“Cudirat” që bëjnë femrat kur janë vetëm në shtëpi

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Realitet - Dëgjojnë këngë pop, shohin seriale televizive adoleshente dhe bëjnë selfie seksi… këto janë disa nga “zakonet sekrete” të çdo femre. Ndaj meshkuj, nëse keni qenë ndonjëherë kureshtarë për këtë temë, rezultatet e mëposhtme mund t’ju befasojnë…

timthumb.php


Femrat kanë gjithmonë tendencë që të kurojnë çdo detaj të pamjes së tyre dhe në momentin që dalin nga shtëpia, duan që çdo gjë të jetë perfekte. Por “bota” femërore është pak e çmendur! Mendoni se femrat janë aq të edukuara, elegante dhe të kuruara edhe në momentin që janë vetëm në shtëpi?

Dëgjimi i këngëve pop me volum të lartë, ngrënia e ushqimeve kineze dhe shikimi i serive televizive për adoleshentë, janë disa prej zakoneve të tyre “sekrete”. Zbuloni më poshtë gjithçka që çdo femër beqare bën në shtëpi kur është vetëm.

Ecin me mbathje nëpër shtëpi

Sapo futen në shtëpi, femrat heqin pantallonat! Kjo është gjëja e parë që bëjnë, pasi kanë kaluar një ditë të gjatë pune. Komforti dhe komoditeti janë rregulla që ndiqen shumë nga femrat kur ato janë të lodhura dhe të stresuara.

Hanë thuajse çdo mbrëmje ushqim kinez

Ngrënia në mënyrë të shëndetshme, ekologjike dhe vegjetariane, sigurisht bën shumë mirë për mbajtjen e trupit në formë, por femrat e dinë që ndonjëherë, trupi i tyre ka nevojë për makarona me një salcë të shijshme, patate të skuqura, mish pule me bajame etj. Pra, për to, nuk ka asgjë më të mirë se sa një darkë e ashtuquajtur kineze, për të gjetur lumturinë.

Shohin seriale televizive për adoleshentë

“Dawson’s Creek”, “The O.C.”, “Pretty Little Liars”, “Una mamma per amica”…edhe pse ato i kanë parë të paktën dy herë këto seri, nuk lodhen kurrë që t’i rishohin. Këto lloj serialesh i kthejnë femrat në rininë e tyre të hershme dhe i bëjnë të ndihen mirë.

Dëgjojnë muzikë pop (e përsërisin)

Beyoncé, Britney Spears apo Jennifer Lopez, të gjitha femrat i kanë dëgjuar këngët e tyre të paktën një herë për t’i dhënë “karikimin” e duhur. Sigurisht, kur janë në publik, nuk e rrëfejnë këtë sekret dhe thonë se dëgjojnë gjithmonë muzikë rrok ose klasike. Por ja që në të vërtetë, ato nuk arrijnë t’i rezistojnë muzikës pop.

Provojnë shumë rroba

Dihet që pasioni i çdo femre është shopping-u. Ato kanë shumë këpucë, veshje dhe aksesorë që shpesh nuk arrijnë t’i veshin. Kur ato janë vetëm në shtëpi, krijojnë një rrëmujë shumë të madhe vetëm e vetëm që të zgjedhin veshjen për festën e ardhshme, ose për mbrëmjen e afërt me partnerin. Të gjitha ecin me taka nëpër shtëpi për të provuar ato të rejat, ose për t’u mësuar me to.

Bëjnë selfie seksi

Kur janë vetëm nuk kanë asnjë pranë që mund t’i bezdisë me selfiet e tyre! Ky është momenti më i mirë për to që të bëjnë selfie-t më të bukura dhe më seksi.

Provojnë shprehjet në fytyrë

Nëse mendoni se pozat dhe shprehitë e fytyrës që bëjnë femrat nëpër foto janë natyrale, gaboheni! Pas kësaj ekziston një përgatitje e gjatë, sepse ato bëjnë shumë prova buzëqeshjeje ose qëndrimesh para pasqyrës kur janë vetëm në shtëpi.

