fcbesia
Anëtar i Respektuar
7-11 maj 1948
Kongresi i Hagës: më shumë se njëmijë delegatë nga rreth njëzetë shtete evropiane diskutuan për format e reja të bashkëpunimit në Evropë. Ata u morën vesh për të formuar “Asamblenë Evropiane”.
27-28 janar 1949
Si rezultat i Kongresit të Hagës, u formua Këshilli i Evropës. Selinë do ta ketë në Strazburg. Vitin e njëjtë fillon përpilimi i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që nënshkruhet në Romë në vitin 1950 dhe hyn në fuqi në shtator të vitit 1953. Në ndërkohë, gati të gjitha shtetet evropiane u anëtarësuan në Këshillin e Evropës.
9 maj 1950
Ministri francez i Punëve të Jashtme, Robert Shuman, mban një fjalim të rëndësishëm, duke ofruar propozime të bazuara në idetë e Zhan Monesë. Ai propozon që Franca dhe Republika Federale e Gjermanisë të bashkojnë resurset e veta të thëngjillit dhe çelikut në një organizatë, në të cilën mund të bashkohen shtetet tjera evropiane.Pasi që kjo datë mund të llogaritet si ditëlindja e Unionit Evropian, tani 9 maji festohet çdo vjet si “Dita e Evropës”.
18 prill 1951
Në Paris, gjashtë shtete (Belgjika, Franca, Republika Federale e Gjermansë, Italia, Luksemburgu dhe Holanda) nënshkruajnë traktatin, me të cilin themelohet Bashkësia Evropiane për Thëngjill dhe اelik (ECSC). Hyn në fuqi më 23 korrik, 1952, për periudhë pesëdhjetëvjeçare.
1-2 qershor 1955
Mbledhje në Mesina. Ministrat e punëve të jashtme të të gjashtë shteteve vendosin të zgjërojnë integrimin evropian në të gjitha sferat ekonomike.
25 mars 1957
Në Romë, gjashtë shtetet nënshkruajnë traktatet që themelojnë Bashkësinë Ekonomike Evropiane (BEE) dhe Bashkësinë Evropiane për Energji Atomike (Euratom). Ato hynë në fuqi më 1 janar, 1958.
4 janar 1960
Me insistim të Britanisë së Madhe, Konventa e Stokholmit formon Asociacionin Evropian të Tregëtisë së Lirë (EFTA), të përbërë nga një numër shtetesh evropiane që nuk janë pjesë të BEE.
30 korrik 1962
Promovohet politika e përbashkët bujqësore (CAP).
14 janar 1963
Në një konferencë për gazetarë, Gjenerali De Goll deklaron se Franca do të vejë veto bashkimit të Britanisë së Madhe në Komunitetet Evropiane.
20 korrik 1963
Në Jaunde, nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes BEE dhe 18 shteteve afrikane.
8 prill 1965
Nënshkruhet traktat që bashkon trupat ekzekutive të të tre bashkësive dhe krijon këshill dhe komision unik. Hyn në fuqi më 1 korrik, 1967.
29 janar 1966
“Kompromisi i Luksemburgut”. Pas një krize politike, Franca pranon të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit edhe njëherë, si kundërshërbim që rregulli i unanimitetit të mbetet kur do të jenë në pyetje “interesat vitale nacionale”.
1 korrik 1968
Të dhënat doganore për mallrat industriale hiqen plotësisht, 18 muaj para afatit dhe prezentohet Tarifë e Përbashkët e Jashtme.
1-2 dhjetor 1969
Në Samitin e Hagës, liderët politikë të BEE vendosin të vazhdojnë me integrimin evropian.
22 prill 1970
Në Luksemburg nënshkruhet traktati që u lejon Bashkësive Evropiane të financohen vazhdimisht nga “resurset e veta” dhe t’i jepen ingerenca më të mëdha Parlamentit Evropian.
22 janar 1972
Në Bruksel nënshkruhen traktatet për pranim në Bashkësitë Evropiane me Danimarkën, Irlandën, Norvegjinë dhe Britaninë e Madhe.
24 prill 1972
Gjashtë shtetet anëtare të BEE vendosin që kurset e këmbimit mes valutave të tyre nuk duhet të lejohen që të lëvizin më shumë se 2.25%. Ky sistem njihet si “gjarpëri”.
1 janar 1973
Danimarka, Irlanda dhe Britania e Madhe u bashkohen me Komunitetet Evropiane; tani ka nëntë shtete anëtare. Pas një referendumi në të cilin shumica e qytetarëve votuan kundër anëtarësisë, Norvegjia mbetet jashtë bashkësive.
9-10 dhjetor 1974
Në Samitin e Parisit, liderët politikë të nëntë shteteve anëtare vendosin të takohen tre herë në vjet, ngjashëm si Këshilli Evropian. Ato poashtu japin leje për zgjedhje direkte për Parlamentin Evropian dhe vendosin të formojnë
Fondin Evropian për Zhvillim Rajonal.
28 shkurt 1975
Në Lomé, nënshkruhet konventa (Lomé I) mes BEE dhe 46 shteteve të Afrikës, Karibeve dhe Pacifikut (ACP).
22 korrik 1975
Nënshkruhet traktat që i jep Parlamentit Evropian ingerenca më të mëdha mbi buxhetin dhe me të cilin themelohet Gjykata Evropiane e Revizorëve. Hyn në fuqi më 1 korrik, 1977.
6-7 korrik 1978
Në Samitin e Bremenit, Franca dhe Gjermania (Republika Federale) propozojnë rifillimin e bashkëpunimit monetar, duke formuar Sistemin Monetar Evropian (EMS), që do ta zëvendësojë “gjarpërin”. SME fillon me punë më 13 mars, 1979.
28 maj 1979
Bashkësitë Evropiane nënshkruajnë traktat pranimi me Greqinë.
7 dhe 10 qershor Zgjedhjet e para direkte për 410 vende në Parlamentin Evropian.
1 janar 1981
Greqia i bashkohet Komuniteteve Evropiane, duke rritur numrin e shteteve anëtare në dhjetë.
28 shkurt 1984
Aprovohet programi “Esprit” – që ka për qëllim nxitjen e hulumtimeve dhe zhvillim në fushën e teknologjisë informative.
14 dhe 17 qershor
Zgjedhjet e dyta direkte për Parlamentin Evropian.
7 janar 1985
Zhak Delor emërohet Kryetar i Komisionit
12 qershor(1985-1995).
Bashkësitë Evropiane nënshkruajnë traktate pranimi me Spanjën dhe Portugalinë. 2-4 dhjetor Në Këshillin Evropian në Luksemburg liderët e
10 shteteve anëtare pajtohen që të revidojnë Traktatin e Romës dhe të vazhdojnë me integrimin evropian përmes “Aktit Unik Evropian”. Kjo shtron rrugën për krijim të tregut unik deri në vitin 1993.
1 janar 1986
Spanja dhe Portugalia anëtarësohen në Komunitetet Evropiane; tani ka dymbëdhjetë anëtarë.
17 dhe 28 shkurt
Në Luksemburg dhe në Hagë nënshkruhet Akti Unik Evropian. Hyn në fuqi më 1 korrik, 1987.