Davutoglu kërcenon regjimin Sirian

Kresha

A pretty face can never trick me
Davutoglu e paralajmëroi presidentin sirian se kjo është fjala e fundit e Turqisë.

Ministri i jashtëm turk, Ahmed Davutoglu i kërkoi regjimit sirian tu japë fund operacioneve ushtarake kundër civilëve, pa asnjë kusht. Ai e paralajmëroi presidentin sirian se kjo është fjala e fundit e Turqisë.

Gjatë një konference për shtyp, Davutoglu ka përdorur një gjuhë shumë të ashpër lidhur me çështjen siriane. Ndër të tjera ai tha:”Këto janë fjalët tona të fundit që ia adresojmë autoriteteve siriane. Gjëja e parë që presim prej tyre, është të ndërpresin operacionet ushtarake menjëherë dhe pa asnjë kusht. Nëse këto operacione nuk ndërpriten, atëherë s’kemi asgjë për të thënë lidhur me hapat që do të ndiqen.” Ai tha se operacionet ushtarake kundër civilëve janë shpeshtuar që nga dita e enjte. /AO/
 
Back
Top