Kurojnë trupin

Për femrat, qëndrimi vetëm në shtëpi do të thotë edhe intimitet në maksimum. Ato kanë mundësinë që t’i dedikohen kurimit të trupit me kremra hidratues, smalt, maska për fytyrën si dhe trajtime për flokët. Në këto momente dedikuar bukurisë, femrat nuk kanë kohë për asnjë dhe asgjë tjetër.

Porosisin veshje intime

Sirtarët e biankerive të femrave duken pothuajse si ato të një dyqani. Kanë aq shumë mbathje dhe veshje të tjera intime, saqë harrojnë shumë prej tyre pa i veshur. Megjithatë, ato vazhdojnë të porosisin të tjera me modele e ngjyra shumë të ndryshme.

N.A
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: “اudirat” që bëjnë femrat kur janë vetëm në shtëpi

po pune shtepie bejne ndonjehere :P
 
Titulli: “اudirat” që bëjnë femrat kur janë vetëm në shtëpi

po pune shtepie bejne ndonjehere :P
po kur nuk jan vetem..hahha... e verteta eshte se skam mbet vetem ne shtepi,ndoshta nje dekad ka hahhaha...por ate kohe, degjoja shume muzike, dhe pergatitja ushqimet e mija te preferuara....prandaj edhe u shendosha ateher...:)
 
Titulli: “اudirat” që bëjnë femrat kur janë vetëm në shtëpi

Ato serialet i shoh dhe une. Vetem sjam ndonjeher por nqs flene gjum kto te tjeret kam filluar pretty little liars dhe vampire diaries. Lol. Provoj dhe rrobe dhe provoj modele flokesh. Tjeter??? Ah rregulloj foto gjithmoneee me fotoshop illustratoor etj. Vdes tmerrem me foto tmiat e tgoces. Lol. Shoh fotot e dasmes nga 100 her. Haj fruta. LOL
 
Titulli: “اudirat” që bëjnë femrat kur janë vetëm në shtëpi

Poashtu edhe kontrollojne cdo gje cfare kane shiquar burrat ne internet, ndonje like dikujt, apo koment lol
 
Titulli: “اudirat” që bëjnë femrat kur janë vetëm në shtëpi

Ecin me mbathje nëpër shtëpi

Una mamma per amica”…edhe pse ato i kanë parë të paktën dy herë këto seri, nuk lodhen kurrë që t’i rishohin.

Ah dhe po kur kam nerva i dedikohem thonjeve, flokeve, lyerjes se fytyres etj
 
Titulli: “اudirat” që bëjnë femrat kur janë vetëm në shtëpi

Ate ti provoj rrobat e kam provu dhe un ,jo per gje ,por te mos vonohem te nesermen se cfar do veshe ...por ne shumicen e rasteve , preferoj ti mbaroj punet e shpis nga themelet dhe te gjej koh te lexoj ne ate qetsi apsolute.
 
Titulli: “اudirat” që bëjnë femrat kur janë vetëm në shtëpi

Na kthyet mbas ne kohe ....eshte e bukur dhe beqaria ....mjafton ta maresh me pozitivitet ....
 
Titulli: “اudirat” që bëjnë femrat kur janë vetëm në shtëpi

Ngrej volumin e muzikës në qiell dhe këndoj e kërcej. :D
 
Titulli: “اudirat” që bëjnë femrat kur janë vetëm në shtëpi

Sjam kurre vetem lol
Po keto i bej po ma dha truri gjithsesi :p
 
Titulli: “اudirat” që bëjnë femrat kur janë vetëm në shtëpi

Asnjeren nga keto nuk bej,
nuk eci me breke neper shpi
nuk haj ushqim kinez
nuk degjoj britney apo jenifer
nuk provoj rroba...pervec kur dal te blej
nuk bej prova per selfi seksi apo shtremberime surratesh...nese i bej ,i bej si me vjen e si i ndjej ne moment

dhe ne fund...Urrej telenovelat qofshin keto te cdo lloj tipi,
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top