Çrregullimet e personalitetit: Çfarë janë, cilat janë simptomat dhe si trajtohen

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Çrregullimet e personalitetit: Çfarë janë, cilat janë simptomat dhe si trajtohen

1596895822010.png


Çrregullimet e personalitetit janë një grup i kushteve të shëndetit mendor që karakterizohen nga modele të pashëndetshme dhe të rrezikshme të të menduarit, të sjelljes dhe të emocioneve

Këto përvoja dhe sjellje të brendshme shpesh ndryshojnë në varësi të kulturës dhe individit.


Njerëzit me çrregullime të personalitetit zakonisht e kanë të vështirë të shoqërohen me të tjerët dhe të përballen me problemet e përditshmërisë me mënyrë të zakonshme, si njerëzit e tjerë.

Ata kanë një prirje për ta konceptuar botën ndryshe. Si rezultat, e kanë të vështirë të marrin pjesë në aktivitete sociale, edukative dhe familjare. Gjithashtu priren të fajësojnë të tjerët për sfidat e tyre.

Këto sjellje dhe qëndrime shpesh shkaktojnë probleme dhe kufizime në marrëdhënie, takime shoqërore dhe ambiente pune ose shkolle. Këta faktorë ndikojnë që njerëzit me çrregullime të personalitetit të ndihen të izoluar, gjë që mund të kontribuojë në depresion dhe ankth.

Shkaku i çrregullimeve të personalitetit nuk dihet. Sidoqoftë, besohet se mund të shkaktohen nga ndikimet gjenetike dhe mjedisore dhe më së shpeshti traumat në fëmijëri.

Çrregullimet e personalitetit kanë tendencën të shfaqen në vitet e adoleshencës ose më vonë.


Njerëzit me çrregullime të personalitetit zakonisht e kanë të vështirë të shoqërohen me të tjerët dhe të përballen me problemet e përditshmërisë me mënyrë të zakonshme, si njerëzit e tjerë.

Ata kanë një prirje për ta konceptuar botën ndryshe. Si rezultat, e kanë të vështirë të marrin pjesë në aktivitete sociale, edukative dhe familjare. Gjithashtu priren të fajësojnë të tjerët për sfidat e tyre.

Këto sjellje dhe qëndrime shpesh shkaktojnë probleme dhe kufizime në marrëdhënie, takime shoqërore dhe ambiente pune ose shkolle. Këta faktorë ndikojnë që njerëzit me çrregullime të personalitetit të ndihen të izoluar, gjë që mund të kontribuojë në depresion dhe ankth.

Shkaku i çrregullimeve të personalitetit nuk dihet. Sidoqoftë, besohet se mund të shkaktohen nga ndikimet gjenetike dhe mjedisore dhe më së shpeshti traumat në fëmijëri.

Çrregullimet e personalitetit kanë tendencën të shfaqen në vitet e adoleshencës ose më vonë.


Cilat janë llojet të çrregullimeve të personalitetit?

Grupi i parë: Dyshuesit

1 – Çrregullimi paranojak:
Njerëzit me çrregullim të personalitetit paranojak janë shumë mosbesues ndaj të tjerëve dhe dyshojnë për motivet e tyre. Ata kanë tendencë të mbajnë mëri.

2 – Çrregullimi skizoid: Njerëzit me këtë lloj çrregullimi shfaqin pak interes për të formuar marrëdhënie personale ose për të marrë pjesë në ndërveprime shoqërore. Zakonisht nuk merren me veprimtari normale sociale, kështu që mund të duken të ftohtë emocionalisht.

3 – Çrregullimi skizotipal: Njerëzit me këtë çrregullim besojnë se mund të ndikojnë tek njerëzit e tjerë ose ngjarjet me mendimet e tyre. Ata shpesh keqinterpretojnë sjelljet. Kjo bën që të kenë përgjigje emocionale të papërshtatshme. Vazhdimisht shmangin marrëdhëniet intime.

Grupi i dytë: Emocionalët dhe impulsivët

1 – Çrregullimi antisocial:
Njerëzit me çrregullim të personalitetit antisocial kanë tendencën të manipulojnë ose trajtojnë të tjerët ashpër, pa shprehur pendim për veprimet e tyre. Ata mund të gënjejnë, vjedhin ose abuzojnë me alkoolin dhe substancat narkotike.

