Datat kyçe në historinë e integrimeve evropiane

fcbesia

Anëtar i Respektuar


7-11 maj 1948

Kongresi i Hagës: më shumë se njëmijë delegatë nga rreth njëzetë shtete evropiane diskutuan për format e reja të bashkëpunimit në Evropë. Ata u morën vesh për të formuar “Asamblenë Evropiane”.


27-28 janar 1949

Si rezultat i Kongresit të Hagës, u formua Këshilli i Evropës. Selinë do ta ketë në Strazburg. Vitin e njëjtë fillon përpilimi i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që nënshkruhet në Romë në vitin 1950 dhe hyn në fuqi në shtator të vitit 1953. Në ndërkohë, gati të gjitha shtetet evropiane u anëtarësuan në Këshillin e Evropës.


9 maj 1950

Ministri francez i Punëve të Jashtme, Robert Shuman, mban një fjalim të rëndësishëm, duke ofruar propozime të bazuara në idetë e Zhan Monesë. Ai propozon që Franca dhe Republika Federale e Gjermanisë të bashkojnë resurset e veta të thëngjillit dhe çelikut në një organizatë, në të cilën mund të bashkohen shtetet tjera evropiane.Pasi që kjo datë mund të llogaritet si ditëlindja e Unionit Evropian, tani 9 maji festohet çdo vjet si “Dita e Evropës”.

18 prill 1951

Në Paris, gjashtë shtete (Belgjika, Franca, Republika Federale e Gjermansë, Italia, Luksemburgu dhe Holanda) nënshkruajnë traktatin, me të cilin themelohet Bashkësia Evropiane për Thëngjill dhe اelik (ECSC). Hyn në fuqi më 23 korrik, 1952, për periudhë pesëdhjetëvjeçare.

1-2 qershor 1955

Mbledhje në Mesina. Ministrat e punëve të jashtme të të gjashtë shteteve vendosin të zgjërojnë integrimin evropian në të gjitha sferat ekonomike.

25 mars 1957

Në Romë, gjashtë shtetet nënshkruajnë traktatet që themelojnë Bashkësinë Ekonomike Evropiane (BEE) dhe Bashkësinë Evropiane për Energji Atomike (Euratom). Ato hynë në fuqi më 1 janar, 1958.

4 janar 1960

Me insistim të Britanisë së Madhe, Konventa e Stokholmit formon Asociacionin Evropian të Tregëtisë së Lirë (EFTA), të përbërë nga një numër shtetesh evropiane që nuk janë pjesë të BEE.

30 korrik 1962

Promovohet politika e përbashkët bujqësore (CAP).

14 janar 1963

Në një konferencë për gazetarë, Gjenerali De Goll deklaron se Franca do të vejë veto bashkimit të Britanisë së Madhe në Komunitetet Evropiane.

20 korrik 1963

Në Jaunde, nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes BEE dhe 18 shteteve afrikane.

8 prill 1965

Nënshkruhet traktat që bashkon trupat ekzekutive të të tre bashkësive dhe krijon këshill dhe komision unik. Hyn në fuqi më 1 korrik, 1967.

29 janar 1966

“Kompromisi i Luksemburgut”. Pas një krize politike, Franca pranon të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit edhe njëherë, si kundërshërbim që rregulli i unanimitetit të mbetet kur do të jenë në pyetje “interesat vitale nacionale”.

1 korrik 1968

Të dhënat doganore për mallrat industriale hiqen plotësisht, 18 muaj para afatit dhe prezentohet Tarifë e Përbashkët e Jashtme.

1-2 dhjetor 1969

Në Samitin e Hagës, liderët politikë të BEE vendosin të vazhdojnë me integrimin evropian.

22 prill 1970

Në Luksemburg nënshkruhet traktati që u lejon Bashkësive Evropiane të financohen vazhdimisht nga “resurset e veta” dhe t’i jepen ingerenca më të mëdha Parlamentit Evropian.

