Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Degë të reja në universitetet e Shqipërisë

Nga: Shpresa Mezini

Matura
Lista me aleteranativat e reja do të bëhet publike deri në fund të muajit maj


Specialistët e arsimit pohojnë se ndryshimet që do të pësojë formulari A2 nuk lidhen vetëm me formatin e tij, por edhe me shtimin e disa degëve të reja, të cilat nuk janë bërë ende publike. Kjo për shkak se ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, nuk e ka aprovuar listën e degëve që do të miratohen për t’u përfshirë në formularin e preferencave.

Aktualisht mësohet se këto ndryshime nuk janë konkretizuar, por mendohet se kanë të bëjnë me formatin e këtij formulari, të nevojshëm për të zgjedhur një prej degëve të universiteteve të vendit. Sipas specialistëve, formulari A2 do të riformatohet pasi nga viti në vit shtohen degë të reja studimi dhe këtë vit mund të shtohen edhe disa të tjera, që do të renditen në të.

Zyrtarisht sqarohet se është një listë e gjatë degësh të reja që propozohen nga viti në vit për t’i dhënë mundësi maturantëve të përzgjedhin të preferuarën e tyre mes një sërë degësh.

Mësohet se propozimet më të mëdha në numër janë bërë kryesisht nga universitetet e qyteteve si Shkodra, Elbasani dhe Vlora, duke mos lënë pa përmendur edhe atë të Tiranës, ku për çdo vit fluksi i kandidatëve është tejet i lartë. Propozimi i degëve të reja në universitetet e Shqipërisë, sipas specialistëve të arsimit, bëhet me qëllim shpërndarjen gjeografike të degëve të studimit.

Zyrtarisht thuhet se, testi i provimeve të Maturës Shtetërore 2011 do të ketë 25 pyetje, 13 me alternativa dhe 12 me zhvillim, ndërkohë që secila përgjigje do të vlerësohet me një pikë.

Një tjetër risi që vlen të theksohet, sipas përfaqësuesve zyrtarë të MASH-it, është edhe vlerësimi i maturantëve gjatë 4 apo 5 viteve të shkollës së mesme, i cili nuk do të bëhet më nëpërmjet testimeve semestrale, por vjetore.

Për herë të parë, këtë vit maturantët do të pajisen me diplomë dhe jo me dëftesë pjekurie dhe sqarohet se ajo nuk do të shpërndahet më nga drejtoritë e shkollave, por nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. Ndryshimeve të maturës shtetërore i shtohet edhe një tjetër. Specialistët kanë pohuar gjithashtu se do të ndryshojë edhe kohëzgjatja e zhvillimit të testeve të Maturës Shtetërore. Pas miratimit të propozimit nga ministri i Arsimit, do të ketë një ndryshim në afatin e përcaktuar për zhvillimin e provimeve të detyruara, njëri prej të cilëve, ndonëse ishte parashikuar të zgjaste vetëm një orë e gjysmë, tani do të jetë dy orë e gjysmë, pra një orë më shumë. Nga ana tjetër, Vejsiu sqaroi se nuk do të ketë asnjë ndryshim në kohëzgjatjen e provimeve me zgjedhje, për të cilat është në fuqi një nga pikat e rregullores 2011-2012, e hartuar pak muaj më parë. Sipas tij, për zhvillimin e njërit prej këtyre provimeve me zgjedhjeve maturantët do të kenë në dispozicion tre orë e gjysmë, për të cilat së fundmi është menduar që të jenë të detyruara për të gjithë, në të kundërt ata nuk do të mund të pajisen me diplomën e re të pjekurisë, që do të lëshohet nga MASH-i për herë të parë këtë vit shkollor.
 
Pe: Degë të reja në universitetet e Shqipërisë

Kto me pelqejne
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back