Dashuri jo e shëndoshë

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Ju jeni ne një lidhje jo të shëndosh nëse partneri/ja juaj ju kontrollon vazhdimisht, dyshon vazhdimisht, është i vrazhdë, si dhe nuk ju respekton ne asnjë aspekt. Fatkeqësisht një numër i njerëzve jetojnë ne një familje ku sjellja e tillë është e përditshme dhe shpesh mendojnë se është sjellje normale. Megjithatë nuk është! Kualitetet siç janë respekti, mirësjellja dhe komunikimi i ndërsjellë duhet te ekzistojnë ne një lidhje dashurie. Nëse ne çfarëdo forme ndjeheni te kërcënuar apo te nënshtruar ne njëfarë mënyre nga partneri/ja juaj duhet ti ja bëni te qartë me kohe se këto gjera nuk munde ti toleroni dhe te kërkoni nga ai qe te ndryshoj apo ta zgjidh atë problem. Mos keni frike për një veprim te tillë sepse me vone do te pendoheni. Sipas një hulumtimi rreth 40% te anketuarve kane deklaruar se njohin raste kur ndaj shoqeve/ shokëve te tyre është ushtruar dhunë nga partneri/ja, ne këto raste dominon dhuna e meshkujve, por ka dhune edhe nga partneret femra. Nëse mendoni se kjo nuk mundë te ju ndodhe juve gaboheni. Prandaj, kujdes! Ka gjasa qe ju te jeni ne një lidhje jo te shendosh dashurie nëse:

1. Partneri/ja juaj hidhërohet nëse nuk i leni te gjitha për t’ia plotësuar qejfin atij;

2. Partneri/ja juaj kritikon pamjen tuaj dhe shpesh ju thotë se po te mos ishte ai/ajo ju kurrë nuk do te gjenit një te dashur/dashnore tjetër;

3. Partneri/ja juaj është shume i/e pakënaqur kur ju flisni me shokët/shoqet tuaja;

4. Partneri/ja juaj ju nxit qe te hiqni dorë nga hobi dhe dëshirat tuaja;


5. Partneri/ja sa here hidhëroheni ngrit dorën te ju bije apo refuzon te diskutoj lidhur me atë problem duke menduar se ai/ajo është zot i qeverisjes ndaj ju;

6. Partneri/ja juaj ju nxit ne marrëdhënie seksuale edhe atëherë kur ju nuk jeni ne gjendje për një gjë te tillë përndryshe ky është një dhunim klasik;


Prandaj nëse partneri/ja juaj ju kontrollon, ju izolon nga te tjerët, ju maltreton psiqikisht dhe sidomos nëse ju kërcënon apo maltreton fizikisht është koha kur ti thoni lamtumirë. Mos i arsyetoni kurrë veprimet e tilla ndërsa nëse nuk jeni ne gjendje ti a dilni ne krye vetë kësaj pune mundeni te diskutoni dhe te kërkoni mendimin e shoqërisë se ngushtë dhe familjes për hapat e mëtutjeshëm.



C’farë paraqet për ju një dashuri jo e shëndoshë? A jeni gjendur ju në situate të tilla dhe nëse do vinit në këso situate si da ta tejkalonit? :shpata::predru::shpata::grusht5::predru:
 
Titulli: Dashuri jo e shëndoshë

Hmm.. komplekse si teme, edhe pse duket e thjeshte ne pamje te pare. Jane marre 6 shembuj.. piken 1 dhe 3 edhe mund ta diskutoja, duke shpresuar ne mirekuptim.. ndersa pikat e tjera jane krejt te padiskutueshme. Nuk mund t'i toleroj! Do ishin shenje e mungeses se respektit kundrejt meje si person, kundrejt te drejtave, ndjenjave dhe pasioneve te mia. Per fat te mire nuk jam gjendur ne te tilla situata, por nese do me kish qelluar, do luftoja. Nuk do merrja ciften ne krah joo :D... te me kupton, jam per paqen! :eek:k
Do kisha tentuar te beja dicka, te kuptoja pse lidhja ka arritur ne kete pike, ku qendron gabimi dhe a eshte i rekuperueshem. Dialogu eshte i rendesishem, me mire t'u besh balle problemeve duke folur, se sa t'i lesh gjerat ashtu ne heshtje, duke shpresuar se mos sistemohen vete. Pa u perpjekur te ndryshoj personin qe kam ne krah, pa e "modifikuar", do vleresoja gjithcka pozitive e negative. E nese nga ana tjeter nuk shihet vullneti per te bashkepunuar e per te gjetur nje pike te perbashket, atehere e kote qe te humbasesh me kohe. Jeta nuk mbaron aty. Eshte budallallek te humbasesh respektin per veten, per hir te nje lidhjeje te semure.
 
