con_uk
Anëtar i Nderuar
Ata s’e kanë parë kurrë njëri-tjetrin. Por, kush i njeh thotë se s’ka parë kurrë të tillë dashuri. Novruzi dhe Inxhija, prej 28 vitesh kanë sfiduar vështirësitë e jetës së bashku pikërisht me forcën që u ka dhënë ndjenja e dashurisë.
Ai ia dëgjoi zërin kur ishte 13 vjeç, por vetëm 10 vjet më vonë vendosi t’i shprehte ndjenjat.
“Në fillim i kam dërguar një letër, më pas e takova dy-tre herë dhe i shfaqa dashurinë”, tregon Novruzi.
“Letrën e lexoja vetëm unë pasi ishte në brail. U mendova dhe i thashë po”, kujton Inxhija.
I kishin të gjithë kundër.
“Sikur edhe famija të më nxirrte jashtë nga shtëpia, e kisha vendosur atë muhabet.”
“Edhe unë pata shumë rezistencë nga familja, por unë isha e bindur. Familja nuk donte pasi unë isha në qytet e ai në fshat. Nëse ai është i varfër, unë do të ha bukë e kripë me atë.”
Ata u martuan dhe e përballuan jetën krejtësisht vetë, madje në fshat duke bërë çdo lloj pune që mund të bënte një njeri pa kufizime: “Me kurajo i morëm të gjitha parasysh. Kemi punuar me kazmë, kemi korrur me drapër, kemi mjelë bagëtinë etj.”
Krijuan dhe strehën e tyre të dashurisë, me 3 fëmijët dhe tani shijojnë nipërit e mbesat.
Vullneti, kurajoja që i japin njëri-tjetrit dhe humori ua zbehin të gjithë lodhjet e jetës, që s’janë të pakta për kufizimet që kanë.
ثshtë e njohur shprehja që dashuria është e verbër, por në këtë rast ajo është drita që i udhëheq të dy.
TCH