Dashuri e shëndoshë

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Nëse mendojmë se vështirë është te jesh i vetëm, duhet ta dimë se nganjëherë është edhe me vështirë te jemi ne një lidhje dashurie!

Nganjëherë duket mision i pamundur te gjejmë dikë, i cili apo e cila është krijuar për ne dhe qe do te mendoj te njëjtën gjë për ne. Megjithatë, kur ndodhë një gjë e tillë, atëherë ngazëllimi nuk ka fund dhe asgjë tjetër nuk na duket e rëndësishme. ثshtë gjë normale qe bota te na duket një ultësirë e pafund dhe pa kurrfarë pengese ne fillim te çdo lidhje por me kalimin e kohës vërejmë se jeta është plotë batica dhe zbatica.
Sido qe te jetë shumë nga ne ’’verbohemi’’ dhe nuk e vërejmë se jemi ne dashuri me personin e gabuar, apo ndoshta ne jemi personi i gabuar. ثshtë shume vështirë te dashurojmë dikë, i cili nuk e do as veten e tij/saj apo te na dashuroj dikush kur ne nuk e duam as veten. Nëse partneret janë ne një lidhje dashurie dhe luftojnë për vet respekt atëherë ka gjasa qe ajo lidhje te ketë probleme te theksuara. Nga kjo vërejmë se dashurisë duhet kontribuar te dy partneret ne mënyrë te kujdesshme. Ne dashuri me nuk jemi vetëm dhe duhet pasur kujdes hapat qe marrim, dashurin duhet ujitur te dy partnerët...........

Shtrohet pyetja se cilet jane faktoret qe e bëjn një lidhje dashurisë te jetë e shëndoshe?:cheer::cheer:
 
Redaktimi i fundit:
per mua faktoret kryesor jan DAHURIA,BESIMI DHE RESPEKTI,mbi bazen e ketyre faktorve funksionon nje dashuri e shendetshme dhe pa probleme,nese nje nga keta faktore mungon lidhja e dashuris eshte ne lekundje .
 
Nëse mendojmë se vështirë është te jesh i vetëm, duhet ta dimë se nganjëherë është edhe me vështirë te jemi ne një lidhje dashurie!

Nganjëherë duket mision i pamundur te gjejmë dikë, i cili apo e cila është krijuar për ne dhe qe do te mendoj te njëjtën gjë për ne. Megjithatë, kur ndodhë një gjë e tillë, atëherë ngazëllimi nuk ka fund dhe asgjë tjetër nuk na duket e rëndësishme. ثshtë gjë normale qe bota te na duket një ultësirë e pafund dhe pa kurrfarë pengese ne fillim te çdo lidhje por me kalimin e kohës vërejmë se jeta është plotë batica dhe zbatica.
Sido qe te jetë shumë nga ne ’’verbohemi’’ dhe nuk e vërejmë se jemi ne dashuri me personin e gabuar, apo ndoshta ne jemi personi i gabuar. ثshtë shume vështirë te dashurojmë dikë, i cili nuk e do as veten e tij/saj apo te na dashuroj dikush kur ne nuk e duam as veten. Nëse partneret janë ne një lidhje dashurie dhe luftojnë për vet respekt atëherë ka gjasa qe ajo lidhje te ketë probleme te theksuara. Nga kjo vërejmë se dashurisë duhet kontribuar te dy partneret ne mënyrë te kujdesshme. Ne dashuri me nuk jemi vetëm dhe duhet pasur kujdes hapat qe marrim, dashurin duhet ujitur te dy partnerët...........

Shtrohet pyetja se cilet jane faktoret qe e bëjn një lidhje dashurisë te jetë e shëndoshe?:cheer::cheer:

Ketu eshte puna te mos verbohesh, sepse ateher nuk e shikon realitetin dhe mundesia per nje dashuri te shendoshe eshte e vogel :(
 
Kitrra pa e zgjatur shume une po i pergjigjem pyetjes tende..sic une e mendoj:D

Nje dashuri e shendoshe, nje dashuri qe te zgjase do perkujdesje dhe njekohesisht te jete e lire.Dhe me perkujdesje kuptojme, vleresimin e njeri-tjetrit, respektin, dashurine, mirkuptimin edhe ne situatat me kritike e ne zenkat qe ndodhin...te mos jemi egoist e te kthehim kurrizin ne veshtersit qe dalin gjate rruges.Dashuria ka nevoje edhe per liri....pra te mos jesh posesiv, xheloz apo pronar.
 
