Dashuria dhe urrejtja për hirë të Allahut

braziljania

Anëtar i Nderuar
Dashuria dhe urrejtja për hirë të Allahut
subhanehu ve teala

Dashuria për hirë të Allahut, subhanehu ve teala, dhe urrejtja për hirë të Allahut, subhanehu ve teala, është shtyllë e rëndësishme prej shtyllave të besimit, andaj besimtari duhet të kujdeset për këtë dhe t'i përkushtoj rëndësi, ngase në hadith të vërtetë thuhet se hallka më e fortë e besimit është të duash për hirë të Allahut dhe të urresh për hirë të Allahut. Për këtë Allahu, subhanehu ve teala, ka cekur shumë ajete në Kuran: "Besimtarët të mos i miqësojnë mosbesimtarët, e t'i lënë anash besimtarët. E kush bën atë, ai nga feja e Allahut nuk ka asgjë, përveç për qëllim ruajtja prej të keqës së tyre. Allahu ju tërheq vërejtjen me dënim prej Tij pse vetëm tek Allahu është e ardhmja" Sureja Ali Imran: 28

Disa komentues të Kur'anit thonë: "Besimtarët janë ndaluar t'i miqësojnë qafirat, qofshin ata farefis, miq që nga koha para Islamit apo shkaqe tjera të miqësimit dhe bashkëjetësës. Allahu, subhanehu ve teala, thotë: "në vend që të marrin besimtarët". Ky ajet aludon në atë se muslimanëve iu mjafton miqësimi i besimtarëve, duke mos iu dhëne përparësi para besimtarëve dhe kush e bën këtë është larg mbrojtjes dhe miqësisë së Allahut.

Kjo është e vepër e logjikshme, ngase miqësimi i besimtarit dhe miqësimi i armikut janë dy komponente të kundërta, nuk bashkohen vetëm se në rast mbrojtjeje prej tyre nga frika. Allahu lejoi miqësimin e tyre në rast se nuk mund të mbijetojë vetëm se me shtirje ose janë të robëruar, nuk mund të shprehin armiqësi ndaj tyre, atëherë lejohet bashkëjetesa formalisht, duke qenë zemra e mbushur me armiqësi dhe urrejtje, shpreson të largohet (anulohet) pengesa dhe të shpreh armiqësinë dhe urrejtjen, ashtu siç Allahu, subhanehu ve teala, thotë:"Me përjashtim të atij që dhunohet (për të mohuar) e zemra e tij është e bindur plotësisht me besim" Sureja En-Nahël: 106.
Ibën Abasi, radijallahu anhu, thotë: "Nuk është shtirja me vepër, por me gjuhë". Gjithashtu thotë: "Allahu i ndaloi besimtarët të sillen mirë dhe butë me jobesimtarët dhe t'i marrin për mbrojtës dhe miq, krahas besimtarëve vetëm nëse jobesimtarët janë ngadhënjyes, atëherë shprehim ndaj tyre butësi duke i kundërshtuar në fe. Argument për këtë është fjala e Allahut në suren Ali Imran ku thotë: "Mund të ju mbështeteni vetëm në qoftë se vetëm në qoftë se ndjeni rrezik prej tyre" (Ali Imran). Këtë e transmeton Ibën Xherri dhe Ibën Ebi Hatimi.

Allahu, subhanehu ve teala, thotë: "O ju që besuat, mos i zini për miq të ngushtë të tjerët jashtë mesit tuaj, ata nuk pushojnë së vepruari në dëm tuajin, u dëshirojnë çka u mundon juve. Urrejta kundër jush duket nga gojët e tyre, por ajo që fshehin në tyre, është edhe më e madhe. Ne pra, u kemi sqaruar faktet nëse ju i kuptoni" Sureja Ali Imran
 
Kurtubiu thotë: "Mos i merrni qafirat këshilltarë po edhe nëse janë të afërmit dhe farefisi juaj!".

