Dashuria

Dashuria

Dashuria... Fjalë e bukur... Të rinjtë sa herë që e dëgjojnë ju qeshin fytyrat. Dikush përkujton ditët e bukura që i kanë kaluar, një tjetër mediton për kohën që e pret, një tjetër pyet për dashurinë, një tjetër mban leksione për dashurinë e kështu me radhë, të gjithë të preokupuar për këtë ndjenjë, që sa i gëzon aq i mërzitë.

Sikur t'ju pyesim për të dashurit tuaj si do të përgjigjeshit? Kjo pyetje ju duket e thjeshtë. Pyetje që pa e përfunduar kthehet përgjigjja! Shumë e lehtë kjo përgjigje... Me të vërtetë shumë e lehtë...
ثshtë hequr nga mendjet se kush duhet të dashurohet më së shumti. Vlerësohen bukuritë dhe harrohet Ai që i ka krijuar ato. Mbahen leksione për dashurinë se si duhet të fillohet të rritet dhe të forcohet, por askush nuk mban leksion se kush meriton të dashurohet.

Tani po ju pyesim: A ka prej jush që ka zgjedhë për të dashur Krijuesin e tij dhe të gjithë universit sikur e zgjodhi Omeri (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij)? A ka dikush që ka zgjedhë të dashur të tij All-llahun, Krijuesin e gjithçkaje? A ka prej jush që mediton natën dhe ditën për Krijuesin e tij? A ka dikush që e prish gjumin duke u freskuar me ujë e duke kthyer zemrën dhe mendjen kah Krijuesi i tij? A ka dikush që mezi e pret takimin me të dashurin e tij?
Ka zëra që në veten e tyre thonë, po ka.

A e dini se kush janë këta? Besimtarët e sinqertë në kulmin e besimit të tyre, ku shkrinë dashurinë e tyre ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij. Në këtë gradë, çdo lëvizje dhe pushim, çdo shushuritje dhe shikim, flet për dashurinë ndaj Allahut, dashuri e cila e nxit në aktivitet, vepër dhe punë, luftë dhe sakrificë. Dashuria e robërve ndaj Allahut sjell dashurinë e Allahut ndaj tyre.
Sa bukur... Sa bukur të dojë Ai, që posedon gjithë mirësitë. Kështu që i tërë raporti jonë në ekzistencë me All-llahun është dashuri dhe vetëm dashuri.

Shkroi: Drita Berisha
Marrë nga revista: "Argumenti"
 
Titulli: Dashuria

Dashuria

Tani po ju pyesim: A ka dikush që ka zgjedhë të dashur të tij All-llahun, Krijuesin e gjithçkaje?
Marrë nga revista: "Argumenti"

Une jo! :jooZemra ime si perballonte dy veta brenda kshu qe me mire zgjodha nje femer ;):joo
 
Titulli: Dashuria

Dashuria

Dashuria... Fjalë e bukur... Të rinjtë sa herë që e dëgjojnë ju qeshin fytyrat. Dikush përkujton ditët e bukura që i kanë kaluar, një tjetër mediton për kohën që e pret, një tjetër pyet për dashurinë, një tjetër mban leksione për dashurinë e kështu me radhë, të gjithë të preokupuar për këtë ndjenjë, që sa i gëzon aq i mërzitë.

Sikur t'ju pyesim për të dashurit tuaj si do të përgjigjeshit? Kjo pyetje ju duket e thjeshtë. Pyetje që pa e përfunduar kthehet përgjigjja! Shumë e lehtë kjo përgjigje... Me të vërtetë shumë e lehtë...
ثshtë hequr nga mendjet se kush duhet të dashurohet më së shumti. Vlerësohen bukuritë dhe harrohet Ai që i ka krijuar ato. Mbahen leksione për dashurinë se si duhet të fillohet të rritet dhe të forcohet, por askush nuk mban leksion se kush meriton të dashurohet.

Tani po ju pyesim: A ka prej jush që ka zgjedhë për të dashur Krijuesin e tij dhe të gjithë universit sikur e zgjodhi Omeri (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij)? A ka dikush që ka zgjedhë të dashur të tij All-llahun, Krijuesin e gjithçkaje? A ka prej jush që mediton natën dhe ditën për Krijuesin e tij? A ka dikush që e prish gjumin duke u freskuar me ujë e duke kthyer zemrën dhe mendjen kah Krijuesi i tij? A ka dikush që mezi e pret takimin me të dashurin e tij?
Ka zëra që në veten e tyre thonë, po ka.

