Dallimi mes - ai dhe ajo

Princesha

Warrior Princess
V.I.P
DALLIMI MES - AI DHE AJO -

- Ajo: E lind fëmijën e saj me sa vështirësi dhe, pas një jave, e gjen të qëndrojë e ngritur, duke e mbajtur fëmijën e saj në njërën dorë, e me dorën tjetër e përgatit ushqimin. Në të njëjtën kohë, përkujdeset për fëmijët tjerë, i përgatit për në shkollë, rregullon shtëpinë dhe bëhet gati për vizitën e familjes së burrit në darkë tek ajo.

- Ai: Gjatë teshtimës së parë nga moti i ftohët, e sheh se e ka kapluar lodhja, e nuk ka fuqi të punon dhe merr pushim të hapur nga puna e tij. Për vete kërkon ushqime të posaçme, e ilaçe të posaçme, e sjellje të posaçme dhe mbulohet me një qosh ditën e natën. Pas gjithë kësaj, burri e akuzon gruan se është e përkëdhelur!!

- Ajo: I ndihmon fëmijës në kryerjen e detyrave të shkollës, diskuton me burrin e saj për një temë të re, i përgjigjet motrës së saj në telefon që ta qetëson pasi që është grindur me burrin e saj dhe ia tërheq vërejtjen bijës së saj, e cila është në periudhën e pubertetit, për gjuhën e saj të gjatë, dhe gjithë këtë e bën e fokusuar dhe me koncentrim të njëjtë!

- Ai: Do të lexon ndonjë lajm në gazetë dhe iu bërtet “Heshtni më lëni të qetë të fokusohem”.

- Ajo: Shkon në punë herët në mëngjes dhe kthehet në drekë për ta përgatitur drekën, shkon në mbledhje prindërore që të flet me mësuesen për gjendjen e fëmijës së saj, ta merr fëmijën e saj për në terminin me mjekun, e viziton shpejt nënën e saj dhe kthehet e buzëqeshur, e qetë, që t’i kryejë detyrimet e saj bashkëshortore.

- Ai: Shkon në punë në mëngjes dhe, kthehet nga puna i nervozuar, e duke e mallkuar punën dhe punëtorët! E gjen çdo gjë gati, e ha drekën, e pastaj flenë, pas gjumi del me shokët, e kthehet natën dhe ulet e shikon televizion, i fokusua në çdo program dhe emision, dhe në fund, shkon në krevatin e tij duke thënë “ju nuk e dini se çfarë lodhje ndjej”!

- Ajo: Nuk fle para se të jetë e sigurt për anëtarët e shtëpisë, e vë kokën e saj mbi jastëk përplot brenga, e probleme, e pyetje: sëmundja e fëmijës, mësimi vajzës, termin i djalit me stomatologen, ngushëllimi i fqinjës, çfarë të gatuaj nesër... dhe kështu, në këtë gjendje e zë gjumi.

- Ai: Zhytet në gjumë para se ta vë kokën mbi jastëk, e gërhitja e tij e lartë e zgjon krejt familjen, e nganjëherë edhe fqinjët, e kur zgjohet në mëngjes thotë: “I këputur jam, nuk kam fjetur mirë mbrëmë!!”.

Ai: Burrë!
Ajo: Xheneti është nën këmbët e saj!

- Sa e mrekullueshme dhe e bukur që je ti “Ajo”! Dhe ajo më e bukura është se, këto fjalë të vërteta dhe të mrekullueshme janë të shkruara nga “Ai”!

Përcillni këto fjalë tek “Ajo” që ta din vlerën e saj në Islam!!

Hoxhë Irfan Jahiu... FB
 
Titulli: Dallimi mes - ai dhe ajo

Shyqyr Zotit nuk kam nje 'ai' si ky ketu ne shkrim!
Jam me fat! Zoti ma ruajte burrin!
 
Titulli: Dallimi mes - ai dhe ajo

Dhe perfundon 60 vjece ne depresion sepse ka humb fare identitetin e vet si femer...
E lodhur e sfilitur... Me fytyr te vrar ... pa hobby dhe e vetmuar sepse tashme femijet kan kriju familjen e tyre dhe shifen kur kan mundesi.
Me vjen keq per fatin e ktyre nenave por kan nje % te madhe faji sepse sjan rebeluar kurre.
Kush eshte rebeluar ca her ka henger dhe dajak ... Por a ja vlen te jetosh si skllave?
Te krijosh familje sot eshte sakrific por sduhet te jet vetem e femres...
Ka dit qe ai punon ne shtepi dhe e vej te gatuaj per te dy qe kur kthehem nga puna ta kem buken gati...
Ose ose te shtunen qe e ka te lir dhe un cohem ne 4 te mjesit ai bon tgjitha punet e shtepis ( normal, jo tgjitha por aq sa i kam mesuar une) dhe kur i them "faleminderit zemer" me pergjigjet gjithmon :"ske pse... eshte normale sepse jetojme bashk"

Zgjidhini mir partneret sepse me nejt gjith diten ne divan dhe me pi me miqt di dhe un vet!
 
Titulli: Dallimi mes - ai dhe ajo

Shyqyr Zotit nuk kam nje 'ai' si ky ketu ne shkrim!
Jam me fat! Zoti ma ruajte burrin!

hahhah u myte duke e lavdru at burrin tone :) Na bere kurreshtar qe ta njohim se cili eshte :p

P.sh., nuk ke nevoj publikisht te na tregosh , mundesh ne ... lol


princesh , une ne kete teme po ndihena i diskriminuar !
 
Titulli: Dallimi mes - ai dhe ajo

Me pas ndonje tip si ky i bie me e mbajt vec per emer, qe jam kam burre....me mir rri vetem fare.
 
Titulli: Dallimi mes - ai dhe ajo

hahhah u myte duke e lavdru at burrin tone :) Na bere kurreshtar qe ta njohim se cili eshte :p

P.sh., nuk ke nevoj publikisht te na tregosh , mundesh ne ... lol


princesh , une ne kete teme po ndihena i diskriminuar !

Nqs ka rene ne sy kerkoj ndjese, por vertet ate ndjeva ne ate cast. Fatkeqsisht ka sh burra si ky ne shkrim,madje dhe ditet e sotme dhe prandaj ndihem me fat. Do kujdesem mos ta permed me :)
 
Titulli: Dallimi mes - ai dhe ajo

Sigurisht qe dele te zeza ka kudo, dhe eshte fakt qe shume edhe nga burrat nuk e dine vleren e gruas, apo nuk e kuptojne boten e tyre, sidomos ne situata te tilla dhe kjo asesi nuk eshte diskriminuese per burrat, nese nuk ben pjese ne kete grup.
 
Titulli: Dallimi mes - ai dhe ajo

Shaka bona Soulmind . Permende , permende , se je e thirrur ta lavdrosh kur eshte per tu lavdruar , dhe jo sic ndodh nga grat e sotit vetem i kritikojne burrat e tyre .
 
Titulli: Dallimi mes - ai dhe ajo

Nshum familje keshtu esht. Gruaja ben gjithshka e burri esht egoist qe mendon vec per veten. Shpresoj tmbie ndonje mashkull qe tmndihmoj per punet e per femijet.Jo mashkull qe del e pin gjith diten neper lokale e duke gjuajtur goca te reja.
 
Titulli: Dallimi mes - ai dhe ajo

Keto jane nje realitet qe shumica e grave e kane perditshmeri dhe burrat ankohen si plaka te keqija... Kjo nuk e ben nje grua me te dobet, por me te fort, se eshte zonje, durimtare dhe ja arrin cdo gjeja, pa burrin... Burri eshte perkrahes, duhet te ja zvogeloj cdo pesh, merzi ose ti ndihmoj qe ta bej te ndjehet e vlefshme, dhe ti tregoj per rendesin e saj mjafton me nje buzeqeshje duke e shikuar ne sy...
Une personalisht nuk besoj se sot eshte bash keshtu, grat e sotit, shpesh ja bejn me dije burrit se nuk jane me zort per te, e kunderta qe e benin burrat nje kohe...
 
Titulli: Dallimi mes - ai dhe ajo

Qe eshte parajsa aty diku te kembet e saj edhe e besoje :gjuhe::titanik: Ama keto rolet Ai e ajo, :kafeja: Jo rralle ndryshohen :tv:
 
Titulli: Dallimi mes - ai dhe ajo

Si ka duk femres puna pa rroge jo,pa le te punoje 24/24 ..ai prap do te thote "ca ben gjithe dites?"
 
Titulli: Dallimi mes - ai dhe ajo

Si ka duk femres puna pa rroge jo?"

Pse mi dreq qa punerash kryen femra pa rroge?:yep:
 
Titulli: Dallimi mes - ai dhe ajo

Ahaha ato te shpise e naten duke i be freski burrit :p

Po edhe NE moj kryejme detyrat e shtepise falas :gjuhe: Mos na akuzoni tash per mosberje detyrash :gjuhe:
 
Titulli: Dallimi mes - ai dhe ajo

Ku jane keta burra aman se direkt kam me e martu lol

Ju vetem atehere kur doni qe gruja tu plotesoj ndonje tek....anej nga turni i nates :p ahaha
 
Titulli: Dallimi mes - ai dhe ajo

Ku jane keta burra aman se direkt kam me e martu lol

Ju vetem atehere kur doni qe gruja tu plotesoj ndonje tek....anej nga turni i nates :p ahaha

Mos i degjo nuset ti se tkan friksu kot :titanik: Burrat jane serioze ne pune ne cfardo turni: Dite e Nate :kafeja:
 
Titulli: Dallimi mes - ai dhe ajo

Te mblidhen nuset ketu te shohim kush thote te verteten :p

Kitrra mendoja se naten flinin gjume lol
 
Titulli: Dallimi mes - ai dhe ajo

Kitrra mendoja se naten flinin gjume lol

Kush mi? Burrat te flene gjume! Burrat jane si lepujt flejne me sy hapur :kapele: Sapo ndegjohet urdhri ne ne kembe per zbatim :qershi:
 
Titulli: Dallimi mes - ai dhe ajo

Zbatimin e beni vec kur ju jepet urdhri,jo me deshire :p dmth abuzojne lepurushet me ju lol

Ah te shkretet ju tani po kuptoj,paski vujt shume lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top