22 janar 1972

Në Bruksel nënshkruhen traktatet për pranim në Bashkësitë Evropiane me Danimarkën, Irlandën, Norvegjinë dhe Britaninë e Madhe.

24 prill 1972

Gjashtë shtetet anëtare të BEE vendosin që kurset e këmbimit mes valutave të tyre nuk duhet të lejohen që të lëvizin më shumë se 2.25%. Ky sistem njihet si “gjarpëri”.

1 janar 1973

Danimarka, Irlanda dhe Britania e Madhe u bashkohen me Komunitetet Evropiane; tani ka nëntë shtete anëtare. Pas një referendumi në të cilin shumica e qytetarëve votuan kundër anëtarësisë, Norvegjia mbetet jashtë bashkësive.

9-10 dhjetor 1974

Në Samitin e Parisit, liderët politikë të nëntë shteteve anëtare vendosin të takohen tre herë në vjet, ngjashëm si Këshilli Evropian. Ato poashtu japin leje për zgjedhje direkte për Parlamentin Evropian dhe vendosin të formojnë
Fondin Evropian për Zhvillim Rajonal.

28 shkurt 1975

Në Lomé, nënshkruhet konventa (Lomé I) mes BEE dhe 46 shteteve të Afrikës, Karibeve dhe Pacifikut (ACP).

22 korrik 1975

Nënshkruhet traktat që i jep Parlamentit Evropian ingerenca më të mëdha mbi buxhetin dhe me të cilin themelohet Gjykata Evropiane e Revizorëve. Hyn në fuqi më 1 korrik, 1977.

6-7 korrik 1978

Në Samitin e Bremenit, Franca dhe Gjermania (Republika Federale) propozojnë rifillimin e bashkëpunimit monetar, duke formuar Sistemin Monetar Evropian (EMS), që do ta zëvendësojë “gjarpërin”. SME fillon me punë më 13 mars, 1979.

28 maj 1979

Bashkësitë Evropiane nënshkruajnë traktat pranimi me Greqinë.

7 dhe 10 qershor Zgjedhjet e para direkte për 410 vende në Parlamentin Evropian.

1 janar 1981

Greqia i bashkohet Komuniteteve Evropiane, duke rritur numrin e shteteve anëtare në dhjetë.

28 shkurt 1984

Aprovohet programi “Esprit” – që ka për qëllim nxitjen e hulumtimeve dhe zhvillim në fushën e teknologjisë informative.

14 dhe 17 qershor

Zgjedhjet e dyta direkte për Parlamentin Evropian.

7 janar 1985

Zhak Delor emërohet Kryetar i Komisionit

12 qershor(1985-1995).

Bashkësitë Evropiane nënshkruajnë traktate pranimi me Spanjën dhe Portugalinë. 2-4 dhjetor Në Këshillin Evropian në Luksemburg liderët e
10 shteteve anëtare pajtohen që të revidojnë Traktatin e Romës dhe të vazhdojnë me integrimin evropian përmes “Aktit Unik Evropian”. Kjo shtron rrugën për krijim të tregut unik deri në vitin 1993.

1 janar 1986

Spanja dhe Portugalia anëtarësohen në Komunitetet Evropiane; tani ka dymbëdhjetë anëtarë.

17 dhe 28 shkurt

Në Luksemburg dhe në Hagë nënshkruhet Akti Unik Evropian. Hyn në fuqi më 1 korrik, 1987.
 

15 qershor 1987

Fillim i programit “Erasmus”, i formuar për t’i ndihmuar të rinjtë evropianë të studiojnë jashtë, në shtete tjera evropiane.

15 dhe 18 qershor 1989

Zgjedhjet e treta direkte për Parlamentin Evropian.

9 nëntor

Hapet Muri i Berlinit.

