Davutoglu e pranon, Turqia ka pasur 28 kryeministra me origjinë shqiptare

Davutoglu e pranon, Turqia ka pasur 28 kryeministra me origjinë shqiptare
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, përveç se pranoi se Perandoria Osmane ka pasur 28 kryeministra me origjinë shqiptare, gjithashtu pranoi se se autori i himnit turk, Mehmet Akifi dhe autori i fjalorit të parë turk, Sami Frashëri ishin shqiptarë.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka deklaruar se Perandoria Osmane ka pasur 28 kryeministra me origjinë shqiptare dhe dhjetëra shqiptarë në funksione ministrash.
Davutoglu gjithashtu pranon se autori i himnit turk, Mehmet Akifi dhe autori i fjalorit të parë turk, Sami Frashëri, janë me origjinë shqiptare. Këtë gjë ai e ka shprehur në një intervistë për revistën “Shenja”, ku ministri ai i cilësoi marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërinë, “si mburrje”.
"Populli shqiptar ka dhënë kontribute shumë të rëndësishme në jetën administrative, kulturore dhe sociale turko-osmane. Në historinë tonë të përbashkët kanë lënë gjurmë qeveritarë, ushtarakë, njerëz të letrave, intelektualë dhe artistë shumë të vyer me origjinë shqiptare. Në Perandorinë Osmane ka pasur 28 sadrezamë (kryeministra) dhe 36 vezirë (ministra) me origjinë shqiptare. Mehmet Akifi, autori i himnit tonë kombëtar, si dhe Sami Frashëri, autori i fjalorit të parë turk, që në të njëjtën kohë konsiderohet një nga njerëzit më të shquar të letrave në Shqipëri, janë të dy me origjinë shqiptare", tha Davutoglu.
Kreu i diplomacisë turke theksoi se “midis Turqisë dhe Shqipërisë ekziston një miqësi e fuqishme, rrënjët e të cilës shtrihen në thellësitë e historisë e përbashkët.
“Kjo lidhje midis popujve tanë na jep edhe përgjegjësinë për ta zhvilluar në çdo fushë solidaritetin dhe bashkëpunimin midis Turqisë dhe Shqipërisë. Marrëdhëniet tona dypalëshe po zhvillohen në çdo fushë duke nisur nga fusha politike, ekonomike, ushtarake, kulturore dhe ajo arsimore, në përshtatje me miqësinë historike dhe unitetin kulturor midis popujve tanë”, tha Davutoglu.
Ai ka sqaruar se prania gjithnjë e më e madhe e Turqisë në rajonin e Ballkanit nuk ka të bëjë me ndonjë strategji të veçantë, por është e lidhur me zhvillimin ekonomik të këtij vendi. “Zhvillimi i fuqisë ekonomike dhe politike të Turqisë, e cila është dhe ekonomia e gjashtëmbëdhjetë më e madhe e botës dhe ekonomia e gjashtë më e madhe e Evropës, po i rrit aftësitë e saj globale dhe po i mundëson vendit tonë që t’i shpjerë përpara marrëdhëniet e saj politike, ekonomike, kulturore dhe humane me të gjithë botën. Prandaj, veprimtaria në rritje e Turqisë nuk është një zhvillim specifik vetëm për Ballkanin”, thotë ai.
Ministri i Jashtëm turk nga ana tjetër pranon se “Ballkani konsiderohet për ne një rajon primar” për shkak të “lidhjeve të ngushta gjeografike, historike dhe kulturore”./Shekulli/
 
Titulli: Davutoglu e pranon, Turqia ka pasur 28 kryeministra me origjinë shqiptare

Meq qenkan me kaq rendesi shqipet atje si su kujtua tu hap se paku nje shkolle shqipe sa per te mos harru gjuhen????
 
Titulli: Davutoglu e pranon, Turqia ka pasur 28 kryeministra me origjinë shqiptare

Vazhdimi zbulimeve e "fijeve" te gjakut shqiptar gjithandej...
 
Titulli: Davutoglu e pranon, Turqia ka pasur 28 kryeministra me origjinë shqiptare

Meq qenkan me kaq rendesi shqipet atje si su kujtua tu hap se paku nje shkolle shqipe sa per te mos harru gjuhen????

Di gje kan kerkuar ndonjehere qeveritaret tan apo shqiptaret atje !?
 
Titulli: Davutoglu e pranon, Turqia ka pasur 28 kryeministra me origjinë shqiptare

Di gje kan kerkuar ndonjehere qeveritaret tan apo shqiptaret atje !?

Pse u dashka me kerku apo nuk eshte shtet demokratik qe respekton te drejtat e njerezve Turqia???????