Allahu, subhanehu ve teala, thotë: "O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të rishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtetë Allahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqarë. E ata që në zemrat e tyre kanë sëmundje, i sheh se ngarendin te ta (për miqësi) duke thënë: 'Po frikësohemi se mos po na sillet ndonjë e keqe'. Po Allahu do të sjellë fitoren, ose diç tjetër nga ana e Tij, e atëherë do të pendohen për atë që e mbanin fshehtë në shpirtin e tyre. Ata që besuan ju thonë: 'A këta ishin që u betuan në Zotin me betimin më të fortë të tyre se ishin me ju?'. I shkatërruan veprat e veta dhe aguan të dëshpëruar. O ju që besuat! Kush largohet prej nga feja e vet (i bën dëm vetes) s'ka dyshim se Allahu do të sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve, që lufton në rrugën e Allahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo (cilësi e atij populli) është dhuratë e Allahut që i jep atij që do. Allahu është dhurues i madh, i dijshëm. Mik (i afërt) juaji është vetëm Allahu, është i dërguari i Tij dhe ata që besuan e që falin namazin dhe jalin zeqatin duke bërë ruku (duke qenë respektues). E kush ka për mik Allahun, të dërgurin e Tij dhe ata që besuan, s'ka dyshim se ana (pala-krahu) e Allahut është ngadhënjyese" Sureja El-Maide: 51-56.

Hudhejfeja, radiallahu anhu, thoshte: "Kini frikë mos të shndërroheni në jehudë, çifutë apo të krishterë duke mos e ditur", duke aluduar në ajetin e mëparshëm. Muxhahidi duke komentuar fjalën e Allahut "E ata që në zemrat e tyre kanë sëmundje, i sheh se vrapojnë te ta (për miqësi)", thotë: "Ata janë munafikët (hipokritët) të cilët i kënaqin jehudët (çifutët), i marrin për miq dhe ua ushqejnë fëmijët e tyre".

Aliu, radijallahu anhu, për fjalën e Allahut "…(një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve" thotë: "Janë të butë ndaj muslimanëve e krenarë dhe të vrazhdë ndaj qafirave, të vrazhdë për ata të cilët i kundërshtojnë në fe" Në këtë kuptim ransmetohet nga shumë prej të parëve tanë të mirë.

Allahu, subhanehu ve teala, thotë: "O ju që besuat! mos i merrni për miq ata të cilëve u është dhënë libri para jush edhe as jobesimtarët që tallen dhe luajnë me fenë tuaj. Keni frikë Allahun po që se jeni besimtar" Sureja El-Maide: 57

Po ashtu thotë: "I sheh shumë prej tyre që i miqësojnë ata që mohuan. E keqe është ajo që i përgatitën vetes së tyre ngase Allahu është i hidhëruar kundër tyre dhe ata janë në azab në vuajtje të dënimit). Sikur të ishin ata që vërtetë e besojnë Allahun, Pejgamberin dhe atë që i briti atij, nuk do t'i zinin për miq ata (idhujtarët), por shumica prej janë fasika (mëkatarë)" Sureja El-Maide: 80, 81.
 
O Pejgamber, lufto jobesimtarët dhehipokritët dhe sillu rreptë ndaj tyre - vendi i tyre është Xhehennemi që është përfundimi më i keq" Sureja Et-Tevbe: 73

Allahu, subhanehu ve teala, urdhëron muslimanët t'i luftojnë qafirat dhe hipokritët të cilët pretendojnë se janë muslimanë. Gjithashtu urdhëroi që të jemi të vrazhdë ndaj tyre qoftë me fjalë apo me vepra.

Ibën Abasi, radijallahu anhu, në lidhje me këtë ajet thotë: "Luftoni qafirat me shpatë,
kurse munafikët (hipokritët) me gjuhë dhe vrazhdësi". Gjithashtu thotë: "Mos i mëshironi!".

Ibën Mesudi, radijallahu anhu, në lidhje me këtë ajet thotë: "Luftoni ata me dorë, nëse nuk mundeni, atëherë me gjuhë, e nëse edhe këtë nuk mundeni, atëherë me zemër". Le t'i takojë me fytyrë të mrrolët, vrasjet nga urrejtja dhe mllefi

"Nuk gjen popull që e beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit, e ta dojë atë që e kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre, ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Ata janë që në zemrat e tyre (Ai) ka skalitur besimin dhe ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe ata do t'i shpjerë në Xhennete, nëpër të cilin rrjedhin lumenj. Aty janë përgjithmonë. Allahu ua ka pëlqyer punën e tyre dhe ata janë të kënaqur me shpërblimin e Tij. Të tillët janë pale (grup) e Allahut ta dini pra, se ithtarët e Allahut janë ata të shpëtuarit" Sureja El-Muxhadele: 22

Allahu, subhanehu ve teala, mohoi Imanin nga ai gjendja e të cilit është e këtillë edhe nëse është dashuria dhe miqësimi për babain, vëllain apo djalin e tij. Vallë, si qëndron puna me ata që janë më të largët?!