9 dhjetor

Në Strazburg, Këshilli Evropian vendos të organizojë një konferencë ndërqeveritare për të vazhduar përpara me formimin e unionit ekonomik dhe monetar (EMU), si dhe me formimin e unionit politik.

19 qershor 1990

Nënshkruhet Marrëveshja e Shengenit, që ka për qëllim t’i heqë kontrollat në kufijtë mes shteteve anëtare të Komuniteteve Evropiane.

3 tetor

Ribashkohet Gjermania.

14 dhjetor

Në Romë, fillim i konferencës për EMU dhe unionin politik.

9-10 dhjetor 1991

Këshilli Evropian i Mastrihtit aprovon Traktatin për Unionin Evropian. Vendos themelet për politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, bashkëpunim më të afërt në sferën e drejtësisë dhe çështjeve të brendshme, si dhe diskuton krijimin e unionit ekonomik dhe monetar, përfshirë valutën unike. Bashkëpunimi ndërqeveritar në këto fusha, që i shtohet sistemit ekzistues të Bashkësisë, formon Unionin Evropian (UE). BEE riemërohet në “Bashkësi
Evropiane” (BE).

7 shkurt 1992


Në Mastriht nënshkruhet Traktati i Unionit Evropian.
Hyn në fuqi më 1 nëntor, 1993.

1 janar 1993

Formohet Tregu Unik.

9 dhe 12 qershor 1994

Zgjedhjet e katërta direkte për Parlamentin Evropian.

24-25 qershor

Në takimin e Këshillit Evropian që u mbajt në ishullin Korfuz, UE nënshkruan traktate pranimi me Austrinë, Finlandën, Norvegjinë dhe Suedinë.

1 janar 1995

Austria, Finlanda dhe Suedia i bashkohen UE, që tani ka 15 anëtarë. Pas një referendumi ku shumica e qytetarëve votuan kundër anëtarësisë, Norvegjia përsëri mbetet jashtë.

23 janar

Fillon me punë Komisioni i ri Evropian (1995- 1999); Kryetar është Zhak Santer.

27-28 nëntor

Konferenca Euro-Mediterane në Barcelonë vendos partneritet mes UE dhe shteteve në bregun jugor të Mediteranit.

16-17 qershor 1997

Këshilli Evropian i Amsterdamit miraton një traktat që i jep Unionit Evropian ingerenca dhe përgjegjësi të reja.

2 tetor

Nënshkruhet Traktati i Amsterdamit. Hyn në fuqi më 1 maj, 1999.

30 mars 1998

Fillon procesi i pranimit për shtetet e reja kandidate. Në këtë proces do të përfshihen Qiproja, Malta dhe dhjetë shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore.

3 maj

Këshilli Evropian në Bruksel vendos që 11 shtetet anëtare të UE (Austria, Belgjika, Finlanda, Franca, Gjermania, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Portugalia dhe Spanja) plotësojnë kriteriumet për ta vënë në qarkullim
valutën unike, duke filluar nga 1 janari, 1999. Greqia bashkohet më vonë.

31 dhjetor

Mes valutave që do të zëvendësohen nga euroja vendosen kurse fikse dhe të pandryshueshme këmbimi.

1 janar 1999

Fillim i fazës së tretë të EMU: valutat e 11 shteteve të UE zëvendësohen nga euroja. Valuta unike fillon të qarkullojë në tregjet e parave. Nga ky moment, Banka Qendrore Evropiane (ECB) mban përgjegjësinë për politikën monetare të UE, që definohet dhe implementohet në euro.

24-25 mars

Këshilli Evropian në Berlin përgatit strukturën bazë të buxhetit të UE për periudhën 2000- 2006 në kuadër të kornizës “Agjenda 2000”.

3-4 qershor

Këshilli Evropian në Keln vendos të kërkojë nga Konventa të hartojë Kartën Evropiane të të Drejtave Fundamentale. Anëtarë të Konventës janë kryetarë shtetesh ose përfaqësues të qeverive të UE dhe Kryetari i Komisionit Evropian.
Havier Solana emërohet Përfaqësues i Lartë për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP).