As ne Zvicerr, Gjermani dhe vendet tjera normale nuk ka kerkuar kush por e kan te zhvilluar mesimin ndihmes te gjuhes amtare.
Duhet tua mundesosh njerezve me ligjin e arsimit te drejtat ashtu siq ua kemi mundesuar ne Turve ketu.
 
Titulli: Davutoglu e pranon, Turqia ka pasur 28 kryeministra me origjinë shqiptare

Pse u dashka me kerku apo nuk eshte shtet demokratik qe respekton te drejtat e njerezve Turqia???????

As ne Zvicerr, Gjermani dhe vendet tjera normale nuk ka kerkuar kush por e kan te zhvilluar mesimin ndihmes te gjuhes amtare.
Duhet tua mundesosh njerezve me ligjin e arsimit te drejtat ashtu siq ua kemi mundesuar ne Turve ketu.

Gjdo gje behet me kerkes , edhe ne gjermani e zvicerr jan bere me kerkes nuk te bejen askund ne bote pa kerkes pra e kerkon i puneson mesuesit shqiptare edhe kaq.
Sepse nuk ke klas ose ore te veqant vetem shqip por qe jan te caktuara me nje koh 2-3 here ne javt biles shumica e qyteteve munden mos me i pas hiq por sic te thash me kerkes te prindeve shkolla ja mundeson e jo qysh po thu ti qe i kan caktu ata me ligje a qa po di une.
Bile ne disa qytete qe i di une ne vende si zvicrra apo gjermania e suedi etj prinderit i paguajn ata mesues.
 
Titulli: Davutoglu e pranon, Turqia ka pasur 28 kryeministra me origjinë shqiptare

Ado, mesoje njehere e perfundimisht gjonat nuk jane qysh ta merr mendja. Turki do zor kan thane plakat dhe Turki duhet me shkru ne ligj: pakicat kombetare kane te drejten e mesimit ne gjuhen e tyre amtare. Po se bene turku jo edhe pse ti e don shume. Se bon se ka telashe me kurdin se ka ca miliona aty por edhe si ha bytha fort per shqipet. Tung e ki.
 
Ndoshta nuk jan qysh ma merr mendja mu , por nuk mendoj qe jan edhe ashtu qysh mendon ti !
sme intereson qka kan than pleqt sepse 80 % e pleqve jon kon injoranta analfabeta qe as emrin e vet nuk kan dit me shkru edhe shum here shum familje i kan shti nkonflikte me fjalt e tyre !
Se a i ha bytha per shqiptaret ajo po shihet sot :D e u pa edhe ne te kaluaren kur ka desht me hi ne luft me grekun , kur greku ne 97ten deshti ta marr jugun e shqiperis :D Tung paq :D
 
Titulli: Davutoglu e pranon, Turqia ka pasur 28 kryeministra me origjinë shqiptare

as muslimanet qe nuk e dine pse jane,,, nuk e dine qe perandoria osmane ka qen nje rrevulocion kunder kryeministrit te saj,,
 
Titulli: Davutoglu e pranon, Turqia ka pasur 28 kryeministra me origjinë shqiptare

Se a i ha bytha per shqiptaret ajo po shihet sot :D e u pa edhe ne te kaluaren kur ka desht me hi ne luft me grekun , kur greku ne 97ten deshti ta marr jugun e shqiperis :D Tung paq :D

Kete punen e perralles m,e mbret tregoja dikujt tjeter. Me vjen keq qe shef andrra me sy qel. Nese e din cka eshte harta, futu ne google, dhe shiko se ku e ka kufirin greku. Mu te hundet e pllazhit turk duke ja marre gjithe ishujt. Meq qenka aq e zonja le ta shliron detin e saj! Tung, tung
 
Titulli: Davutoglu e pranon, Turqia ka pasur 28 kryeministra me origjinë shqiptare

hajt mo ,,,do na mbuloje raca e verdhe ,,,cka jane turqit para Kinezeve!!!!!!
 
Titulli: Davutoglu e pranon, Turqia ka pasur 28 kryeministra me origjinë shqiptare

Kete punen e perralles m,e mbret tregoja dikujt tjeter. Me vjen keq qe shef andrra me sy qel. Nese e din cka eshte harta, futu ne google, dhe shiko se ku e ka kufirin greku. Mu te hundet e pllazhit turk duke ja marre gjithe ishujt. Meq qenka aq e zonja le ta shliron detin e saj! Tung, tung

seriozisht po me qudit se ja jep vetes si shum i ditur e mos ta dish nje gje te tille qe e din te gjithe !! Ku po jeton ?
 
Back
Top