Cooper bind serbët tu rikthehen bsedimeve me Kosovën

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
41128_8.jpg



BEOGRAD- Negociatori i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi Robert Cooper ka bindur serbët tu rikthehen bisedimeve me kosovarët për pikën kufitare të Jarinjës.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendase. Zyrtarë të BE-së i kanë thënë të përditshmes “’Blic’ se takimi me shefin e ekipit serb për bisedime, Borislav Stefanovic, “ishte konstruktiv”, ndërsa të ashtuquajturit ministër për Kosovë, Goran Bogdanovic, i është thënë “që të zbusi retorikën dhe të ulet rreziku i sigurisë në veriun e Kosovës”.

Stefanovic dhe Cooper kanë shkëmbyer qëndrime për situatën në veriun e Kosovës. Askush nuk ka menduar se kjo mund të zgjidhet brenda natës.

“ثshtë folur për tema të ndryshme , përfshi dhe implementimin e marrëveshjeve të arritura deri tani. Për të njëjtat tema Cooper do të bisedojë në Prishtinë të hënën dhe të martën”,- është shprehur zyrari BE.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)
 
Back
Top