Dashuria…Kur plaget e rikthejne trishtimin!

Monique

With or Without u

Ka momente në jetë kur ndihesh i vetmuar, i braktisur, i trishtuar… ah dashuria…​

Gjen veten duke parë mavijosjet në zemër dhe plagët e shpirtit: ato plagë janë aty dhe nuk do të ikin më.
Janë ravijëzuar në trup, si harta dhimbjesh.
Nuk i shlyen dot.
Të zënë sytë, s’i largon.
S’i harron asesi…
Nis e mendon ku gabove.
Kur ndodhi që humbe vëmendjen në dashuri?
Pse vendosëm të japësh, pa marrë asgjë në këmbim?
E di se dashuria në të gjitha format e saj është shkëmbim dhe reciprocitet…
Ti si e harrove këtë?
E kujtove ndonjëherë.
Përse nuk të shkoi asnjëherë mendja?
Ku të iku truri?
Ai tru i shkretë…

Kur shtiresh se gjithçka është në rregull

Por ja që i mbylle sytë duke përplasur çdo pjesë të zemrës që copëtohej.
More plagët të pashlyeshme në kujtesë.
Ka momente kur knaqesh me iluzione në dashuri , kur mjaftohesh me thërrime.
Të duket se nuk meriton më tepër.
Ngushëllohesh me bindjen se në fund të fundit, është ok edhe kështu.
Kjo nuk bën të zgjas.
Asessi nuk duhet të zgjas…

…dhe jep më shumë se duhet

Plot thënie ta mbushin kokën për dashuri të pakushtëzuar…
Thënie janë ato, të shkretën, mos u lësho e mbështet në to.
Dashuri do të thotë të japësh e marrësh, e jo veç të japësh.
Andrralla janë tjerat.
Fraza.
Citate të kota.

E vërteta dhemb…

Plagët të forcojnë, nëse s’të mbysin…këtë mbaje në mend.
Jeta na vë para pengesa, përpara se të arrijmë në majë.
Do të takojmë njerëz që nuk do të na duan, dhe që do të na zhgënjejnë…
Nga ato përvoja do të rilindim, do nisim fuqishëm nga e para…
Më e rëndësishmja është që s’bënë të pendohemi se ishim vetja!
Dhemb, por kemi forcën për diçka të re, të bukur…
Të bukur si vetë jeta!/ Teuta Hasani

ObserverKult
 
E di se dashuria në të gjitha format e saj është shkëmbim dhe reciprocitet…

Shkëmbim? Patjetër që është.
Reciprocitet? Nëse me këtë nënkuptohet barzai.
Atëherë kjo nuk mund të jetë kurrë një dashuri në të gjithë format e saj.
Pasi dashuri do të thotë edhe marrëzi, xhelozi pa barazi, inat ,dalldi, humbje totale e llogjikës etj.
 
Luajme nje loje te rriturish?
E kush fiton?
Ai qe me pak ndjen.....
 
Luajme nje loje te rriturish?
E kush fiton?
Ai qe me pak ndjen.....
Mbase të dyja janë fituese edhe humbëse në të njëjtën kohë.
Është tamam si një lojë mirë e the ti ke idetë e tua dhe je "farkëtuar me veten në stërvitje"
Tjetri të tijat gjithashtu.
Kur hidhet monedha, nuk ka më rëndësi çfarë di dhe do loja ka filluar...
 
Ne lojen e ndjenjave fituesi eshte vetem ai qe ndjen me pak,sepse perfshihet me pak dhe del jashte me me lehtesi....kjo eshte ideja
 
E kuptova por unë nuk e shof si ndonjë fitim të madh ktu e kisha
Nuk po flasim per trofe , as cmime nobel
Ne nje raport te zhdrejte ku njeri eshte me i perfshire se tjetri, njeri vuan me shume
Te fitosh eshte simbolike e dhimbjes kush me pak e ndjen
Pra ne fjale te tjera eshte thjesht nje metafore
 
mono po më flet si në klas të tretë ? e kuptova por kuptom edhe ti mua që edhe "fituesin/en" meqë ndjen më pak nuk e shoh si të tillë. Edhe anasjelltas atë që jep më shumë nuk e shoh të humbur. Paçka vuajtjes. Përkundrazi janë pikërisht të tillë njerëz që japin gjithçka kanë Kurajon të duan edhe të shfaqen me zemrën në dorë pa asnjë hezitim. Mekat do ishte të bëheshe pishman për këtë sepse i bie të ndryshosh veten për hir të të tjerëve.

Boh sa kom fol ???
 
I humbur eshte ai qe ndjen me pak dhe qe sdin se cfare humb deri ne momentin qe vertet e humb dhe me pas sdi te perballet me realitetin.
Keni pare ndonjehere sjelljet e nje personi qe ndjen pak?! I keni studjuar mire? Keni provuar te veheni ne vendin e tij?
E kshu dhe kjo pune.
Ciao se lash pjatat pa la ?
 
Hajde laji cik e te miat se qeka bo dasem knej nga une lool
 
Po po ha 1 luge çorbe sot edhe vuan gjithe jeten pastaj
Ku mi gje kto parrulla komuniste mi lool
Mo mirë i lugë çorbë se sa të dëgjosh si "simfoninë" e trurit kalkulator në ç'do gjë... Sepse do të thotë që ke jetu me plot kuptimin e fjalës. Dhe siç thonë jeta me një të hedh me tjetrën të pret.
Ain't over till the fat lady sings...
 
Knej thoni qe e doni dashurine dhe knej veni ne peshore se cila zemer peshon me shume... e mir o mir.
Ridashurohuni se do ju vej te gjithve block
Ja... dashurohuni me ket engjell
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top