8 dhe 13 qershor

Zgjedhjet e pesta direkte për Parlamentin Evropian.

15 shtator

Komisioni i ri Evropian fillon me punë (1999- 2004); Kryetar emërohet Romano Prodi.

15-16 tetor

Këshilli Evropian në Tampere vendos ta bëjë UE një zonë të lirisë, sigurisë dhe drejtësisë.

10-11 dhjetor

Këshilli Evropian në Helsinki, kryesisht i përkushtuar zgjërimit të UE, oficialisht njeh Turqinë si kandidate për anëtarësi në UE dhe vendos t’i avancojë negociatat me 12 shtetet tjera kandidate.

23-24 mars 2000

Këshilli Evropian në Lisbonë harton strategji për të nxitur punësimin në UE, duke modernizuar ekonominë dhe sforcuar kohezionin social në një Evropë të bazuar në dije.

7-8 dhjetor

Në Nicë Këshilli Evropian arrin marrëveshje për tekstin e traktatit të ri, me të cilin ndërrohet sistemi vendimmarrës i UE, me qëllim që Unioni të jetë i gatshëm për zgjërim. Kryetari i Parlamentit Evropian, Këshilli Evropian dhe
Komisioni Evropian solemnisht shpallin Kartën e UE për të Drejtat Fundamentale.

26 shkurt 2001

Nënshkruhet Traktati i Nicës. Hyn në fuqi më 1 shkurt, 2003.

14-15 dhjetor

Këshilli Evropian në Leken miraton një deklaratë për ardhmërinë e Unionit. Kjo hap rrugën për reformën e madhe të UE dhe për formimin e një konvente që do të hartojë kushtetutën evropiane. Valeri Zhiskar d’Esten emërohet kryesues i Konventës.


1 janar 2002

Populli në shtetet e euro hapësirës fillon të përdorë banknotat dhe monedhat e euros.

31 maj

Të gjitha 15 shtetet anëtare të UE në mënyrë simultane ratifikojnë Protokolin e Kjotos – marrëveshje mbarëbotërore për redukim të ndotjes së ajrit.

21-22 qershor

Këshilli Evropian në Seviljë arrin marrëveshje për politikën e UE për azil dhe emigrim.

13 dhjetor

Këshilli Evropian në Kopenhagë vendos që dhjetë nga shtetet kandidate (Qiproja, Republika اeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia) mund t’i bashkohen UE më 1 maj, 2004. Bullgaria dhe Rumania pritet që t’i bashkangjiten Unionit në vitin 2007. Vendoset që bisedat me Turqinë mund të fillojnë nëse Këshilli Evropian në dhjetor të vitit 2004 vendos se Turqia i plotëson gjitha “kriteriumet e Kopenhagës”, në bazë të
raportit dhe rekomandimeve të Komisionit.

16 prill 2003

Në Athinë UE nënshkruan traktate pranimi me Qipron, Republikën اeke, Estoninë, Hungarinë, Letoninë, Lituaninë, Maltën, Poloninë, Sllovakinë dhe Slloveninë.

10 korrik

Konventa për të Ardhmen e Evropës përfundon punën e saj mbi kushtetutën evropiane.

4 tetor

Fillim i konferencës ndërqeveritare, që do të përpilojë traktat të ri, ku do të përfshihet edhe kushtetuta evropiane.


1 maj 2004

Qiproja, Republika اeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia anëtarësohen në Unionin Evropian.

10 dhe 13 qershor

Zgjedhjet e gjashta direkte për Parlamentin Evropian.

2007


Datë e caktuar nga Këshilli Evropian në Kopenhagë në vitin 2002 për atë se kur duhet Bullgaria dhe Rumania t’i bashkohen UE.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top