Arfenilla
Themelues i Forumit
Një ndër detajet që të go-det te historia e Muhamedit a.s me Hatixhen r.a, është përdorimi i termit “ushqyerje” (mbajtje gjallë, furnizim), të cilin Profeti a.s e ka përdorur kur ka përshkruar dashurinë e Hatixhes r.a për të.
Ai pat thënë: “Dashuria e saj më ushqeu (më mbajti gjallë)”.
“Mbajtja gjallë” nuk është një term i zakontë dhe as nuk është përdorur rastësisht prej tij. Dashuria e vërtetë e ka një qëllim. Ajo është destinuar që ta ushqejë (ta mbajë gjallë, ta furnizojë) personin që i jepet. Nëse dashuria nuk ta ushqen qenien e shpirtin, atëherë ka vërtet diçka që nuk shkon me të.
Dashuri nuk është kur ti vetëkënaqesh nëse bashkëshortja të qaset si skllave e të bindet, edhe atëherë kur sjellja jote është e padrejtë.
Dashuri nuk është që ti t’i reflektosh tra-umat e tua në ngritjen e zërit ndaj saj.
Dashuri nuk është që ti ta abu-zosh atë ditën e të shfrysh eps-hin tënd prej kafshe, mbi trupin e saj natën.
Kjo nuk është dashuri, por sëmundje. Është një gangrenë që ta merr jetën nga duart dalëngadalë e me mundim.
Nëse marrëdhënia jote me bashkëshorten është e tillë, e nëse ajo të duron edhe duke qenë i tillë, atëherë ju keni të dy nevojë për ndihmë. Keni nevojë për mendjehapje, për dikë që t’ju bëjë të kuptoni se dashuria e vërtetë nuk ka lidhje me nënshtrimin e as me kokëuljen e njërit apo tjetrit, por ka lidhje me ushqimin, me mbajtjen gjallë, me furnizimin. Ajo duhet të jetë ushqim që t’i jep jetë trupit dhe shpirtit./
Klodi Smajlaj