Dasma kthehet në “arenë boksi”. Shkak, ish i dashuri i nuses
Duhej të ishte një ditë feste e gëzimi si për familjarët e nuses ashtu edhe për ata të dhëndërit, që ishin mbledhur për të festuar lidhjen e tyre në kurorë.
Por një e papritur ka shkatërruar gjithçka dhe mes dy familjeve ka nisur një përleshje masive në ceremoninë martesore të organizuar në një ambientet e një lokali.
Gjithçka ka ndodhur në Toronto të Kanadasë dhe disa prej të pranishmëve kanë filmuar gjithë skenën. Pamjet janë publikuar më pas në Twitter ku janë përhapur me shpejtësi.
Data e ngjarjes nuk është e qartë, ndërsa për motivin thuhet se zënka ka nisur pasi ish i dashuri i nuses kishte publikuar disa foto ku ajo shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me disa persona në një ambient publik.
Njerëzit e nuses menduan se fotot ishin publikuar nga njerëzit e dhëndërit dhe kaq ka mjaftuar që dy palët ta shndërronin arenën martesore në arenë përleshjeje.
/ Top Channel