Kitrra pa e zgjatur shume une po i pergjigjem pyetjes tende..sic une e mendoj:D

Nje dashuri e shendoshe, nje dashuri qe te zgjase do perkujdesje dhe njekohesisht te jete e lire.Dhe me perkujdesje kuptojme, vleresimin e njeri-tjetrit, respektin, dashurine, mirkuptimin edhe ne situatat me kritike e ne zenkat qe ndodhin...te mos jemi egoist e te kthehim kurrizin ne veshtersit qe dalin gjate rruges.Dashuria ka nevoje edhe per liri....pra te mos jesh posesiv, xheloz apo pronar.

Me nje mendje me ty...
 
Përkrahja

Kusht mjaftë i rëndësishëm qe ndikon mjaft shumë për një dashuri te shëndosh është përkrahja. Pran partnerit/es me siguri se do kishim dëshirë te ndjeheshim te sigurt. Ne jetë ne përballemi me situata te llojllojshme nga ato te mirat deri te situatat e këqija. Ne këso situatash besoj se secili nga ne ka nevojë për një përkrahje, dhe një përkrahje e ardhur ne këto momente nga dashnori/ja do te ishte e mirëseardhur dhe do na kishte dhënë fuqinë e te vepruarit. Besoj se secili nga ne ka nevojë për përkrahje andaj mundësisht mos e refuzoni atë nga dashnori/ja kur ai/ajo është serioze edhe pse ndoshta ajo përkrahje nuk është e përkryer. Inkurajoni dashnorin/en tuaj me përkrahje te ndryshme sidomos ne arritjen e sukseseve sepse ju do jeni pjesë e suksesit te saj/ tij. Nuk na duhet përkrahja vetëm ne momente te rënda apo kur ndodhë diçka e keqe. Një numër i madh i njerëzve janë ngushëllues te mirë kur ju ecën mbrapsht, por nuk duken asgjëkund kur ju ecën mbarë. Besoj se këta tipa nuk e meritojnë dashurin nga ne. Në një lidhje te shëndosh dashurie partneri/ja na duhet pranë edhe kur jemi te pikëlluar por edhe atëherë kur duhet festuar sukseset tona.
Qëndroni pranë njeri tjetrit dhe jepni përkrahje te arsyeshme partnerit/es por edhe kritikoni ne mënyrë te qetë kur është nevoja, sepse edhe kritika e shendosh është një lloj përkrahje. Insistoni vazhdimisht te dashnori/ja juaj qe të ju jep përkrahje por edhe ju bëni te njëjtën gjë dhe besoj se do ja kaloni shumë bukur.
 
Ndoshta askush nga ne s'eshte aq magjik sa per te magjepsur dike tjeter. Por njerezit dashurohen, ose mendojne se dashurohen, jetojne bashke dhe lene pasardhesa.

Une mendoj se pikerisht problemi trashegohet zinxhir.
Dy prinder qe ndoshta nuk kane gjetur njeri-tjetrin, sjellin ne jete nje femije qe eshte i prirur te trashegoje fatin e prinderve. Dhe eshte pikerisht kjo krijese jo e edukuar ne menyren me te duhur, qe ben qe dashuria te duket si nje enderr e nje bote te vjeter.

Thjesht kendveshtrimi im !
 
Kitrra pa e zgjatur shume une po i pergjigjem pyetjes tende..sic une e mendoj:D

Nje dashuri e shendoshe, nje dashuri qe te zgjase do perkujdesje dhe njekohesisht te jete e lire.Dhe me perkujdesje kuptojme, vleresimin e njeri-tjetrit, respektin, dashurine, mirkuptimin edhe ne situatat me kritike e ne zenkat qe ndodhin...te mos jemi egoist e te kthehim kurrizin ne veshtersit qe dalin gjate rruges.Dashuria ka nevoje edhe per liri....pra te mos jesh posesiv, xheloz apo pronar.

Me kete mendim jame dhe une.
 
Tema shume e bukur....por une s'po formoj dot asnje fjali ne lidhje me te. Shume mendime, shume kontradikta, me nje fjale lemsh :D Gjithesesi kenaqesi qe ju lexoj juve.
 
