Bota Sot | 08.11.2013 09:39
Porosia prekëse e djaloshit të dashuruar, dërguar vajzës me emrin Eshli, u bë hit në Internet
Letra romantike e një amerikani të vogël i cili i shpall dashuri shoqes së klasës është bërë hit në Internet.
Djaloshi mori guximin dhe ia hapi zemrën një vajze të quajtur Eshli, të cilën e lut të bëhet e dashura e tij.
- E dashura Eshli, a do të dëshirosh të bëhesh e dashnorja ime”? Të dua shumë – shkroi në faqe interneti, duke kërkuar nga e zgjedhura e tij që të zgjedhë midis tri përgjigjeve: po, jo apo ndoshta.
Fatkeqësisht, Eshli refuzoi ofertën e tij dhe e rrumbullakoi me “jo”. Mirëpo, duke mos dashur që t’i prishë të gjitha urat pas vete, vajza dërgoi arsyetimin:
- Më vjen keq. Un tashmë e kam të dashurin, i cili quhet Kajl. Mirëpo, kur të ndërpres lidhjen me të, ti do të jesh zgjedhja ime e parë”, shkroi Eshli dhe shtoi se kjo gjë me siguri do të ndodhë brenda dy-tre muajve.
Korrespondenca është postuar para dy ditësh në Reddit, ndërkaq deri tani e kanë lexuar më shumë se një milionë veta.