"Argumenti"

Tani te rinjte e sotem sa degjojne per dashurine nuk u ben as ftohte as nxehte,po rrine shume indiferent ndaj ksaj fjale apo ndjenje...aq me pak ndaj dashurise per krijuesin...jane nje perqindje shume e vogel ktu ne shqipri qe te kee kte lloj dashurie te devotshme, qe te meditohet dit e nat apo qe te prish gjumin e naten... mos i beni gjerat kaq dramatike.....dakord te besosh ne kte fe, apo ne nje fe tjeter, dakord te ndjekesh rituale te ndryshme ...po KAQ DRAMACITET I THELL jo. sjam ateiste qe mos keqkuptohemi...besoj ne zot dhe shume...po jo ne kte form. Per mua dashuria eshte gjeja esenciale e njeriut , sepse pa dashuri nuk ke as miq, as familje, as njerez qe te duan asgje. mos ekzistenca e dashurise korr vetem vetmi ...dhe vetmia te vret me shume se kushdo ndjenj tjeter. PO kot ta mohojme qe ka dhe ndjenja te tjera ,te kqija. Mos harrojme se tek njeriu eshet mbjellur e mira dhe e keqja. thjsht tek dikush dominon e keqja. tek dikush tjeter dominon e mira.

per mua problemi ne ditet e sot eshte kjo...njerzit jo SE sdine te dashurojne, APO MENDOJNE SE DASHURIA SOT NUK EKZISTON... POR NUK DUAN TE DASHUROJNE,
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Dashuria

Mos i keqkuptoni gjerat, apo mos i shtremberoni ju lutem. Besimtaret e devotshem e kuptojne ndryshe kete dashuri, ta kemi parasysh. Dashuria e robit ndaj Krijuesit buron nga frika dhe respekti qe ka ndaj Tij. Besimtaret e duan Zotin se tepermi dhe, ne cdo moment, bejne perpjekje te fitojne dashurine dhe kenaqesine e Tij.
Ata te cilet e duan dhe ia kane friken Zotit dhe ndiejnr frikr-respekt ndaj Tij, me besnikrri do t’i respektojnr kufijtr tr cilrt Ai i ka vendosur prr njerrzimin, tregojnr ndjeshmrri t'madhe kur zbatojnr urdhrat e Tij dhe brjnr gjithcka eshte e mundshme per t'fituar kenaqesine, dashurine, meshiren dhe Parajsen e Tij.

Per me temer, kushdo qe eshte i interesuar t'lexoje me shume per kete lloj dashurie e qe nuk e ka te kjarte, klikoni ketu:

http://www.forumivirtual.com/besimtaret-musliman/6928-dashuria-ndaj-allahut.html

Eshte nje teme qe eshte hapur shume me heret, ju flm !
 
Titulli: Dashuria

Bellatrix ' ne muslimanet e dojm shume Zotin tone .Na jemi ne gjendje gjitheqka te bejm per Te . Ne krejt jeten ja kushtojm Atij. Me i dashur per neve ne ket bote eshte Zoti jone qe na ka krijuar neve 'prinderit vllezerit 'motrat e te gjithaa te mirat qe na ka dhen e qe i perjetojm nga dashuria e Tij e pakufishme ndaj neve. A nuk e meriton ta ket dashurin me te madhe nga ne.
E shikon shkrimin lart ka prej besimtareve musliman qe' ngriten ne mesin e nates e lajn shtrtin e tyre 'gjumin e tyre - vetem qe ta adhurojn Allahun . E nga ajo dashuri e madhe dalin lote nga zemrat e tyre !!!
 
Titulli: Dashuria

Dashuria e robit ndaj Krijuesit buron nga frika dhe respekti qe ka ndaj Tij. Besimtaret e duan Zotin se tepermi dhe, ne cdo moment, bejne perpjekje te fitojne dashurine dhe kenaqesine e Tij.
Ata te cilet e duan dhe ia kane friken Zotit dhe ndiejnr frikr-respekt ndaj Tij, !

Brenda dy-tre fjalive ke permendur tre here friken. Eshte ndonje gabimi i yti ky apo kjo frika vertete ka te beje dicka me dashurine?!
 
