Davutoglu i kërkon Shkupit ndërtimin e xhamive

Kresha

A pretty face can never trick me
Ministri i jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, i kërkon Shkupit ruajtjen e tempujve fetare dhe kulturore të fesë Islame, të ngritura gjatë periudhës otomane dhe më vonë.

Shkup - I ashtuquajturi "i forti" i diplomacisë turke, ministri i Jashtëm, Ahmet Davutoglu përveç marrëdhënieve diplomatike me Maqedoninë, në qendër të vizitës së tij ka pasur ruajtjen e tempujve fetar dhe kulturor të fesë Islame, të ngritura gjatë periudhës otomane dhe më vonë.

Xhamia e Prilepit, Manastirit dhe Burmali Xhamia kanë qenë në qendër të vëmendjes së shefit të diplomacisë turke, i cili ka kërkuar rikonstruimin dhe ndërtimin, duke pasur parasysh origjinalitetin e tyre.

"Ne jemi këtu që t´i mbështesim të gjitha përpjekjet e Republikës së Maqedonisë për rikonstruksionin adekuat të të gjitha këtyre veprave kulturore që janë nga periudha otomane. Shpresojmë se të gjithë këto çështje, siç është edhe xhamia në Prilep, apo në Manastir janë tema të ngjashme. Maqedonia ka gjetur një zgjidhje adekuate në përputhshmëri me karakterin e saj multi-etnik.

Zgjidhja më adekuate është që këto objekte të jenë të rikonstruktuara në pajtueshmëri me origjinalitetin e tyre dhe në këtë mënyrë mendojmë se Maqedonia do të jepte shembullin më të mirë për raportin tolerantë ndaj të gjitha këtyre bashkësive në botë", ka porositur Davutoglu, i cili të njëjtin shqetësim e ka shprehur edhe me kryeministrin Nikolla Gruevski, me besimtarët mysliman dhe krerët e partive politike, të cilët kanë kërkuar ndihmën turke për këto tempuj fetar, që kanë tensionuar situatën ndërfetare dhe ndëretnike. (ina/start)
 
Back
Top