Sulejman Ali Shejh
forumislamik.com
 
qe dmth urreje edhe Nenen edhe Babain nqofse ata nuk besojn si ti duket pak sa e shpifur kjo ....
 
qe dmth urreje edhe Nenen edhe Babain nqofse ata nuk besojn si ti duket pak sa e shpifur kjo ....

Nuk eshte keshtu i nderuar !

Ne Islam, Respektimi i prinderve luan nje rrol tejet te rendesishem, saqe menjehere pas adhurimit qe duhet bere ndaj Allahut, vjen respekti ndaj prinderve. E nese nuk besojne drejte sic duhet, prap duhet respektuar, e jo urryer si prind, por zgjedhjen e tyre jo te drejte (te gabuar).
 
shum e vertet eshte kjo qe po thua
ka pas raste te shumta kur pejgamberi a.s i ka keshilluar shoket qe ti vizitojn ti vizitojn prindet e te sillen mir me ta edhe pse ata ishin pabesimtar...
 
Nuk eshte keshtu i nderuar !

Ne Islam, Respektimi i prinderve luan nje rrol tejet te rendesishem, saqe menjehere pas adhurimit qe duhet bere ndaj Allahut, vjen respekti ndaj prinderve. E nese nuk besojne drejte sic duhet, prap duhet respektuar, e jo urryer si prind, por zgjedhjen e tyre jo te drejte (te gabuar).

hmm po cfar thot per antaret tjer te familjes vllau , motra , daja , halla , etj ...
 
hmm po cfar thot per antaret tjer te familjes vllau , motra , daja , halla , etj ...

Respekt per te gjithe. Kuptohet, dikush meriton respekt me te vecant, ne kete rast prinderit sic e ceka me lart. Per arsye se akoma nuk din se cfare thote e cfare nuk thote Islami per shume ceshtje, lexo i nderuar. Merre kete si keshille nga ana ime:) Thjesht, lexo per te mesuar me shume rreth nje besimi fetar, e mos gjyko !
 
Nuk eshte keshtu i nderuar !

Ne Islam, Respektimi i prinderve luan nje rrol tejet te rendesishem, saqe menjehere pas adhurimit qe duhet bere ndaj Allahut, vjen respekti ndaj prinderve. E nese nuk besojne drejte sic duhet, prap duhet respektuar, e jo urryer si prind, por zgjedhjen e tyre jo te drejte (te gabuar).

Po nese prinderit i keqtrajtojne femijet e tyre?? Prap duhet ti rrespektojne femijet ata? Ka shume femije ne bote qe vuajne nga dhuna familjare, si shpjegohet rrespekti nga femijet per keta prinder?
 
Po nese prinderit i keqtrajtojne femijet e tyre?? Prap duhet ti rrespektojne femijet ata? Ka shume femije ne bote qe vuajne nga dhuna familjare, si shpjegohet rrespekti nga femijet per keta prinder?

Ne Islam, eshte obligim bindja ndaj tyre per gjithcka qe ata e urdherojne apo qe e ndalojne ate, perderisa ne ate gje nuk ka kundershtim te Allahut dhe te sheriatit(ligjit) te Tij, pasi qe nuk ka bindje ndaj krijeses ne kundershtim te Krijuesit. Allahu i Madheruar thote:

“Por nëse ata të dy përpiqen me ty, që ti të më shoqërosh Mua të tjerë për të cilët ti nuk ke asnjë dije, atëherë mos iu bind atyre, por sillu me ta në dynja me dashamirësi dhe ndiq rrugën e atij i cili më kthehet Mua me pendim dhe nënshtrim.[Lukman: 15].

Ndërsa i Dërguari i Allahut, Muhammedi a.s.(Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Bindja është në të mira e të ligjshme.” Dhe ka thënë: “Nuk ka bindje ndaj krijesës në kundërshtim të Krijuesit.”
 
Ti ke mendimin tend por me vjen keq qe te them se nese bota do kishte ndjekur fene per çdo problem ne bote nuk do kishim zgjidh asnje problem deri tani.
 
Ti ke mendimin tend por me vjen keq qe te them se nese bota do kishte ndjekur fene per çdo problem ne bote nuk do kishim zgjidh asnje problem deri tani.