Titulli: Dashuria

Kitrrush, cdo njeri i cili e pranon Zotin me t'gjitha vetite e Tij dhe e vlereson madheshtine e Tij, si dhe t'gjithe ata t'cilet kane zgjuaresi dhe ndergegje, i frikesohen dhe e respektojne Zotin deri n'shkallen me te larte.
Thene ndryshe, ata te cilet e kuptojne fuqine e pafund dhe aftesine e Zotit per te ndeshkuar ne kete bote dhe ne boten e pertejme, e besojne Zotin me frike & respekt te plote. Pra, cdo besimtar i cili e do sinqerisht Zotin, ai do te ndieje nje frike te madhe per ndeshkimin e Krijuesit dhe, duke u perpjekur per t'mos e humbur dashurine dhe pelqimin e Tij, do te perpiqet per te fituar kenaqesine e Tij.
 
Titulli: Dashuria

Lover dikush qe ka vlera aq te larta saq ti thu se ka zoti, dikush qe nuk gabon kurre, dikush qe eshte dicka perfekt, duhet, apo do te duhej te adhurohej nga vlerat dhe virtytet pozitive qe ka, e jo nga frika.

Kjo per njerezit normal sepse ata qe se duan dhe respektojne nga vlera dhe virtytet kam pershtypjen se nuk e duan nga frika. Kjo dashuria nga frika eshte kotesi apo ndoshta keni gabuar dicka te perkthimet. Shif ndonje pershtatje gjuhesore se ma merr mendja se ti se don zotin nga frika, por nga shembelltyra e tij (gjithmon kjo sipas vleresimeve tua).

Ku hy frika nuk ka vend dashuria me.
 
Titulli: Dashuria

Jo kitrrush, s'kam gabuar ne perkthime asgje. Kete e kam mesuar qysh ne femijeri, e kam kuptuar me kalimin e kohes dhe kam ardhe po ne kete perfundim, t'cilin edhe ta sqarova. Robi i cili i perkulet Krijuesit te Tij, dhe e dashuron, e kupton me mire kete dashuri se sa robi i cili nuk e adhuron Krijuesin ashtu sic ka kerkuar Ai. Pra, cfaj kam une qe ti ne kete rast ngaterron dashurine krijese-krijese me dashurine krijese-Krijues ? Nuk ke per ta kuptuar kurre per aq kohe sa nuk i perkulesh sic ka kerkuar Zoti.
Frika ndaj Zotit eshte sikurse frika e nje te dashuruari marrezisht i cili ruhet te mos e inatos Zotin, dhe i cili ka frike te mos jete i privuar nga pelqimi i Zotit. Nje i dashuruar, ruhet mos ta deshperoje me te dashurin, sepse ai frikesohet se kjo do ta shkaterronte dashurine e tyre. E tille eshte frika ndaj Allahut. Nuk ekziston kurrfare kuptimi tjeter te kesaj.
Nese nje person ka frike te plote ndaj Allahut, ai ne menyre te perpikte do t'iu bindet urdherave te Tij. Andaj, cdo kush kur flet, niset nga vetvetja. Ne kete rast, une fola ne pergjithesi si qendron puna e dashurise dhe frikes se robit ndaj Krijuesit, gjithmone sipas parimeve Islame.
Nuk e di sa ke njohuri rreth termit "frike" ndaj Allahut sipas parimeve Islame, por u mundova te e sqaroje pak, nga ajo cfare kam mesuar dhe e besojme.
 
Titulli: Dashuria

Kjo puna qe une skam per ta kuptuar kurre deri sa mos ti nenshtrohem dhe perkulem atij eshte e barabart me ate se ti beson verberisht.

Pra dallojne koneceptet mes respektit, adhurimit dhe dashurise nga reciprociteti nga frika, perkulja, nenshtrimi.

Keto parimet Islame, sidomos Kurani, eshte i stermbushur me: frikesohu, nenshtrohu, perkulju, behu rob etj. dhe kam pershtypjen se keto me shume kane te bejne me futje tmerri dhe lemerie se sa te besimit ne dicka te arsyeshme.
Nese AI, eshte ashtu siq e paraqet ti zakonisht (me i bukuri, me i fuqishmi, me i drejti, me i miri per njerezimin) dhe nese AI ka tere ate madheshti atehere pse tere ato kerkesa nga AI: nenshtrohu, roberohu, perkulu, frikesohu, mos mendo tjeter veq cfare kam thene une, me duaj mua, pergjerohu per mua.

