Dashuri e ndaluar - Kur priftërinjtë shkelin celibatin

ida angel

:)
V.I.P
Celibati është pjesë e dogmave të Kishës Katolike. Kur priftërinjtë dashurojnë, ndeshen me pasojat e thyerjes së një tabuje.

Që prej më shumë se 900 vjetësh Kisha Katolike kërkon prej priftërinjve të saj dlirësi e virgjëri. I ashtuquajturi celibat, pra ndalesa për t'u lidhur në bashkëshorti, mundëson një marrëdhënie pa pengesa me Zotin, thuhet. Celibati u vendos më 1139, në të ashtuquajturin Këshill të Lateranos. Deri sot Celibati mbetet njëri nga ligjet më të diskutueshme të kishës.

Johannes Wendeler konsiderohet fjalëshkelës, sepse atëherë ra në dashuri.
w1.jpg

Atëherë ai nuk llogariti se mund të ndodhte diçka e tillë, thotë dhe shfleton albumin e tij. Kur filloi në moshën 30 vjecare punën e priftit, ai nuk kishte pasur kurrë ndonjë marrëdhënie me një grua. Ky ishte edhe shkaku se pse ai besonte se celibati do të ishte një rrugë e pranueshme për jetën e tij. Për shtatë vjet ai ka qenë prift, së fundi në një komunitet të vogël në Bergischer Land. Atje ai takoi Lydia Piechotta-n.

"Unë them gjithmonë: ne nuk e kemi kërkuar njëri-tjetrin e megjithatë e gjetëm. Ne kishim të dy jetën tonë, jetën tonë të plotësuar dhe megjithatë e gjetëm njëri-tjetrin. Dhe kur kemi të bëjmë me një dhuratë të tillë, që na u dha, atëherë nuk mund ta flakim atë thjesht tutje.“

Lydia Piechotta është me profesion fizioterapeute, një grua energjike me buzëqeshje të fiksuar në fytyrë. Johannes Wedeler shkoi për t'u kuruar te ajo, pasi pati thyer dorën në një aksident automobilistik. Nga bisedat e mira në orët e terapisë u zhvillua një miqësi e fortë, dhe më në fund, në një ditë pushimi kjo u shndërrua në dashuri.

"Në një ditë ne ishim në Xanten. Kur u kthyem nga Xanteni u ndjemë shumë afër me njëri-tjetrin“, - tregon Johannes. Ndërsa Lydia kujton: „Më duket se kjo ndodhi kur po ktheheshim. Po, dita ishte vërtet e bukur, ne pamë dhe përjetuam shumë dhe pastaj ne i thamë vetes: pse jo?“
w2.jpg

Celibati nuk është urdhëresë hyjnore

Por një pse dashuri e fshehtë në fillim mund të jetë romantike dhe eksituese, në fakt ajo është një barrë e madhe.

Lydia Piechotta nuk do të kishte qenë e gatshme që në plan afatgjatë ta kishte vazhduar kështu marrëdhënien. Edhe për Johaness Wendelerin u bë shpejt e qartë, se ai nuk mund ta vazhdonte përjetësisht marrëdhënien, duke e mbajtur të fshehtë. Pas rreth një viti dashurie të fshehtë, ai njoftoi për këtë kardinalin përgjegjës, Kryepeshkopin e Këlnit, Kardinalin Meissner:

"E gjitha rezultoi më keq se ç'e kisha marrë me mend unë. Peshkopi tha se në fakt, gruan time të ardhshme duhej ta paralajmëronin që të ruhej nga unë, sepse unë nuk e mbaja fjalën, gjë që e kisha vërtetuar me këtë akt.“

Po në të njëjtën ditë, Wendelerin e pezulluan nga detyra. Sepse ligji i dlirësisë është ligj i hekurt në kishën romano-katolike, ai është kushti kryesor për faljen prift. Kjo në një kohë kur celibati nuk është urdhëresë hyjnore; në Bibël për këtë nuk gjendet një argumentim i qartë.

Ligj i konstetuar i Kishës

Tema e celibatit është bërë aktuale tani kur po bëhen të njohura gjithnjë e më shumë raste të dhunës seksuale në shkollat katolike dhe në institucionet e tjera kishtare. Megjithatë, ekspertët nuk shohin një lidhje të drejtpërdrejtë midis celibatit dhe shpërdorimit seksual.
w3.jpg

500.000 priftërinj katolikë ka aktualisht. Rreth 100.000 prej tyre janë pezulluar aktualisht nga detyra – shumica sepse kanë thyer kërkesën për ruajtjen e dlirësisë. Shoqata e priftërinjve katolikë dhe gratë e tyre luftojnë në Gjermani që prej 25 vjetësh kundër celibatit.


StopInjorances
 
Te shkruash nje shkrim te tille e te moa dish historine, eshte identik sikur te besh "mjeshtrin" e veres, pa pire alkol kurre!!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top