Barazia

Faktor mjaft i rëndësishëm për një dashuri të shëndosh është edhe barazia mes partnerëve në dashuri. Nëse jemi ne një lidhje dashurie dhe dëshirojmë qe kjo lidhje te realizohet me sukses dhe të jetojmë një jetë të lumtur duhet përkujtuar se me nuk jemi të vetëm dhe duhet të jemi te gatshëm të marrim por edhe të japim ndoshta edhe gjëra te dhimbshme njëkohësisht. Duhet harruar qe jemi të vetëm dhe duhet rikujtuar qe në jetën tonë është edhe dikush tjetër si pjesë e procesit jetësor qe po e kalojmë. Nuk duhet aspiruar qe ne jemi dhe mundemi te vendosim gjithçka mbi jetën e qiftit dhe duhet dhënë mundësin qe edhe partneri tjetër te ketë mundësin e marrjes pjesë ne çdo vendimmarrje qe lidhet me jetën tonë të përbashkët. Duhet të jemi të gatshëm për kompromise te dyanshme deri në atë shkallë kur e vërejmë se personaliteti ynë po humbet.:ciaoo:
 
Respekti

Një nder shenjat parësore qe duhet ndjekur ne dashuri dhe qe ndikon qe një dashuri te jetë e shëndosh mendoj se është respekti ndaj njeri – tjetrit(mes partnerëve). Respekti nënkupton kur personi i caktuar i respekton tiparet qe e karakterizojnë partnerin e tij/saj. Lidhjet e dashurisë, sidomos tek tinejxherët, shpesh janë shumë intensive. A te do partneri për atë qe je apo për atë qe mundohesh te bëhesh? Apo te do për shkak te dellit qe ke për humor apo muzikë, bukurisë apo te do për shkak te nivelit tende intelektual apo pasurisë? Atë dëgjon me vëmendje derisa flet, a i dëgjon me vëmendje problemet dhe brengat tuaja? A te respekton kur i thua se diçka nuk funksionon dhe se bashku mundoheni ta tejkaloni atë situatë dhe anasjelltas?
Mendoj se respekti duhet te jete parësor dhe i dyanshëm tek qiftet e pjekura. Nëse dashurojmë dike edhe duhet ta respektojmë me te gjitha te metat dhe te mirat qe ka sepse nuk ka njerëz ideal ne ketë jetë ashtu sikur edhe ne qe nuk jemi ideal. Respekti i sinqertë ndaj njeri tjetrit do na mundësoj jete te lumtur dhe harmoni ne jetë si dhe krijimin e një mardhënje dhe familje te shendosh.
 
Kitrra me pelqyen te gjitha postimet e tua ne lidhje me kte tem.Përkrahja,barazia,respekti... 3 gjera te cilat i ke pershkruar aq mir...

Cdo mardhenie e mir ka nevoj per sensin e humorit,per ti perballuar dhe tejkaluar me leht momentet e tensionuara qe egzistojn gati ne cdo mardhenie.

Kam lexuar diku se ekspertet pohojn se esht mbajtja e premtimeve te marteses-i mban ciftet te bashkuara dhe ne dashuri!Edhe pse thon shum premtime kur martohen nuk u kushtojn rendesi fjaleve qe kan then.

Nje gje tjeter qe e ben martesen te shendosh esht mirnjohja-duhet te shprehesh mirnjohjen per partnerit,cdo her qe e ndjen te nevojshme te thuet.
 