Titulli: Dashuri jo e shëndoshë

Meq forumi yne ka pesuar nje reforme ( ku kemi freskime te medha anetaresh) thashe per ta zgjuar debatin te rikthejme disa tema. :gjujpeshk:
 
Pe: Dashuri jo e shëndoshë

bahh jam gjendur madje i kam qendru korrekt deri ne max por sa me shume respekt aq me keq ai perdoret meret per dobesi
 
Titulli: Dashuri jo e shëndoshë

Mendoj se shume lidhje te tilla ekzistojne si fillim them si pasoje
e nje lidhje te papjekur, te ngutur per te qene me dike pa e njohur mire, ngutja per te mos qene vetem dhe koha kalon.
Kur je perballe nje gjendje te tille eshte me mire ti japesh fund por nuk eshte e lehte
sepse nganjehere ne kemi ''feta proshute'' ne sy sic thuhet, dmth nuk arrin te dallosh per mom cfare eshte mire apo jo sepse edhe e don.
Ndoshta nuk duhen anashkaluar keshillat qe jepen nga shoqet, nga familjaret sepse ata jane persona te 3-te e shohin me sy ndryshe edhe ne gjendje me te ftohte.
Nuk eshte nje lidhje dashurie kur ai te kontrollon edhe gjene me te vogel, kur duhet ti marresh leje tjetrit edhe per dalje me shoqe.
Ne nje lidhje respekti duhet te jete reciprok, besimi i dyaneshem,mirekuptimi,dhe dialogu.
Cdo problem zgjidhet kur komunikohet ne menyre te qete, kur vleresohen + dhe - , nuk zgjidhet gje me imponim.
Kur pranohen te mirat dhe te keqijat por sbeht fjale per te keqija xhelozi e tepert,mosmireqenie te shpirtit, mendjes, trupit.
Nese nuk zgjidhen keto probleme as ne nje tryeze te rrafshet atehere duhet thene lamtumire, dhe mendoj se ndjesia e lirise eshte teper e bukur.
Nuk mbaron jeta me mbarimin e nje lidhje them se e kunderta te forcon dhe te ben te rritesh me gabimet.Nuk duhet humbur as respekti per veten as vetvetja ne nje lidhje ndryshe nuk eshte personi qe ben per ju.
 
Pe: Dashuri jo e shëndoshë

Vertet ekziston dhe dhuna psikollogjike, e cila vret dhe lendon po aq shume sa ajo fizikja...
Nuk eshte jete ajo mos kesh me qetci ne asnje minute, te transformohesh ne nje robot duke menduar " te bej kete apo mos e bej se si do reagoj ai?", humb spontaneiteti dhe deshira e jetes.
Lidhja/martesa/familja supozohet qe eshte vendi ku gjen ngrohtesine dhe bazen per te hecur perpara, forca qe te shtyn cdo dite te perparosh, jo nje vend i cili te germon nga mbrena, te shkatron dhe o te fut ne dhe o te cmend ( ka mijera femra qe vetevriten per kete shkak).

Keto lidhje te semura, duhen evituar...Edhe nqs se kupton qe ne fillim cfare lloj njeriu eshte ( mund te jete me i miri ne fillim, mund te pesoj ndryshime gjate kohes), edhe nqs ka femije ne mes, NE ASNJE MENYRE NUK DUHET VAZHDUAR NE PAFUNDESI LIDHJA. Mos pranoni te beheni viktimat ne jeten tuaj...
Keni te drejte ne qetci emocionale dhe psihike... Femijet nuk jan ok ne nje lidhje ku ska harmoni, por vetem tension ne ajer. Shume mama mendojne qe nuk eshte zgjidhja divorci sepse femija do ritet vetem...Por nuk mendojne qe ne kete menyre, duke qen te gjithe me nervat perpjet ne ate shtepi, automatikisht asnjeri nuk ka durimin e duhur te meret me femijen, ti ofroj ngrohtesi dhe dashuri dhe kohe per tu lozur sebashku, e ne kete menyre femija rritet ne menyre agresive duke mesuar nje "normalitet" anormal...Dhe keta femije ne rradhen e tyre kur te kene familje do sillen nje soj, sepse ashu kan pare ne shtepi...


Po eshte veshtire te dalesh nga nje lidhje, qe ka kohe qe zgjat, ne te cilen ke ngulur renjat mire, ke investuar ndjenja dhe emocione.... ama duhet fuqi dhe vetebesim qe mund t'ja dalesh dhe vetem....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top