Dashuria është... ndjenjë apo sëmundje?

ERA_VL

missing you....


Vetëm këto fije të holla kanë mbetur për ta shtrënguar nyjën, ndërsa fibra e vërtetë është dobësuar. I ka kaluar koha mënyrës së vjetër romantike të jetesës. Martesa, edhe pse shumë e kanë akuzuar si një mizerie, në të vërtetë nuk është e tillë. Ajo është si një veshje e rehatshme; madje edhe zënkat midis partnerëve e ndihmojnë atë. Ajo është e vetmja që përbën atë që e quajmë shtëpi e ëmbla shtëpi.

Në poezi shpesh i këndohen këngë fazave të dashurisë. Ne u kemi besuar historive që shpjegojnë kompleksitetin e dashurisë dhe përrallave tëxhelozisë…Por tani, tregimet e çdo kulture e civilizimi për dashurinë mund edhe të ndryshojnë. Shkenca po shpjegon me ftohtësi, atë që ne e kemi ndjerë gjithmonë si njëmit e si magji e që e quajmë dashuri.

Për herë të parë në histori, kërkimet e reja shkencore kanë filluar të ndriçojnë vendin ku vendoset dashuria në trurin tonë dhe në mënyrë më të veçantë të përcaktojnë komponentët kimikë të trurit që janë përgjegjës për të.

Gratë e përdorin orgasmën si një mënyrë për të kuptuar në se burri është për të i mirë ose jo. Po qe se ai është i padurueshëm dhe brutal ajo nuk e arrin dot orgasmën me të dhe vetëm ky fakt mjafton që ajo në mënyrë instiktive të ndjejë se ai ka pak gjasa të jetë një burrë dhe baba i mirë. Shkencëtarët mendojnë se orgasma femërore ka evoluar aq shumë, sa që një grua me ndihmën e saj mund të dallojë në se një burrë është për të personi i duhur ose jo.

Kujtoni për një çast dashurinë e parë. Nuk ka rëndësi as mosha kur e keni provuar e as vendi ku keni qenë. Mosha dhe gjeografia nuk kanë rëndësi. (Fisher ka provuar rënien e parë në dashuri me një mësuesin e saj kur ishte 12 vjeç.) – (shih gjithashtu ne kete faqe, testin e Fisher me fotografite) Edhe Danatella Marazziti, Profesoreshë e Psikiatrisë në Universitetin e Pisas në Itali, studioi biokiminë e sëmundjes së dashurisë. Pasi kish rënë dy herë në dashuri për vete dhe ndjeu forcën e tmerrshme të dashurisë, Marazziti u interesua për të eksploruar ngjashmërinë midis dashurisë dhe çrregullimit psiqik obsesive-compulsive (OCD).

Testi i Fisher me fotografinë e bashkëshortit/es dhe të dashurit/ës

Helen Fisher, antropologe nga N.Y., i kushtoi shumë punë nga karriera e saj evidentimit biokimik të dashurisë, në të gjitha shfaqjet e saj: epsh, romancë, afrim dhe mënyrës sesi këto të gjitha së bashku bëjnë dyllin dhe fillin e një qiriu. Ajo flet me sinqeritet dhe diskuton ngjitjet dhe rëniet e dashurisë, në atë mënyrë siç flasin njerëzit edhe për blerje- shitjet e zakonshme.

Fisher për dhjetë vjet studioi dashurinë në MRI (Magnetic Resonance Imaging). Ajo dhe kolegët e saj Arthur Aron dhe Lucy Broën studiuan njerëz që ishin “marrëzisht të dashuruar” për një periudhë mesatarisht shtatë mujore. Duke qënë brënda në makinën MRI, këtyre personave u treguan dy fotografi-njëra neutrale, tjetra e dashnorit ose dashnores.

اfarë i habiti shkencëtarët ?

Kur personi shikonte fotografinë e dashnorit/dashnores, pjesët e trurit që lidhen me shpërblimin(reëards) dhe kënaqësinë - pra zona tegmentale ventrale dhe nukleus caudatum- u ndezën.

