Daul në Tiranë, jo për krizën

redi-

Anëtar i Respektuar
Kreu i grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane, Joseph Daul, vjen nesër në Shqipëri jo për zgjidhjen e krizës politike, por për të takuar Kryeministrin Sali Berisha, si aleat i tij në grupimin e partive të djathta europiane.

Ka qenë zëdhënësi i zotit Daul, Antoine Ripoll, i cili nga Brukseli ka folur për “Shqip” në lidhje me vizitën e politikanit që mori përsipër të zgjidhë krizën politike shqiptare një muaj më parë, por që nisma e përbashkët me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Europiane, Martin Schulz, dështoi pa u arritur një marrëveshje.

Duke folur nëpërmjet telefonit, zëdhënësi i Daul, Antoine Ripoll, theksoi se, “zoti Daul do të takohet me zotin Berisha dhe me drejtues të tjerë të vendit në kuadër të angazhimeve të tij politike dhe institucionale, dhe jo për nismën e veçantë për krizën politike. Kjo sepse ndërmarrja nuk arriti që të ketë sukses, por ne shpresojmë që kjo marrëveshje të arrihet në të ardhmen”.

“Kur? Nuk jemi ne që mund të flasim këtë, pas një jave, pas një muaji, apo pas një viti. Nuk e dimë, por e rëndësishme është që situata të zgjidhet”, ka shtuar zëdhënësi.

Nga:TCH
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top