Cuditë e Botërorit, vajza me emrin FIFA

redi-

Anëtar i Respektuar
JOHANESBURG-Prindër nga Afrika e Jugut janë duke festuar Kampionatin botëror duke u vendosur emra të pazakontë fëmijëve të tyre të porsalindur.

Vajzën e kanë emëruar ‘FIFA’ (me shkronja të mëdha), sipas Federatës Botërore të Futbollit, ndërsa djalin e kanë quajtur ‘Ke Nako’, që është slogani i Kampionatit botëror, që do të thotë ‘është koha’.

Lajmi është bërë i ditur të shtunën nga ueb faqja Afrique en ligne. FIFA Ntshinga lindi në spitalin Rahima Moosa në Johannesburg, ndërsa djali Ke Nako lindi nga e ëma tinejxhere, Busisëa Landiso dhe i dashuri i saj 21 vjeçar, Samuel Ntshiëa, të dy vijnë nga Bloemfontein.

Një tjetër çift nga Bloemfontein, kanë fituar djem binjakë gjatë ndeshjes së parë të Kampionatit botëror mes Afrikës së Jugut dhe Meksikës në Grupin A që përfundoi me rezultat të barabartë 1-1 në stadiumin Soccer City.

Për nder të dy ekipeve, prindërit e foshnjave i kanë emëruar ata Bafana (nofka e Afrikës së Jugut) dhe Meksika Venter.

Babai i ri, Charl 29 vjecar i cili pranoi se nuk është edhe aq tifoz i futbollit, ka thënë: “Ua kam lënë këta emra nga dëshira që të di më tepër rreth futbollit. Në dhjetor të vitit të kaluar, gruaja ime, Riana 26 vjec dhe unë e kemi ditur se do të kemi binjakë, por lindja e tyre në këtë ditë është befasi e shkëlqyeshme”.

Një gjë është e sigurt, Meksika do të rritet duke shpjeguar pse mban emrin e një shteti tjetër. Ndërsa, zëdhënësja i FIFA-s, Delia Fischer i ka uruar çdo të mirë të gjitha foshnjave të lindura gjatë Kampionatit botëror si dhe familjeve të tyre.

(d.b/BalkanWeb)
 
Titulli: Cuditë e Botërorit, vajza me emrin FIFA

sa te kqinj jan keto prinder
plaka babit donte me ma van : xhevlina
dhe po te dilja cun donte : limoni

jo po kastraveci lol
ahahahaa
 
Titulli: Cuditë e Botërorit, vajza me emrin FIFA

T'ja kishin vendos me mire Waka Waka ...........
 
Titulli: Cuditë e Botërorit, vajza me emrin FIFA

epo waka waka doli e vjedhur edhe kishte frig nga grabitja prandaj sia ka vendosur
 
Titulli: Cuditë e Botërorit, vajza me emrin FIFA

jo po bubi kacurrel lol
ahahahahaa
 
Titulli: Cuditë e Botërorit, vajza me emrin FIFA

Po hajt mo se emri kapister eshte, madje mua ky emri Ke Nako po me pelqen vertet.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top