Keto thirrje ne boten normale njerezore i bene vetem i ligu dhe pushtuesi, por me ''siguri'' ketu ka dicka misterioze qe ne njerezit e thjeshte nuk arrijme ta kuptojme.
 
Titulli: Dashuria

Kjo puna qe une skam per ta kuptuar kurre deri sa mos ti nenshtrohem dhe perkulem atij eshte e barabart me ate se ti beson verberisht.

Mos u nis nga vetja !

dhe nese AI ka tere ate madheshti atehere pse tere ato kerkesa nga AI: nenshtrohu, roberohu, perkulu, frikesohu, mos mendo tjeter veq cfare kam thene une, me duaj mua, pergjerohu per mua.

Sepse Ai eshte i Plotfuqishem, ndersa ne te dobet. Fakti se njeriu nuk eshte i plotfuqishem, eshte deshmi se ai eshte i pafuqishem. Fakti se njeriu karakterizohet me ndjenja, padituri, deshira, kenaqesi, ego, lakmi etj etj... tregojne se eshte krijese e nevojshme. Mjafton ta shiqojme vetveten dhe te bindemi per pafuqishmerine tone.
Pra, nese njeriu si krijese qenka i pafuqishem (dhe i tille eshte), shtrohet pyetja: Kush eshte pra i Plotfuqishem ? Nese besojme ne kete, atehere rezultati eshte:

"Duam apo nuk duam, duhet t'i frikesohemi te Plotfuqishmit, sepse t'gjithe i nenshtrohemi Atij. Ndersa Ai, nuk i nenshtrohet askujt, perndryshe, nuk do t'ishte i tille. Ne kete rast, njeriu si i pafuqishem, i nenshtrohet Krijuesit, dhe e ka ndjesine e frikes ndaj Tij. Psh: Femiu i frikesohet prinderve, sepse ndihet i pafuqishem kundrejt tyre. Pastaj njeriu i frikesohet hyqmetit, ngase ka dituri per fuqishmerine e tij, e te ngjajshme...!
Keshtu pra, eshte puna edhe me besimtarin, i cili i frikesohet Zotit, sepse e beson Ate dhe plotfuqishmerine e Zotit. Andaj i nenshtrohet Atij, e adhuron Ate, e shpreson, dhe ndaj Tij frikesohet.
Me fjale tjera, kjo lloj frike nuk eshte frike teknike (bie fjala frika nga kanosja e rrezikut). Besimtari e do Zotin me shume se cdo gje tjeter, andaj edhe i bindet urdherave te Tij, ngase jane te vlefshme dhe te pazevendesueshme.
Problemi eshte se ca njerez nuk dine ta kuptojne dashurine dhe friken ndaj Zotit. Ekziston frika per shkak te dashurise dhe njohjes se Zotit dhe frika per shkak te denimit te rende te Tij, mvaret si e ka kuptuar besimtari kete frike, cilendo qofte nga keto dyja, eshte e vlefshme dhe si e tille i hyn ne pune gjate gjithe jetes ne kete bote.

Frika eshte tipar i natyrshem i njeriut, sigurisht.
 
Titulli: Dashuria

Mos u nis nga vetja !
Sepse Ai eshte i Plotfuqishem, ndersa ne te dobet. Fakti se njeriu nuk eshte i plotfuqishem, eshte deshmi se ai eshte i pafuqishem.

"Duam apo nuk duam, duhet t'i frikesohemi te Plotfuqishmit, sepse t'gjithe i nenshtrohemi Atij. Ndersa Ai, nuk i nenshtrohet askujt, perndryshe, nuk do t'ishte i tille. Ne kete rast, njeriu si i pafuqishem, i nenshtrohet Krijuesit, dhe e ka ndjesine e frikes ndaj Tij. Psh: Femiu i frikesohet prinderve, sepse ndihet i pafuqishem kundrejt tyre. Pastaj njeriu i frikesohet hyqmetit, ngase ka dituri per fuqishmerine e tij, e te ngjajshme...!
.

Eshte qesharake dhe kalamonllek i llojit te vacant nese i Plotfuqishmi therret ne cdo te dyten fjale te pafuqishmeve: nenshtrou, roberohu, ki frike nga une, me duaj, me kujto, me adhuro, me duaj mua me se shumti, ke kujdes mos duaj dike tjeter sa mua, etj, etj, madje ta kesh me dije se kjo me shume ka te beje me roberine se sa me lirin e veprimit (qe ti e proklamon aq shume kinse AI ua ka dhen njerezve).