Komunikimi

Një nder sfidat me te mëdha te qifteve bashkëshortore apo mes partnerëve te dashuruar ne kohën e sotme është Komunikimi dhe mënyrat se si e realizojmë Komunikimin. Komunikimi është metoda perfide dhe me e shkëlqyer për te zgjidhur te gjitha mosmarrëveshjet dhe problemet qoftë ne jetën e përditshme por edhe mes partnerëve. Mënyra se si i qasemi Komunikimit ka një rendësi shumë te madhe. Nëse i qasemi me vrazhdësi dhe ashpërsi do te krijojmë vlera negative te partneri dhe rrethi ndërsa nëse i qasemi me mirësjellje dhe ëmbëlsi do te krijojmë një imazh krejt ndryshe. Nuk thotë kotë fjala e popullit ‘’ Goja të ofron goja të largon.
Sigurisht shpeshherë kemi dëgjuar se femrat dhe meshkujt nuk flasin me gjuhë te njëjtë. Nëse nuk jemi te sigurt se çfarë ka menduar partneri/ja jonë kur e ka thënë ndonjë fjalë apo mendim, atëherë me rëndësi te madhe është ta sqarojmë këtë gjë dhe hapur te komunikojmë për gjerat qe na mundojnë sepse nëse i lejmë gjerat kohës atëherë problemet dhe kundërthëniet vetëm sa do vijnë duke u shtuar dhe grumbulluar dhe komunikimi do te jetë me i vështirë. Sot te gjithë ne jetojmë një jetë shumë dinamike sa qe shpeshherë na mungon edhe koha e lirë për shumë gjëra, dhe si pasoj e kësaj mundë te lindin keqkuptime te ndryshme gjate bisedave te ndryshme duke mos pasur mundësi dhe kohë për te komunikuar shlirë. Shpeshherë mes partnerëve ka kundërthënie te cilat njeri apo tjetri partner ulë kokën edhe pse ndihet i fyer apo i nënshtruar dhe këto telashe ja lenë kohës për ti zgjidhur me shpresën se koha shëron plagë. Unë mendoj se këto gjera nuk duhet lenë kohës për ti zgjidhur sepse këto probleme gradualisht do te akumulohen dhe një ditë njeri partner do ta ndiej veten si mbret/princeshë ndërsa tjetri si shërbëtor dhe shumë shpejtë këto probleme të lejuar nga ne qe te zgjidhet me kohën do te akumulohen në një bombë dhe ne momentin e eksplodimit do kemi shumë telashe. Unë mendoj se rruga më e mirë për te zgjidhur kundërthëniet, keqkuptimet dhe problemet e vogla ditore do te ishte qe te rezervojmë një kohë te lirë për komunikim dhe te shpjegohen dhe arsyetohen këto gjera. Besoj se do te ishte shumë me mirë dhe ne do ishim me të lumtur me partnerin/en.
Asnjëherë mos ngurroni te flisni me partnerin/en tuaj duke menduar se ai/ajo nuk do të dëshironte të dëgjonte mendimin tuaj ose se mund të dukeni si të marrë me pyetjet e tilla, së paku edhe nëse ai/ajo nuk dëshiron te ju dëgjoj ju bëja me dije brengat tuaja.
Komunikimi i ndërsjellë është ndër ilaçet si te themi për një jetë të lumtur mes partnerëve dhe për një dashuri te shëndosh.
 
Sinqeriteti

Shenjë thelbësore për dashuri te shendosh dhe jetë te lumtur mes partnerëve është edhe Sinqeriteti. Sinqeriteti shkon krah për krah me besimin, sepse si munde ti besojmë dikujt qe nuk ka qen i sinqertë me ne? Mes partnerëve besoj se duhet te ekzistoj një sinqeritet i dyanshëm. Ne dashuri duhet harruar se tani je i vetëm, porse tani duhet kujtuar gjithmonë se i takon edhe dikujt tjetër me te cilin ke planifikuar jetën dhe ja vlen qe çdo problem dhe çështje tjetër te diskutohet me sinqeritetin me te madh. Mendoj se me mire është te tregohesh i sinqertë edhe nëse ke bërë ndonjë gabim se sa te mundohesh ta mbulosh atë. Sinqeriteti ndikon shume ne rritjen e besimit ne mes te dy partnereve përndryshe do te shkatërrohet gjithçka me kohen e vet. Për shembull, nëse te ka thënë partneri se ndjehet i/e lodhur dhe se dëshiron te shkoj ne shtëpi te pushoj dhe po atë natë vonë e keni parë diku ne kinema apo lokal nate, atëherë si mundë te thuhet se ai nuk do te tregohet jo i sinqertë edhe për gjera tjera me te rëndësishme?
Tregohuni te sinqertë ne dashuri nëse dëshironi qe jeta tu shndërrohet ne një lumturi te vërtet.
 
Kitrra, ti i ke pershkruar pothujse te gjithe faktoret aq mire sa kshu ne pergjithsi skam cte shtoj
Kurse sa m perket mua ... nje nga ata faktore Komunikimin e kam "pike te dobet" :D
Dhe them se vetem komunikimi i mire qe kam patur dhe kam me te dashurin e ka mbajt nje lidhje te forte edhe pas shume stuhive e veshtirsive qe ti sjell jeta...
Duke mundur te komunikosh me te ... po kur them te komunikosh e kam fjalen qe te shprehesh me te per cikerrimen me te vogel e deri te gjerat me "absurde" ndoshta te flasesh per gjithcka ... dhe ato momente te ndjehesh aq e lirshme sa c ndjehesh kur ti shkruan ne ditarin tend..dmth i le hapsir tjetrit te te njofi 100% per ATE QE JE...dhe ateher duke e ditur se ai te njef per ate qe je ... te dashuron per ate qe je..te rrespekton ..te gjitha keto i shijon pa piken e dyshimit ...
Nje komunikim i mire dhe i sinqert me partnerin sjell Besimin rrespektin dhe dashurine e pa fund ...jam e bindur per kte! :)
 