Fisher nuk u habit shumë që gjeti një vend në tru, një adresë për dashurinë që kalonte nëpër një rrugë kimike specifike; por nga fakti që dashuria ndizte nukleusin kaudat që është strehëza ku ka një shpërndarje të dendur të receptorëve përgjegjës ndaj neurotransmetuesit që quhet dopamine. Fisheri e mendoi dopaminën si pjesë të pocionit tonë të brendshëm të dashurisë.

Në proporcione të përshtatshme, dopamina, krijon energji intensive, ngazëllim, fokusim të vëmendjes dhe motivacion për të fituar shpërblim (reëads). Ja pse të sapo dashuruarit nuk i zë gjumi, vëzhgojnë lindjen e diellit, marrin pjesë në gara, rrëshqasin shpejt poshtë një piste skish, që zakonisht do të ishte e frikshme për shkathtësitë e tyre. Dashuria i trimëron, i shkëlqen, i bën të mos marrin parasysh rreziqe të vërteta, të cilat disa herë i kapërcejnë, e disa herë jo.

Gazeta: Shekulli
 
Titulli: Dashuria është... ndjenjë apo sëmundje?

Menyra romantike e te jetuarit te dashurise eshte e veshtire te praktikohet per nje kohe te gjate ne jeten reale, munde te themi se sot eshte me shume nje fantazi romantike, sepse njerezit jane bere me praktike, ka ndryshuar menyra e ballafaqimit me njeri tjetrin , cdo njeri mer informacinin e duhur qe ne fejmiri dhe perjetohet si nje gje e zakonshme ne jeten e perditeshme, edhe ne kemi hyre ne boten e konsumizmit, ku cdo gje konsumohet dhe me pas nuk ka vlere......
.....Dashuria dhe sexi jane sinonime te njera tjetres, dashuria nuk do te kishte kuptim pa sexin dhe anasjelltas, natyrishte qe eshte nje fenomen kimik qe ndodh ne trupin e njeriut......
 
Titulli: Dashuria është... ndjenjë apo sëmundje?

ndjenje....qe me kalimin e kohes behet semundje:D:D:D
 
Titulli: Dashuria është... ndjenjë apo sëmundje?

Une mendoj se apsolutisht nuk eshte semundje por eshte nje proces natyral , qe i ndodh cdo njeriu......
...persa perket sexit eshte menyra e vetme per te testuar partnerin, po kjo mendoj une vlen per te dyja sekset, eshte" intesa sessuale" ose mirqenia seksuale indeksi i vetem per te patur sukses ne dashuri..............
 
Titulli: Dashuria është... ndjenjë apo sëmundje?

fillon me ndjenje....dhe mbaron me semundje
 
Titulli: Dashuria është... ndjenjë apo sëmundje?

Eshte mire te ngeli vetem ndjenje...se po ariti ne semundje ske ce do me!
 
Titulli: Dashuria është... ndjenjë apo sëmundje?

une them se dashuria fillon dhe mbaron me ndjenje...sa per semundje, sme pelqen fare ta quaj te tille....
 
Titulli: Dashuria është... ndjenjë apo sëmundje?

Iluzjon.. e ka fajin Ossitocina :D i poshtri.
 
Titulli: Dashuria është... ndjenjë apo sëmundje?

Une e quaj ndjenje........
 
Titulli: Dashuria është... ndjenjë apo sëmundje?

Une MeNdoj Se Dashuria Eshte Nje Semundje Qe Nuk Ka Ilaqqq.............!!!!
 
Titulli: Dashuria është... ndjenjë apo sëmundje?

Dhe une mendoje dashuria eshte smudje qe nuk sherim......

Me shume respket, Qendrim Bossi..
 
Pe: Dashuria është... ndjenjë apo sëmundje?

Natyrisht që është ndjenjë, që me kalimin
e kohës mund të ndryshojë: të rritet apo edhe
të zhduket, respektivisht të kalojë në urrejtje.
Sidoqoftë, duhet ndjenjat të kontrollohen, që
të mos dalim jashtë binarëve të normalitetit!
 
Pe: Dashuria është... ndjenjë apo sëmundje?