Es - selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu

Te them te drejten eshte e kunderta se po qe se ishte zbatuar sheriati Islam dhe feja islame ne tere boten nuk do kishte pasur perqarje mes njerzve nuk do kishet pasur varferi, nuk do kishte pasur grindje e as vrasje per nga nje pellemb toke.
Do ta cek nje shembull ne kohen e Pejgamberit a.s nuk ka pas kujt ti ipet zeqati pasi qe ne ate koh nuk kan pas kujt ti japin zeqatin pas qe nuk kishte mbetur as nje i varfur sepse te gjith kan dhene zeqatin dhe kan ndjekur rrugen dhe sheriatin Islam, kan punuar ne gjera hallall dhe jo haram.
Shembulli tjeter qe as mejeksia nuk e ka ditur kete ne nje spital te Anglis diku ne Mançester, kishte ndodhur nje gabim ku ishin perzier dy foshnja, nje vajz dhe nje djale dhe doktoret kishin mbledhur doktoret me te mire qe jane dhe kishin bere analizat e Adn- se po qe te gjitha kishin dal te njejtat dhe pasi qe te gjitha te njejtat nuk dinin se qfar te bejne, shiqojn ne bibel nuk gjejn asgje per çudi nuk shkruan asgje !!? Dhe shkojn te nje musliman i cili kishte punuar ne ate spital dhe e pyesin se çfare thot feja juaj per kete?
Muslimani i peergjigjet thot une nuk e di sepse dini (feja) eshte me i madh se sa une po thot pas dy jave do vij nje dijetar i madh ne Angli per ta mbajtur nje ligjerat dhe e pysim ate se çfar do te thot.
Pas dy jave vjen ai dijetari dhe shkojn e marrin e qojn ne spital dhe i tregojne kshtu kshtu eshte puna dhe i thon qe kemi kerkuar ne bibel dhe fete tjera mirpo nuk thon asgje per kete qfar thot Islami per kete.
Dijetari çuditet shume dhe fillon te qesh, thot feja jone na ka mesuar kete para me shum se 1200 viteve. I urdheron qe te marrin qumshtin e gjirit te te dyja nenave dhe thot peshoni, ai qumesht i gjirit i nenes i cili peshon me shum i asaj eshte djali !! Ata quditen dhe thon pse? Dijetari pergjigjet dhe thot siq e dini edhe ju qumshti i nenes e cila lind djal eshte me i fort se sa i nenes qe lind vajze. Sepse qumshti qe kerkojn djemt duhet te jet me i fort. Dhe keshtu Feja e zgjidhi edhe kete problem me kete rast te gjith doktoret qe kan qen te pranishem aty dhe qe kan punuar ne zbulimin e femijeve se i kujt eshte djali dhe vajza kan pranuar Islamin dhe thone ata doktor po te ishte bere publik ky lajm do ishin kthyer me dhjetra mijra njerez ne islam mirpo e kemi mbajtur te fsheht brenda spitalit vetem ne qe kemi pasur pune me ta sepse te ndodh diqka e till ne Angli eshte e pa pranushme prandaj nuk kemi guxuar ta bejme lajmin publik po Elhamdulilah tani jam pjestar i dinit Islam.

Subhan All-llah e shihni qe feja ka per qdo gje zgjidhje vetem duhet ta studiosh dhe ta kerkosh ate.

Ju pershendes me Selam.
 
Last edited by a moderator:
Po keto pershendetjet arabshe jane me detyrim per islamiket se ne kemi gjuhen tone te bukur qe nuk thote ejvallah-por faleminderit.
 
Po keto pershendetjet arabshe jane me detyrim per islamiket se ne kemi gjuhen tone te bukur qe nuk thote ejvallah-por faleminderit.

Nga postimi duket qe ti sje besimtar, musliman te pakten, prandaj se kuptoj ca rendesia ka per ty jane apo jo detyrim keto.
 
Ti ke mendimin tend por me vjen keq qe te them se nese bota do kishte ndjekur fene per çdo problem ne bote nuk do kishim zgjidh asnje problem deri tani.

Ne rregull, mendimi juaj :)

Po keto pershendetjet arabshe jane me detyrim per islamiket se ne kemi gjuhen tone te bukur qe nuk thote ejvallah-por faleminderit.

Nuk eshte vendi ketu per t'parashtruar pyetje ne lidhje me Islamin. Ekziston tema adekuate per pyetje i nderuar, ju flm per mirekuptim :)

p.s. buki_pr, Allahu ty te shperblefte me Xhennetin Firdews. Me ka pelqyer shume ai shembulli me qumeshtin :)
 
Amin inshalla te gjitheve.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top