Faktoret me te rendesishem i keni permendur d.m.th. dashuria respekti keto e kishin be nje dashuri te shendosh shume me pelqyn postimet ketu :D :kercim:
 
Besimi

Një nder shenjat parësore qe duhet ndjekur ne dashuri dhe qe ndikon qe një dashuri te jetë e shëndosh mendoj se është besimi ndaj njeri – tjetrit(mes partnerëve). Besimi është shenja primare e cila na jep te kuptojmë se një dashuri lundron ne ujëra te shëndosha. Të kesh kujt ti besosh ne dashuri mendoj se është dhurata me e çmuar ne bote. Andaj besimit mendoj se duhet kushtuar kujdesin me te madhe. Si ti besojmë, çka te besojmë dhe çka jo, si te rritet besimin mes partnereve ne një lidhje te dashurisë mendoj se janë gjerat te cilat ja vlen te kujdesemi. Mendoj se provokimet lidhur me besimin nuk kryejnë pune dhe vetëm na shkaktojnë telashe te reja. Xhelozia? Edhe pse nganjëherë pak xhelozi është e mirëseardhur mendoj se nuk ka lidhje dashurie aty ku ka shume xhelozi. Komunikimi dhe sjelljet e përditshme te matura mendoj se ndikojnë ne rritjen e besimit............
 
Dialog-duhet folur gjithmone e per gjithçka me ate qe ke ne krah.
Respekt-duhet te kesh nje respekt te madh per ate qe ke perballe dhe per veten
Liri-nuk duhen vene limite ne nje dashuri,gjithsecili duhet te kete ato hapsirat e tij dhe te mundohen ti nderthurin bashke
Besim-e tha dhe Kitrra.Mendoj qe eshte faktor shume kryesor...Nga mungesa e besimit,lindin zenkat qe dergojne ne nje mosdialogim,ne mosrespekt e ne cenim lirie..
 
dashuri e shendoshe ne partnere te shendoshe.
 
Titulli: Dashuri e shëndoshë

Pese keshilla per nje jete te lumtur ne dashuri/bashkeshortesi:


  1. Mos u fjalosni, sa me larg fjalosjeve. Mundohuni qe problemet e medha ti zvogeloni e te voglat te behen te parendesishme. Mos u jepni dramaticitetin e panevojshem problemeve sepse te gjithe kan probleme. Beni kujdes: Ne prezenc te shoqerise kurre mos e kritikoni e mos te ndodhe te fjaloseni me te dashurin/en/ bashkeshortin/en, por, mos lejoni qe ato te grumbulloheni. Zgjidhni problemin me qetesi posa te kete ndodhur ne momentin me te volitshem.
  2. Mos u mundoni ta ndryshoni partnerin/en bashkeshortor/e-dashnorin/en. Ai/ ajo tashme eshte e rritur dhe ndikimi juaj nuk munde te sjelle aq shume rezultate perveqse neveri.
  3. Shpreheni vemendje te imta. Keto jan qelesi i suksesit.
  4. Behuni i/e sa me njerezishem para partnerit/es bashkeshortor/e-dashnorit/es.
  5. Lexojini sa me shume libra te mire mbi seksualitetin. Seksualiteti ne dashuri/martese eshte paresor, madje shkaktari kryesor i mosmarrveshjeve. Mospershtatmeria seksuale eshte faktori me i shpeshte ne shthurjet e martesave dhe dashurise. Nente nga dhjete martesat e shkurorezuara shkaterrohen pikerisht per arsye te problemeve seksuale. :gjujpeshk:
 
Titulli: Dashuri e shëndoshë

besoj si fillim sinqeriteti ... nuk duhet te hiqemi per dike qe sjemi ....(dhe un ket gje e kam pas shum te veshtire .....
edhe pse e shumta ktu mendojn se jam agresive... mund tju siguroj qe ne qe dukemi kshu e kemi zemren shum te but).
un te raporti im nuk do te doja shum monotomi ... monotomi te jet vetem dashuria e pafund :)
gjithashku dhe respekti per njeri-tjetrrin ..
duhen pranuar disa difekte tek njeri tjetrri ... nuk jemi perfekt ne cdo kend

dhe ajo qe ka me rendesi .... eshte te degjojm njeri tjetrrin.... te kritikojm gjerat qe sna pelqejn ...
dhe.... mos te ket tradhti ....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top