Lover, ne cilin ligj te shtetit ke lexuar: frikesohu, nenshtrohu etj, etj, pastaj mes prinderve dhe femijes duhet te kete besim dhe jo nenshtrim.
 
Titulli: Dashuria

Bellatrix ' ne muslimanet e dojm shume Zotin tone .Na jemi ne gjendje gjitheqka te bejm per Te . Ne krejt jeten ja kushtojm Atij. Me i dashur per neve ne ket bote eshte Zoti jone qe na ka krijuar neve 'prinderit vllezerit 'motrat e te gjithaa te mirat qe na ka dhen e qe i perjetojm nga dashuria e Tij e pakufishme ndaj neve. A nuk e meriton ta ket dashurin me te madhe nga ne.
E shikon shkrimin lart ka prej besimtareve musliman qe' ngriten ne mesin e nates e lajn shtrtin e tyre 'gjumin e tyre - vetem qe ta adhurojn Allahun . E nga ajo dashuri e madhe dalin lote nga zemrat e tyre !!!

kur jeni ne gjendje te beni gjithcka atehere pse martoheni? sic ben feja krishtere qe kushdo behet prift martohet me zotin, kushdo qe behet murgeshe martohet vetem me zotin.
p.s kot per muhabet pyes edhe pse jam me dakord me fene myslymane sesa me fene krishtere per menyren e te besuarit.
 
Titulli: Dashuria

Keshtu teorikisht i keni shprehur shum bukur.... Me pelqen menyra sesi e shkruani dhe sesi i shprehni me fjal, madje fjalet jan aq te pastra sa te trullosin nga bukuria.........Por me vjen keq te them se un skam pare (pervec shenjtoreve) te ken nje dashuri te tille per Krijuesin e tyre............Teorikisht njeriu besimtar flet bukur, e jam dakort e ka ne zemer Zotin e tij apo Allahun......por nuk kam hasur ne nje njeri te thjeshte te me demostroj nje dashuri te tille pa interes, pa komplekse e pa gjykime e un te mahnitem (Me Zotin po, por me njeriun jo)

Deuit ti ke then se flasim vetem per dashurin njerezore dhe jo ate per Krijuesin tone.........Ndersa un di se; Nese nje njeri arrin te dashuroj me pasterti, me shpirt nje qenie tjeter atehere zemra e tij eshte e mbushur edhe me dashurin kundrejt Krijuesit :D.....Pra nuk ndahen te dyja keto......Sepse mendoj se Zoti kete kerkon nga ne...te duam njeri-tjetrin ne rradhe te pare e nese arrijm kete atehere DUAM EDHE ATE :)
 
Titulli: Dashuria

kur jeni ne gjendje te beni gjithcka atehere pse martoheni? sic ben feja krishtere qe kushdo behet prift martohet me zotin, kushdo qe behet murgeshe martohet vetem me zotin.
p.s kot per muhabet pyes edhe pse jam me dakord me fene myslymane sesa me fene krishtere per menyren e te besuarit.

Alllahu ne ka thene ne Kuran .“Martoni të pamartuarit (e të pamartuarat) tuaja dhe skllavët (e skllavet) tuaja të ndershme. Nëse janë të varfër, Zoti do t’i begatojë nga dhuntitë e Tij...” (En-Nur:
Pos mos tish martu babi im me nenen time 'une sote sdo te isha sote.
Martesa eshte vazhdimesi e jetes se njerzeve ne toke. Vete natyrshmeria jone na qon te martesa ' siq kemi nevoj per instiketet e ushqimit ashtu kemi nevoj ta permbushim instiktin seksual-martesen.
E sheh eshte shume lehte ti kuptojsh rregullat e fes islame .Feja islame nuk eshte jasht logjikes.

Per ata ne thojm qe fete tjera jane te gabura sepse jan ne kundershtim me natyrene paster te njeriut
Sikur mi than njerit ndash mu afru te Zoti yt mos ha buk hiq! Ashtu eshte kjo per martes
Per ata ne gjithe boten e pranojnfen islame sepse ju pershtatet jetes se tyre ' eshte e vetmja fe e vertet.
 
