Dashuria

loyalx

Muslim
Dashuria është elementi më thelbësor për çdo qenie, është ndriçimi më rrezatues dhe forca më e madhe, e aftë të rezistojë dhe të kapërcejë gjithçka tjetër.

Dashuria lartëson çdo shpirt që e rrëmben atë dhe i përgatit këta shpirtra për udhëtimin në amshim. Shpirtrat që kanë qenë të aftë të kenë lidhje me përjetësinë, vënë në përdorim vetveten për të frymëzuar të gjithë shpirtrat e tjerë me çfarë kanë përftuar ata vetë prej amshimit. Ata ia kushtojnë jetën e tyre kësaj detyre të shenjtë, një detyrë për hir të së cilës do të durojnë çdo lloj vuajtje deri në fund fare dhe ashtu siç shqiptojnë “dashuri” me frymën e fundit, gjithashtu do të marrin “dashuri” kur të jenë lartësuar në Ditën e Gjykimit.

Eshtë e pamundur për shpirtrat pa dashuri të ngrihen në horizontin e përsosjes njerëzore. Edhe po të jetojnë për qindra vjet, ata nuk do të mund të përparojnë në rrugën e përsosjes. Ata të cilët janë privuar nga dashuria si dhe janë ngatërruar në rrjetën e egoizmit, janë të paaftë të dashurojnë njeri tjetër veç vetes dhe vdesin pa e ditur që dashuria është ngulitur thellësisht në shumë qenie të ekzistencës.

Një fëmijë është pritur me dashuri kur ka lindur dhe rritet në një atmosferë të ngrohtë të mbushur me dhembshuri, shpirtrat e dashur. Edhe nëse fëmija mund të mos gëzojë të njëjtën dashuri në të njëjtën masë në fazën e fundit të jetës së vet, gjithmonë do të ketë mall për dashurinë dhe do ta kërkojë ngado në jetën e vet.

Eshtë shenjë e dashurisë pamja e diellit. Uji avullon, ngjitet lart drejt lindjes së këtyre shenjave dhe, pasi është kondensuar në lartësi të mëdha, bulëzat bien plot gaz mbi tokë në krahët e dashurisë.

Atëherë, mijëra lule çelin përmes dashurisë duke dhuruar buzëqeshje rreth tyre. Pikat e vesës lënë një shkëlqimin të mbushur plot me dashuri dhe vezullojnë me dëfrim. Delet dhe qengjat blegërijnë dhe lodrojnë përreth me dashuri, zogjtë cicërojnë me dashuri dhe në refren për dashurinë.

اdo qenie merr pjesë në një orkestër të madhe me dashuri në univers, me simfoninë e veçantë të tij dhe provon të vërtetojë, me vullnet të lirë ose për shkak të gatishmërisë, një aspekt të dashurisë së thellë që ka gjetur në ekzistencë.

Dashuria është rrënjosur shumë thellë në qeniet njerëzore, aq sa shumë njerëz lënë shtëpitë e tyre për hir të saj, shumë familje janë rrënuar dhe në çdo qoshe një Mexhnun rënkon me dashuri e me përmallim për Lejlanë e tij.[1] Sa për ata të cilët nuk janë të aftë të zbulojnë dashurinë e natyrshme në qenien e tyre, e vështrojnë një manifestim të tillë të dashurisë si çmenduri!

Altruizmi është një ndjenjë e lartë njerëzore dhe burimi i tij është dashuria. Ai që ka një pjesë të madhe në këtë dashuri, është një hero i madh i njerëzimit. Njerëz të tillë janë të aftë të çrrënjosin çdo ndjenjë urrejtjeje dhe smire në veten e tyre. Heronj të tillë të dashurisë vazhdojnë të jetojnë edhe pas vdekjes së tyre. Këta shpirtra të lartë, të cilët për çdo ditë ndezin një zjarr të ri të dashurisë në botën e tyre të brendshme dhe i bëjnë zemrat e tyre burim dashurie dhe altruizmi, janë të mirëpritur dhe të dashur për njerëzit, janë të privilegjuar në jetën e amshuar prej Gjykuesit Suprem. Vdekja nuk është e njëjtë në Ditën e Gjykimit, kurse ata do të jenë në gjendje të lajnë gjurmët e tyre.

Një nënë që ka dhënë jetën për hir të fëmijës së saj, është një heroinë e dhembshurisë. Individët që ia kushtojnë jetën e tyre lumturisë për të tjerët, janë quajtur “heronj të devotshmërisë,” por ata të cilët jetojnë dhe vdesin për të gjithë njerëzimin, janë përkujtuar si monumente të pavdekësisë që meritojnë të jenë fronëzuar në zemrat e njerëzimit.

Në duart e këtyre heronjve, dashuria bëhet një eliksir magjik që kapërcen çdo pengesë dhe një çelës që hap çdo portë. Atyre që zotërojnë një eliksir dhe çelës të tillë, do t’u hapen herët ose vonë dyert në çdo pjesë të botës për të përhapur aromën e paqes ngado duke tundur “temjanicën” e dashurisë në duart e tyre.

Rruga më e drejtë për të shkuar në zemrat e njerëzve është rruga e dashurisë, rruga e profetëve. Ata që e kanë ndjekur atë rrugë rrallëherë janë kthyer duarbosh, edhe po të jenë kthyer prej një pakice, ata janë mirëpritur prej mijërave. Kur janë mirëpritur përmes dashurisë, asgjë nuk ka mundur t’i ndalojë ata të përmbushin dëshirën e fundit, pëlqimin e Zotit.

Sa të lumtur dhe të begatuar janë ata të cilët ndjekin drejtimin e dashurisë. Sa fatkeqë, në anën tjetër, ata që e kanë shpënë jetën e tyre “shurdhmemece” pa ditur gjë për dashurinë e bashkëlindur thellë në shpirtrat e tyre!

O Zot, o ti më i Lavdëruari! Sot kur urrejtja dhe smira kanë errësuar gjithçka, ne gjejmë shpëtim në dashurinë Tënde të pafund dhe lutemi në derën Tënde së pari që Ti të mbushësh zemrat e mëkatarëve, robve të Tu të pamëshirshëm, me dashuri dhe ndjenja njerëzore!

http://lajme.feja-islame.com/lajme/?p=326#more-326
 
Mè bèri çudi qè asnjè koment tek kjo temè !

D a sh u r i a èshtè per secilin jetègjatesi -;)

Mjerè ata/ato qè nuk japin :(

Pa dashuri nuk ka as jetè.
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top