De Biazi: Fitojmë me shpirt, jo për premio

cent

...Lontano
Trajneri i kombëtare kuqezi, Xhani De Biazi nuk e cilëson vendimtare për “Brazil 2014” ndeshjen me Norvegjinë që do të luhet në “Qemal Stafa” më 9 qershor.
timthumb.php

De Biazi do të luajë me mungesa ndaj nordikëve ku veçohet mungesa e Canës, Lilës dhe Roshit. Por italiani kërkon nga lojtarët që do të zbresin në fushë të japin 110% nga mundësitë e tyre.

Edhe pse për kombëtaren është premtuar premio në rast të një rezultati pozitivi, De Biazi shprehet se, “nuk besoj se paraja do të ndikojë te skuadra për të triumfuar, por mendoj se do të jetë vetëm shpirti i lojtarëve që do të japin në fushë.”

Shtatë qershori është pranë, tifozët shpresojnë për më të mirën?

Rruga që kemi përshkuar deri më tani ka qenë shumë e mirë. Shpresojmë që ta vazhdojmë këtë rruge edhe ndaj Norvegjisë. Kemi një favor, pikërisht skuadrat që kemi lënë pas, të cilat janë të shkëputur me pikë.

Cila ka qenë skuadra më e rrezikshme përveç Zvicrës?

Mendoj se te gjitha skuadrat kanë qenë të vështira. Unë do të veçoja Slloveninë, ku edhe pse fituam, hasëm shumë vështirësi. Kundërshtar i vështirë është dhe Qipro, për të mos folur për Islandën, e cila ka pikë të barabarta me skuadrën tonë. Zvicra mbetet kundërshtari më i vështirë i grupit, ekipi për t’u mundur.

Ne kemi ëndërruar gjithnjë në momente të veçanta porsa i përket kualifikueseve, por në shumicën e rasteve ato kanë mbetur thjesht ëndrra?

Hapat duhet të hidhen një e nga një. Duhet ndryshuar mentaliteti, ku pritshmëritë të bazohen te mundësitë që ka skuadra. Deri tani kemi bërë një punë të mirë, por nuk mjafton. Kjo ndeshje nuk është përcaktuese, por është shumë e rëndësishme.

Në këtë sfidë mungojnë Cana, Lila dhe Roshi. Keni menduar për zëvendësimin e tyre?

Normalisht kur përpilohet lista e lojtarëve merren parasysh dhe mungesat në skuadër. Kjo do të thotë se unë jam munduar që të ofroj futbollistët e duhur për të zëvendësuar mungesat. Lojtarët do të japin 110%. Shpresoj që lojtarët të japin maksimumin në këtë sfidë delikate për skuadrën tonë.

Gjithsesi e theksoj se kjo sfidë nuk është përcaktuese për fatet e skuadrës në grupin eliminator. ثshtë një ndeshje shumë e vështirë. Kundërshtari do të vijë më i motivuar në Tiranë në krahasim me ndeshjen e zhvilluar në Oslo. Duhet të sillemi si luanë kundrejt kundërshtarit, i cili do të kërkojë maksimumin në Tiranë.

Kemi mungesa të rëndësishme edhe në mesfushë?

Do ti përpiqemi që ti zëvendësojmë me lojtarët e thirrur, të cilët besoj se do të japin më të mirë ne tyre në këtë rol.



Keni thirrur shumë emra të rinj, a do jenë ata të gatshëm që të luajnë në formacionin bazë?

Të gjithë ata që janë thirrur kanë mundësi për të luajtur në formacionin e parë. Për këtë janë thirrur të gjithë lojtarët.

Për fitoren ndaj nordikëve do të ketë premio, kjo mund të ndikojë pozitivisht apo?

Nuk besoj se paraja do të ndikojë te skuadra për të triumfuar, por mendoj se do të jetë vetëm shpirti i lojtarëve që do të japin në fushë. Kjo besoj se do të ndikojë me shumë se ana financiare.

Nëse fitojmë më 7qershor, kemi bërë një hap përpara?

Do kemi bërë një hap përpara, por mund të jetë dhe e kundërta. Kështu që duhet të shkojmë hap pas hapi në rrugën tonë.
/P.Sport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top