Titulli: Dashuria

Deuit ti ke then se flasim vetem per dashurin njerezore dhe jo ate per Krijuesin tone.........Ndersa un di se; Nese nje njeri arrin te dashuroj me pasterti, me shpirt nje qenie tjeter atehere zemra e tij eshte e mbushur edhe me dashurin kundrejt Krijuesit :D.....Pra nuk ndahen te dyja keto......Sepse mendoj se Zoti kete kerkon nga ne...te duam njeri-tjetrin ne rradhe te pare e nese arrijm kete atehere DUAM EDHE ATE :)[/QUOTE]

Bella une do te mundohna ne ate menyren tem ta shprehi dashhurin ndaj Zotit tim .
Une dashurin time ndaj Zotit e shprehi ne Falenderimet per te gjitha te mirat qe mi ka dhene ne ket jete ne te cilen i perjetoj . Te gjitha duke filluar prej ushqimeve familjes shendetit ' bukuris ' jetes se dhene.
Une per te gjitha te mirat e Zotit tim i shprehi Falenderim ne kryerjen e urdherave te Tije dhe ndalesave te TIJ.
si psh ' dashurine shperhi duke Fale Namaze duke agjeruar ' duke i respektuar prinderit ' te afermmit 'fqinjet.Duke u ndaluar preej ndalesave te tije ' prostitucionit 'vjedhjes 'vrsjes' alkoolit etj

Kjo kuptohet se nese kam ne zemeren time dashuri per Zotin tim ' ajo dashuri duhet te refelktohet nga ana ime me te tjeret -si te familjes' me gruan me miqt 'shoket 'fqinjet me te gjithe te tjeret .
Ai njeri qe e ka mbush dasshuri zemren ndaj Zotit te tiJ e si aather mos ti dashuroj krijesat e Krijuesi te tij
 
Jam dakort me kete qe ke then....Pra eshte nje dashuri nderthurese, nje dashuri dhenie dhe marrje....nje shkembim i madh dashuria jote per te tjeret dhe Zotit dhe ajo e kunderta.

Por mendoj se me shum se te deklarohet ajo duhet te ndjehet te jepet....
 
Titulli: Dashuria

Eshte qesharake dhe kalamonllek i llojit te vacant nese i Plotfuqishmi therret ne cdo te dyten fjale te pafuqishmeve: nenshtrou, roberohu, ki frike nga une, me duaj, me kujto, me adhuro, me duaj mua me se shumti, ke kujdes mos duaj dike tjeter sa mua, etj, etj, madje ta kesh me dije se kjo me shume ka te beje me roberine se sa me lirin e veprimit (qe ti e proklamon aq shume kinse AI ua ka dhen njerezve).

Qesharake per ty qe nuk e kupton. Njeriu i bindet Zotit aq sa e njeh Zotin me te gjitha cilesite e Tij. Edhe dashuria ndaj Krijuesit eshte e tille. Aq sa e njeh Zotin, e don Ate me shume dhe i bindesh urdherave te Tij, ngase kjo eshte ne te miren tone. Kush tjeter perpos Krijuesit e din me se miri se cfare i nevojitet krijesave ?
Ti ke problem me njohjen e Zotit dhe atributeve te Tij, ndaj edhe ke kete mendim. Ti, une dhe te gjithe ne, kemi nevoje per dashurine e Zotit. Ai nuk ka nevoje per dashurine tone, ngase eshte i Panevojshem. Edhe nese t'gjitha krijesat po e zeme nuk e dojne Krijuesin, Ai perseri mbetet ZOT dhe i PLOTFUQISHEM, gjersa ti mbetesh nje i gjore qe endet neper kete bote kalimtare dhe t'perplas jeta here ne ate ane, e here ne kete ane, sikur dallget e detit, dhe fundi yt perseri eshte DHEU, ku edhe do ringjallesh, e kthimi yt eshte perseri tek Ai.
Per besimtarin, dashuri e vertet eshte ajo e robit ndaj Allahut. Nuk e ka shijuar embelsine e besimit Islam, ai qe nuk e posedon kete lloj dashurie. Ne te kunderten, zemra e tij eshte zemer e semure, rruges per t'vdekur, e qe pret ilac per t'u sheruar, perderisa ilaci i vetem je ti per vetveten tende, po e kuptove misionin tend ne kete bote kalimtare & te perkohshme.
 
Back
Top