së gjithashtu janë gjetur në literatura të kaluara, duke dëshmuar se nuk është fenomen i ri.
Një person mund të dijë rrugën apo peizazhin e një qyteti që nuk e ka vizituar më parë, duke u habitur në të njëjtën kohë se si ka mundësi të ndodhë. Disa sugjerojnë se leximi i një rrëfimi të detajuar të një vendi mund të përfundojë në këtë ndjesi, kur më vonë ky vend vizitohet. Shpjegimi më i zakonshëm nuk e sheh deja vu-në si akt i njohjeve paraprake apo profecisë, por një anomali e kujtesës. Një tjetër teori e shpjeguar është ajo e vegimeve. Ashtu si sugjeron teoria, një sy mund ta regjistrojë atë që sheh një fraksion sekonde më shpejt se tjetri, duke krijuar atë ndjesi të fortë kujtese mbi të njëjtën skenë e parë në të mijtën e sekondës më vonë nga syri tjetër. Megjithatë edhe kjo dështon në shpjegimin e fenomenit kur janë të përfshirë edhe informacione të tjerë ndijorë, si pjesa dëgjimore dhe veçanërisht pjesa digjitale. Një lidhje reciproke klinike është gjetur mes përvojës së deja vu-së dhe çrregullimeve, si skizofrenia apo ankthi, dhe se përvoja ka gjasa të rritet me subjektet që janë në këto kushte. Ky korrelacion i ka çuar disa kërkues për të spekuluar se përvoja e deja vu-së është anomali neurologjike e lidhur me shkarkimet e tepërta elektrike në tru. Bashkë me intuitën, kërkimet në psikologjinë njerëzore mund të ofrojnë më shumë shpjegime natyraliste, por përfundimisht shkaku dhe natyra e vetë fenomenit mbeten mister.

ata qe shikojne filxhane jane daje-vu atehere hallall
 
deja-vu cdo te thote shqipe

E kam thene edhe shqip eshte ajo me kllapa :D

kjo dmth.(tju duket sikur e keni përjetuar herë tjetër një situatë, ose e keni dëgjuar një fjali etj të tilla)

Pra tju duket sikur kete fragment situate e keni te njohur e tju duket sikur eshte e perseritur.
 
Shpesh here me ndodh,por asnjehere nuk jam ndalur te mendoj pse-ne...Mbase do jete ajo qe ke thene ti bella.
 
si ithone ne shqip kesaj
p.s sa i prapambetur jam

Po te lexosh pak me lart do e kuptosh :D..e kam shpjeguar edhe shqip.
Nuk eshte prapambejte jo, mos dija e kesaj nuk perben gje te tille :)
 
Bella,une te them te drejten dija qe ishte tjeter gje Deja vu...Ketu ne FV e mesova domethenjen e vertete.
 
Bella,une te them te drejten dija qe ishte tjeter gje Deja vu...Ketu ne FV e mesova domethenjen e vertete.

Si e dije?:kercim:
 
une kujtoja se deja-vu eshte emisioni te klani
bianca edhe ti kujtove ate qe kujtova une besoj
cna bere ti bella me kete teme aman
 
shume injorant ka ky forum . (nga pergjigjet me lart )lool

ne lidhje me deja-vu te gjithe e perjetojne te pakten 1 here ne jete . Po marr me minimalen . Po shume pak "ndalen" dhe te mendojne qe cfare ishte ajo qe u ndodhi apo perjetuan per disa seconda.

Me ka ndodhur disa here . Nje dicka qe kam bere/pare/perjetuar .. me ka dhene ate ndjesine qe diku/dikur e kam perjetuar te njejten gje dhe me pare . Po eshte vetem nje imazh/ide/cast ne trurin tone .. e fshehur diku ne erresirat pa mbarim qelizore qe per nje cast fap rizgjohet dhe te jep ate feeling .. qe njehere e nje kohe .. eh nuk eshte vecse nje deja- vu . :p
 
Edhe une e kam perjetuar nje gje te tille shpesh here..:)
Nuk mendoj qe vjen si pasoje e jeteve te tjera apo gjera te tilla...
Per mendimin tim kujtimet jane shume te lidhura me shume gjera si nje shije, nje ngjyre, nje arome, nje veprim i perseritur..e kshu me rralle dhe ndoshta perjetimi i nje momenti Déjà vu (qe nga frengjishtja i bie e pare me pare, apo e pare tashme) ndoshta vjen nga ngacmimet qe mund te cojne ne tru receptoret duke bere qe te na kujtohen gjera qe si kemi jetuar si te tilla por qe kane nje lidhje(dicka te perbashket) me ate qe po jetojme..

Pra me thjeshte, ndodh nje lloj qarku i shkurter midis kujtimeve dhe realitetit, qe na ngaterron gjithcka.. :)
 
I ndodh çdo njeriu. Ndoshta nuk duhet të përzihet feja në këtë temë por sipas fesë Islame shpirtërat takohen edhe para se të "zbresin" në tokë dmth ka mundësi që ta takosh shembull një person që kurrë në jetë nuk e ke parë por që menjëherë të ndjesh dashuri dhe afërsi me atë person.
 
po nuk ka te beje me fall,apo parashikime..eshte dicka vetja qe mendon se te ka ndodhur me pare..ska pune fati ne filxhan ketu!

Ne fakt me parashikime ,mund te kete lidhje.Nqs zoter ndervetedijen ,mund te jesh i afte te shikosh,apo ta parashikosh se cndodh.Truri e ka kete aftesi.
Edhe deja vu, mund te kete lidhje me te pandergjegjshmen,sipas mendimit tim .
Them se shpjegimet e tjera ,ne lidhje me jete te tjera qe kemi jetuar nuk qendrojne.
 
Nuk me ka ndodhur te ballafaqohem me fenomenin Deja-Vu! Te gjitha gjerat i shih vetem nje here ne formen dhe gjedjen e caktuar
 
Deja-vu?

pershendetje miq ne FV!
E keni ndjer ndonjehere veten sikur dicka qe po beni ka ndodhur dikur po thjesht ju kujtohet si vegim ose siu kujtohet mire???
si ka mundesi kjo gje dhe a ka nje shkence apo nje gje te tille qe e percakton me emer?
jepni mendimet tuaja ,nje arsyetim dhe ndonje shembull konkret ne lidhje me temen.
 
E keni ndjer ndonjehere veten sikur dicka qe po beni ka ndodhur dikur po thjesht ju kujtohet si vegim ose siu kujtohet mire???
si ka mundesi kjo gje dhe a ka nje shkence apo nje gje te tille qe e percakton me emer?
jepni mendimet tuaja ,nje arsyetim dhe ndonje shembull konkret ne lidhje me temen.

Po me ka ndodhur.. edhe jam cuditur shume.. jo nje hre apo nje rast por disa te tila e nuk e di se cfare shpjegimi ka.. NESE DIKUSH ME JEP NJE SHPJEGIM DO TE ISHTE MIRE...

Shembull konkret.. prsh.. duke ecur diku me ka ardhur ne mendje qe kete rruge e kam pas bere apo me dukej sikur e kisha kaluar dicka te tille nje moment nje situate.. dhe me e forta QE E DIJA SE CFARE VINTE PAS SAJ E KJO ME CUDIT ME SHUME E ME LE ME GOJHAPUR...
 
Back
Top