polisi_tajrush
Struga zemra Ilirides
Trishtimi pas humbjes së një fëmije vret intimitetin. Humbja e një fëmije shumë shpesh të fshin çdo lloj dëshire: për të folur, për t'u argëtuar, madje dhe për të përjetuar momente intime me partnerin.
Seksologët janë munduar të shpjegojnë se si duhet të kalohen këto momente të vështira. Për të pasur një ide mbi abortet spontane, nuk kemi nevojë për të dhëna shkencore apo për statistika. Për këtë na mjafton eksperienca e jetës. Të gjithë ne njohim të paktën një grua, një shoqe, një të afërme apo një kolege, e cila ka humbur fëmijën e saj. Ekspertët thonë se një abort spontan është diçka shumë normale dhe që nuk duhet të shqetësohemi sepse nuk mund të parandalohet. Për këtë arsye femrat lihen vetëm për të jetuar këtë lloj zije sikur për të gjithë dhimbja e saj apo situata në të cilën ndodhet të mos ishte shumë e rëndësishme.
Kjo situatë është shumë delikate dhe duhet t'i kushtohet shumë rëndësi, thotë seksologia Maria Malucelli, edhe pse shtatzënia mund të ketë qenë vetëm pakjavëshe, femra gjithsesi ka filluar të mendojë dhe të bëjë projekte për jetën e re që po mban brenda vetes. Kur të gjitha këto projekte dhe iluzione përfundojnë në një mënyrë kaq tragjike, është shumë normale që femra të kalojë në një fazë depresioni dhe trishtimi. Kjo situatë përfshin dhe sferën intime.
ثshtë shumë e vërtetë që pas një aborti një në dhjetë femra humbasin dëshirën për të pasur marrëdhënie intime me partnerin e tyre. Përse ndodh e gjitha kjo?
Përpara së gjithash ka një shpjegim fizik. Ndërprerja e shtatzënisë sjell edhe një çrregullim shumë të madh hormonal, e cila reflektohet edhe në sferën e dëshirave. Por, faktori kryesor që ndikon në humbjen e dëshirës është ai psikologjik, vazhdon psikologja, femrat ndjehen të tradhtuara nga trupi i tyre. Ato nuk dëshirojnë që të ndiejnë asnjë lloj kënaqësie. Madje ndiejnë një dëshirë shumë të madhe që të dënojnë atë trup që i ka zhgënjyer në formën më të "shëmtuar". Për ta bërë këtë ato largohen sa më shumë nga intimiteti, duke gjetur një milion arsye absurde para partnerit të tyre.
Megjithatë, intimiteti mbetet e vetmja mënyrë për të realizuar ëndrrën e një tjetër shtatzënie. Në këtë periudhë femrat ndodhen mes dy zjarresh dhe ndjehen shumë konfuze dhe thuajse të pafuqishme për të ndryshuar rrjedhën që ka marrë jeta e tyre. Si mund të dilet nga kjo situatë shumë e dhimbshme?
Gjëja më e rëndësishme që duhet të bëni është t'i pranoni këto vështirësi dhe të mendoni se ky është vetëm një moment delikat, të cilin duhet të përpiqeni me të gjitha forcat ta kaloni. Mendja, zemra dhe trupi kanë nevojë për pak kohë për ta rimarrë veten nga kjo humbje. Duhet të përpiqeni të qetësoheni në vend që t'i shtoni stres stresit që tashmë ka pushtuar qenien tuaj. Duhet një kujdes shumë i madh për veten tuaj, sepse vetëm kështu mund të mbyllni plagët që janë hapur. Pak nga pak do të rilindë dëshira për marrëdhënie seksuale dhe përkëdheljet e rastit do të kthehen një shkëmbim kënaqësie mes dy njerëzve që duhen dhe që dëshirojnë të bëjnë një fëmijë.
اdodit
Redaktimi i fundit: