Arfenilla
Themelues i Forumit
Pasi ka udhëtuar më shumë se tetë muaj e gjysëm, sonda Curiosity është ulur në Mars mëngjesin e sotëm.
Agjencia hapësinore amerikane ka arritur ta ulë me sukses robotin e ri gjigand në Mars.
Lajmi për mbërritjen e sondës është pritur me entuziazëm në qendrën e kontrollit në NASA. Brenda pak sekondash, sonda 2/5 miliard dollarësh ka sjellë imazhet e para nga shtëpia e saj e re.
Edhe pse ishte një imazh me rezolucion të ulët, ku shfaqeshin rrotat dhe hija e sondës, lajmi u prit me gëzim.
Brenda pak ditësh pritet që të vijnë të tjera imazhe me ngjyra.
Për shkak se nuk do kishte komunikim me radio, ishte një moment kur shkencëtarët nuk kishin informacion për sondën. Këto u quajtën edhe shtatë minutat e terrorit.
NASA ka dërguar katër sonda në Mars, por natyrisht kjo është më e madhja dhe më e përsosur.
Ajo pritet të investigojë brenda një krateri të njohur me emrin Gale, që është 5 kilometër i lartë.
Ky do jetë një mision i avashtë dhe shkencëtarët thonë se sonda do e marrë me nge.
Ajo do të ofrojë me shumë gjasë provat më të forta për elementët në planetin e kuq, përfshi mundësinë e ekzistencës së gjurmëve të ujit.tema.