Cunam Diellor: Një imazh fantastik i një stuhie diellore

Arfenilla

Themelues i Forumit
Në imazhin e fotografisë, shfaqet cunami diellorë i cili po i afrohet Afërditës!





NASA,
Imazh-300x168.jpg
bëri publike një nga fotografitë më të fuqishme të saj, ku në të pasqyrohet një stuhi diellore.
Në imazh duket një “valë” stuhie materiesh të jetë emetuar nga dielli dhe tek po i afrohet plotë rrezik Afërditës. Fotografia në fjalë është pjesë e një projekti shkencorë të kthyer në film i realizuar nga departamenti i optikës dhe të dhënave shkencore të NASA-ës (Goddard Scientific Visualization Studio).


Imazh1.jpg


Filmi do të quhet “Toka e fuqishme: Duke eksploruar mekanizmin klimaterik të tokës”, me anë të këtij filmi do të përcillet dhe mesazhi se stuhia diellore ndikon në klimën e planetit tonë. Në filmin prej 24 minuta, i cil do të shfaqet vetëm në Planetarë (Planetarë quhen salla të posaçme të cilat kanë bazë vetëm shkencën dhe universin) në të gjithë botën, ndërsa përshkrimin e bënë artisti i famshëm Liam Neeson./alb....
 
Pe: Cunam Diellor: Një imazh fantastik i një stuhie diellore

Tani cfare do na thone se ne varemi nga dielli?? ne fakt eshte dicka e re :p
 
Titulli: Cunam Diellor: Një imazh fantastik i një stuhie diellore

Duhet te kemi parasysh dicka, qe Nasa ka artistet e saj per sa i perket fotove, dhe shumica e fotove jane te illustruara nga artistet e nases dhe pastaj hidhen ne publik... Kjo foto duket qe eshte e illustruar dhe Nasa tregon se si eshte me te vertet nje stuhi diellore (ne momentin kur grimcat perhapen neper hapesire).

Edhe disa nga foto e Hubble Telescope, jane te illustruara (Sidomos Vrimat e zeza) apo Galaktikat e largeta. Kto fenomene kapen nga satelite Infra red, Xray dhe Ultra Violet, dhe kur nxirren rrezultatet athere illustrohen imazhet.
 
Back
Top