Ose ndjen ose nuk ndjen... Nuk e di si nje ndjenje mund te kontrollohet!
Si mund te duash se duhet ta duash nje person.
Dashuron se do e jo se duhet!

Them qe eshte ndjenje e cila me kalimin e kohes transformohet nga faktore te jashtem dhe te brendshem.
Pra ose kalon ne Respekt reciprok ose ne nje pandjesi neutrale kundrejt partnerit.
Semundje behet ne adoleshence ndoshta ... Ne moshe te pjekur eshte thjeshte nje vrarje e egos personale ku secili duhet te punoj me veten ne menyre te logjikshme
 
Pe: Dashuria është... ndjenjë apo sëmundje?

Dashuria eshte semundje e rende mendore..!!
 
Pe: Dashuria është... ndjenjë apo sëmundje?

Ka mosha kur edhe eshte gripoz apo edhe mode. Ne pubertet psh. Miku im ka femer pse mos ta beje edhe une nje qe te jem IN pa le gocat pastaj qe bejne kerrsh per mos mbetje prapa shoqeve :p
 
Pe: Dashuria është... ndjenjë apo sëmundje?

Dashuria eshte llogjikshmeria e vete jetes,ushqimi i qenies njerzore.
Pa dashuri ti,une.ai ne ju..etj etj nuk do ekzistonim..:)
Dashuria nuk kthehet kurre ne semundje,ne te tilla raste ne qofte se ndodh kemi te bejme me depresione psikollogjike.
Por kurresesi,nuk mund te hedhim pluher ofendues mbi dashurin.
Semundja dhe dashuria s"kan asgje te perbashket.
 
Titulli: Dashuria është... ndjenjë apo sëmundje?

Asht e do metet vec ndjenje e asgja tjeter qe me kalimin e kohes ndryshon si akulli :
Qite ne diell shkrihet ,fute ne frigorifer ngrihet .
Edhe kafsha ka nevoje per ndjenja dashurie e njeriu pa ndjenja nuk mund te jetoje ,sidomos ate te Dashuris.
Por ka njerez e njerez ,disa jan si akull ,duhet me in qit ne diell...
 
Titulli: Dashuria është... ndjenjë apo sëmundje?

ndjesi .........ndo 1 here te semur, ndo 1 here te ben poete , filozofe , budallaqe
 
Titulli: Dashuria është... ndjenjë apo sëmundje?

Dashuria eshte droge dhe eshte shume droge e mire. Asnjeri nuk e can koken per efektet anesore por duan te bejne me shume droge.
Mbase nje dit do e provoj dhe un kete droge.
 
Titulli: Dashuria është... ndjenjë apo sëmundje?

tumblr_m75fllecbB1rzhhsho1_500.gif
 

Attachments

  • tumblr_m75fllecbB1rzhhsho1_500.gif
    tumblr_m75fllecbB1rzhhsho1_500.gif
    497.4 KB · Shikime: 0
Pe: Dashuria është... ndjenjë apo sëmundje?

nevoje qe kthehet ne ndjenj dhe perfunon ne kapsllek , :D

e thaç...
 
Titulli: Dashuria është... ndjenjë apo sëmundje?

Dashuria Eshte nje semundje shume e poshter biles here here
te ngjan me zgjeben. E keni parasysh kur krruheni?
e pra ne dashuri krruheni me plot ndjenja :P
 
Titulli: Pe: Dashuria është... ndjenjë apo sëmundje?

Ose ndjen ose nuk ndjen... Nuk e di si nje ndjenje mund te kontrollohet!
Si mund te duash se duhet ta duash nje person.
Dashuron se do e jo se duhet!

Them qe eshte ndjenje e cila me kalimin e kohes transformohet nga faktore te jashtem dhe te brendshem.
Pra ose kalon ne Respekt reciprok ose ne nje pandjesi neutrale kundrejt partnerit.
Semundje behet ne adoleshence ndoshta ... Ne moshe te pjekur eshte thjeshte nje vrarje e egos personale ku secili duhet te punoj me veten ne menyre te logjikshme

Si flet kjo si robot :p
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top