Dashuria per gjyshet..

Kam qenë e lidhur më shumë me nënën e babait.
1. Sepse jetoi më gjatë.
2. Sepse në një farë mënyre më rriti dhe edukoi.
Për ti dashur, të dyjat njëjtë.
 
Un gjyshen ne shpi nuk kam pas rast ta njoh..se ajo ka vdek shum e re..Por dashurin se kam pas per gjyshen te daja..shum here them se eshte e njejte me dashurin se kam per nenen❤️
mbase do tregohem modeste..po sinqerisht kam pas nje gjyshe qe kurr nuk kam njohur femer si ajo?
E bukur sa kurr nuk njoha femer si ajo.
E mequr ,sa akoma i kujtojn fjalet e saj
Puntore.
Higjenen nga ajo e kemi trashegemi.
Edhe pse kaluan 21vjet ..se u vra nga dora barbare serbe.vetem pse tha..ky eshte vendi jon ju jeni ne token ton...me mungon cdo dite dhe e dua si te ishe gjall❤️
 
Per cdokend nga ne gjysherit gjyshet jane me te miret.Kam patur 2 gjyshe te mbrekullueshme te dyja dhe I doja me shpirt. Gjyshin ( babi i mamit) nuk e kam njohur edhe e kam peng ? por pika ime e dobet ka qene gjyshi ( babai babit) jo sepse ai me ka vendosur emrin por ishte aq dashuri sa skam fjale ta pershkruaj .Pervec postit qe ka patur mendoj qe nga ai kam marre disa dhunti dhe Isha pika e tij e dobet nga te gjithe niperit dhe mbesat . Ai dhe nje dite para se te mbyllte syte pershperiste emrin tim ????
Kush nga ju i ka akoma ne jete shikojini ,puthini ato faqe te rrudhura dhe te buta ,faluni dashuri dhe nuhasni gushen e tyre pasi eshte ndjesi qe sdo e harroni kurre.
Missed them all ????
 
Fatkeqesisht gjyshërit nga babai nuk i kam njohur (si mbante mend as im ate) por gjysherit nga nena i ruaj sot e kesaj dite ne kujtesen time e jo vetem si dy nga njerezit me te dashur ne jete, qe shume me teper me veprat e tyre se sa me fjale me kane dhene ngrohtesi, dashuri, perkujdesje pa kufi, pa kushte dhe me shumice.
Ajo qe i bente akoma me speciale per mua lindur e rritur ne Durres ishte dialekti i tyre shkodran, shpesh mundohesha ti kopjoja ne te folur por vetem shkaktoja te qeshura sepse ishte nje e folur jonatyrale.
Lum si ata qe i kane gjysherit akoma, duajini sepse do vije dita qe do ju mungojne tmerresisht!
 
Gjysherit jane llastimi i cdo femije. Kur jemi femije e dime qe ate jo qe marrim nga prinderit kthehet ne po te madhe nga gjysherit.

Gjysherit nga mami me kane rritur. Ndjej dashuri respekt mirenjohje dyfish qe sdi ta pershkruaj me fjale. Gjalle me ka mbetur vetem gjyshja teto ollga ime qe e shof si fiket dalngadale keto ditet e fundit dhe me dhemb ne shpirt kur te marr vesh lajmin e trishte.
 
Redaktimi i fundit:
Këto gjyshërit nga mami nuk e di pse duhen më.shumë...
Unë kam.pas fatin ti njoh të katërt por gjyshërit na lanë shumë.shpejt..
Kam.qenë e lidhur me të dyja por më zevzeke dhe kritikuese ish kjo e mamit..
Mbaroja fare kur grindeshim..
Ajo më shante vlonjatshe unë kuksianshe( me humor) dhe i vinte të më.shkulte flokët...
Tashmë.skam.asnjërën dhe kanë lënë kaq shumë boshllëk në jetët tona...

Janë llastim, dashuri,mbrojtje, mburojë, mall...
Miss u all...
 
Gjysherit nga ana e babait nuk i kam njohur.
Mami me thote qe per vese i ke ngjare gjyshes(nga ana e babait).
Gjyshen nga ana e mamit e kam dashur shume :):).
Kam shkuar aq mire me te,e kam dashur aq shum sa nuk di sesi ta shpreh:giggle::giggle:.
Jam ndjere shum keq per vdekjen e saj :(:(.
Gjyshi nga ana e mamit eshte i ashper,nuk eshte se kam dashuri per te.
Thjesht kam rrespekt dhe i hap rruge,e un nuk i hap rruge kollaj njerezve.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top