2 – Çrregullimi emocionalisht i paqëndrueshëm: Njerëzit me këtë lloj çrregullimi shpesh ndjehen të zbrazët dhe të braktisur, pavarësisht mbështetjes familjare ose komunitare. Ata mund të kenë vështirësi për të përballuar ngjarje stresuese. Po kështu mund të kenë episode të paranojës. Gjithashtu kanë tendencë të përfshihen në sjellje të rrezikshme dhe impulsive, të tilla si seksi i pasigurt, pirja e tepruar dhe bixhozi.

3 – Çrregullimi histrionik: Njerëzit me këtë çrregullim shpesh përpiqen të marrin më shumë vëmendje duke qenë tepër dramatikë ose seksualisht provokues. Ata ndikohen lehtësisht nga njerëzit e tjerë dhe janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj kritikave ose mosmiratimeve.

4 – Çrregullimi narcist: Këta njerëz besojnë se janë më të rëndësishëm se të tjerët, kanë tendencë të ekzagjerojnë arritjet dhe mund të mburren për tërheqjen ose suksesin. Ata kanë një nevojë të thellë për admirim, por u mungon empatia për njerëzit e tjerë.


Grupi i tretë: Ankthi

1 – Shmangia:
Njerëzit me këtë lloj çrregullimi shpesh përjetojnë ndjenja të pamjaftueshmërisë, inferioritetit ose ndihen jotërheqës. Ata zakonisht merren me kritikat e të tjerëve dhe shmangin pjesëmarrjen në aktivitete të reja ose njohjen e njerëzve të rinj.

2 – Varësia: Këta njerëz varen shumë nga të tjerët për të përmbushur nevojat emocionale dhe fizike. Zakonisht shmangin të qenurit vetëm. Ata kanë nevojë rregullisht për siguri kur marrin vendime. Gjithashtu mund të kenë të ngjarë të tolerojnë abuzimin fizik dhe verbal.

3 – Obsesiv-kompulsiv: Njerëzit me çrregullime obsesive-kompulsive të personalitetit kanë një nevojë të madhe për rregull. Ata respektojnë me forcë rregullat dhe rregulloret, ndjehen jashtëzakonisht të pakëndshëm kur perfeksioni nuk arrihet, madje mund të lënë pas dore marrëdhëniet personale për t’u përqendruar në realizimin e një projekti të përsosur.

Si diagnostikohet çrregullimi i personalitetit?

Çrregullimet e personalitetit kanë kritere që duhet të plotësohen për një diagnozë. Ekspertët e shëndetit mendor bëjnë pyetje bazuar te këto kritere për të përcaktuar llojin e çrregullimit përkatës. Zakonisht merret parasysh:

– mënyra si perceptoni dhe interpretoni veten dhe të tjerët;
– mënyra si veproni me veten dhe me njerëzit e tjerë;
– përgjigjet emocionale;
– mënyra si kontrolloni emocionet.


Si trajtohet çrregullimi i personalitetit?

Trajtimi mund të ndryshojë në varësi të llojit dhe ashpërsisë së çrregullimit. Mund të përfshijë psikoterapi dhe medikamente.

Psikoterapia: Mund të ndihmojë në menaxhimin e çrregullimeve. Gjatë psikoterapisë, terapisti mund të diskutojë me individin mbi gjendjen e tij/saj, si edhe mbi gjendjen e ndjenjave dhe mendimeve. Kjo ofron njohuri se si duhet të menaxhohen simptomat. Ekzistojnë shumë lloje të ndryshme të psikoterapisë; disa përfshijnë seanca në grup, ndërsa të tjera të realizohen privatisht.

Medikamentet: Nuk ka asnjë ilaç të aprovuar për trajtimin e çrregullimeve të personalitetit. Megjithatë disa lloje barnash *me recetë* mund të jenë të dobishme në zvogëlimin e simptomave të ndryshme, si barna kundër depresionit, stabilizues të humorit, medikamente kundër ankthit etj.

Cila është perspektiva për dikë me një çrregullim personaliteti?

Aspekti më i rëndësishëm i trajtimit të një çrregullimi të personalitetit është bindja se problemi ekziston, në radhë të parë. Njerëzit me këto lloje të çrregullimeve besojnë se tiparet e tyre të personalitetit janë normale, kështu që ata mund të kuptojnë se diçka nuk shkon vetëm kur dikush t’u sugjerojë se mund të kenë një çrregullim të caktuar.

Nëse dikush e pranon se ka një çrregullim dhe angazhohet në trajtim, me gjasë do të ketë përmirësim të simptomave.

Si të ndihmoni dikë me një çrregullim të personalitetit?

Nëse keni kontakte me dikë për të cilin/ën dyshoni se mund të ketë një çrregullim personaliteti, duhet ta inkurajoni të kërkojë ndihmë. Kini parasysh që mund të zemërohen dhe reagojnë ashpër, por është e rëndësishme të shmangni grindjen me ta. Nëse shihni që dikush po synon t’i bëjë keq vetes, telefononi 112.

Burimi: Healthline, WebMD,
-telegrafi
 
shyqyr s'paskam asnje shenje :D
 
shyqyr s'paskam asnje shenje :D
Aspekti më i rëndësishëm i trajtimit të një çrregullimi të personalitetit është bindja se problemi ekziston, në radhë të parë. Njerëzit me këto lloje të çrregullimeve besojnë se tiparet e tyre të personalitetit janë normale, kështu që ata mund të kuptojnë se diçka nuk shkon vetëm kur dikush t’u sugjeroje......

?????
 
Mendoj se ka shume njerez qe vuajne nga njeri crregullim apo tjetri. Nese per to nuk behet gje, te pakten te arrijme t'i identifikojme qe mos i lejojme te na demtojne.
 
Po ndiqja filmin triller Split . Dhe mendova nese te rrahurat ne femijeri sjellin keto çrregullime ... 99% e shqiptareve duhet te mbyllen ne psiqiatri ??
 
I lexova me vemendje , kerkova patjeter te isha ne nje nga target grupit

As te psikopetrit sjam...sa inat me vjen

spo gjej veten ku jam e pse jam :(
 
Po ndiqja filmin triller Split . Dhe mendova nese te rrahurat ne femijeri sjellin keto çrregullime ... 99% e shqiptareve duhet te mbyllen ne psiqiatri ??

Se ke vene re sa te dhunshem jemi si shoqeri? Dhuna familjare jo vetem ne kohe te dulles por edhe tani eshte prezente ne shume familje shqiptare. Pjesa derrmuese e shohin si mjet edukimi tek femijet duke anashkaluar pjesen e komunikimit qe eshte kryesorja, dhe perfundimi eshte qe brezat njeri pas tjetrit shfaqin te njejtat karakteristika agresive edhe kur krijojne familjet e tyre sepse femijeria e tyre ka marre goditje, presion, dhune, frike dhe shembujt me negativ te mundshem.
 
Se ke vene re sa te dhunshem jemi si shoqeri? Dhuna familjare jo vetem ne kohe te dulles por edhe tani eshte prezente ne shume familje shqiptare. Pjesa derrmuese e shohin si mjet edukumi tek femijet duke anashkaluar pjesen e komunikimit qe eshte kryesorja, dhe perfundimi eshte qe brezat njeri pas tjetrit shfaqin te njejtat karakteristika agresive edhe kur krijojne familjet e tyre sepse femijeria e tyre ka marre goditje, presion, dhune, frike dhe shembujt me negativ te mundshem.
Realisht edhe pse jam ber 18 vjece atje ... pak e kam kapur kete fakt... sa me dukej normale qe te gjitha familjet te jen si te miat.. duke u rritur kuptova qe jo sesht keshtu... e kunderta madje .
Me e keqja ka qen dhuna ne institucione shkollore
Por po ne me te theksuar kemi dhunen psiqike .
Provo e mendo ndryshe nga turma .. se pastaj kercet ajo fizikja.
 
Realisht edhe pse jam ber 18 vjece atje ... pak e kam kapur kete fakt... sa me dukej normale qe te gjitha familjet te jen si te miat.. duke u rritur kuptova qe jo sesht keshtu... e kunderta madje .
Me e keqja ka qen dhuna ne institucione shkollore
Por po ne me te theksuar kemi dhunen psiqike .
Provo e mendo ndryshe nga turma .. se pastaj kercet ajo fizikja.

M'kujtove thuprat e denimit ne shkolle lol
Shkuljet e vesheve dhe te barsetave, nderkohe qe ne ishim te vegjel vetem 6 vjec, klasë pare ?‍♂️
 
Back
Top