C'mund te ndodhe ne vitin 2010?

fshatari

Anetar
Viti 2009 mbaroi. 2010 është në prag. Por çka po na pret në vitin 2010?! Parashikuesit e ngjarjeve dhe analistët kanë dhënë mendimet e tyre për ngjarjet kryesore të vitit 2010. Ja disa prej tyre ...

Kastro vdes, Kuba normalizon marrëdhëniet me SHBA

Fidel Kastro ka vite që është i sëmurë dhe i paaftë për ta drejtuar me kohë të plotë Kubën. Ka shumë shanse që viti i ardhshëm të jetë viti i fundit i jetës së tij. Në një rast të tillë, kontrolli i ishullit komunist do t‘i kalonte të vëllait, Raul Kastro, i cili aktualisht qeveris nën këmbë të Fidelit. Tranzicioni pritet të jetë paqësor. Gjithnjë e më shumë kubanë janë të pakënaqur me mënyrën si po qeveriset vendi, megjithëse s’janë për një hedhje të menjëhershme të sistemit socialist. Sigurisht që Kuba s’do të ndryshojë brenda natës, por vdekja e Fidelit do të bëjë që doktrina që lidhet me emrin e tij (liria e shtypit, shtrëngimi i emigrimit, kulti i personalitetit ose shtypja e homoseksualëve) të rishqyrtohet, me qëllim ndryshimi. Për më tepër, Raul - duke parë mundësinë e përmirësimit të marrëdhënieve ekonomike me SHBA - do të ulë retorikën antiamerikane. Administrata e Obama’s do të dërgojë një delegacion të Departamentit të Shtetit. Ndoshta edhe vetë sekretarja e Shtetit, Clinton, vitin e ardhshëm do të publikojë një plan për normalizimin e marrëdhënieve me Kubën.

Fitore e Pirros për konservatorët britanikë

Konservatorët kryesojnë në sondazhe ndaj laburistëve dhe ndoshta në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në maj mund të mos fitojnë shumicën absolute. Ndoshta në këto rrethana kjo parti mund të detyrohet të bëjë koalicion me liberaldemokratët dhe të jetë e dobët në qeverisje dhe në vendimarrje drastike për dalje nga recesioni. Në ekonominë britanike, besimi në tregun e brendshëm ka rënë ndjeshëm, ndërkaq paundi ka pësuar një rënie të ndjeshme. Ekonomia radhitet ndër të fundit në vendet e BE.

Brazili bëhet Kinë e re

Sigurisht që Brazili ka marrë vlerësime shumë të larta nga analistët, investuesit dhe ekonomistët e huaj, si dhe nga Komiteti Ndërkombëtar Olimpik, i cili e përzgjodhi Rio de Janeiron për mikpritës të Olimpiadës së vitit 2016. Por, derisa jemi në prag të vitit 2010, distanca mes Brazilit dhe pjesës së mbetur të vendeve të ashtuquajtura të Grupit BRIC (Brazil, Rusi, Indi, Kinë) do të vazhdojë të rritet. Rusia ka kohë që ndodhet në fund të listës, ndërkaq tendencat autoritare të Putinit po bëhen gjithnjë e më të dukshme, gjë që ka shkaktuar trembjen e investuesve të huaj. India po vazhdon me forcimin e saj të dukshëm dhe konstant, megjithëse është e rrethuar nga shtete shumë problematike dhe të jostabile. Kina sigurisht që është në pozicion të favorshëm, edhe pse po përballet me një numër rreziqesh, si problemi i kredive të ndërtimit, protestat etnike dhe katastrofat natyrore. Në Brazil po ndodh krejt e kundërta. Ekonomia pritet të rritet për 8% në vitin 2010. Shfrytëzimi i fushave të reja të naftës - më të mëdhatë në hemisferën jugore gjatë 3 dekadave të fundit - do të shtojë vendet e punës, do të rrisë mirëqenien dhe do t‘i japë Brazilit pavarësi energjetike. Parashikohen edhe projektet të reja të infrastrukturës për Lojërat Olimpike.

Irani bërthamor

Protestat kundër pushtetit vazhdojnë nëpër rrugët e Teheranit. Kryesisht kundër presidentit të vendit Ahmadinejad. Mirëpo, kritikat duket se vetëm sa kanë ashpërsuar qëndrimin e liderëve qeverisës. Rojat Revolucionare po shtojnë përditë e më shumë pushtetin e vetë ekonomik dhe politik, duke burgosur disidentë dhe duke privatizuar ndërmarrje shtetërore me çmime qesharake. Atmosfera është bërë shumë e rëndë, dhe zor që ka vend për diplomaci e marrëveshje. Nëse s’gjendet ndonjë vend tjetër për pasurimin e uraniumit, atëherë SHBA nuk do t‘u mbetet gjë tjetër veç vendosjes së sanksioneve. Kësaj radhe ndoshta as Kina e India s’do të kenë më justifikime. Sanksionet mund të jenë shkatërruese për një shtet, importet e të cilit janë jetike për ekonominë. Si gjithmonë, të varfrit do të jenë ata që do të vuajnë.

Racizmi në Europë

اështja e racizmit dhe e emigrantëve në Europë mori një kthesë të pakëndshme sivjet, me përfundimin e referendumit zviceran për ndalimin e ndërtimit të minareve të xhamive. Një ngjarje tjetër ishte edhe diskutimi i përdorimit të shamive nga myslimanet në Francë, por edhe disa sjellje tjera paragjykuese. Gjatë vitit 2010, Franca do të jetë në qendër të vëmendjes. Në mars janë zgjedhjet lokale, kështu që sërish mund të ketë revolta në periferitë ku emigrantët banojnë më së shumti. Sarkozy po flet për shtimin e masave të sigurisë në qytete, dhe ka hapur debatin për identitet kombëtar. Pas votës zvicerane për ndalimin e minareve, edhe Sarkozy shprehu simpatinë e tij për këtë vendim. Për shumëkënd ky veprim duket cinik, sa për të fituar vota, por shumëkush, e veçanërisht banorët e periferive, mund të pyesin se ku përfunduan premtimet e Sarkozysë për t‘u dhënë fund vuajtjeve të tyre dhe për t‘ua ndryshuar jetën për të mirë. Edhe para recesionit, një e treta e emigrantëve jetonin në kushte varfërie, kurse shkalla e papunësisë ishte 42%. Partitë opozitare, si socialistët, pohojnë se i ashtuquajturi "Plani Marshall i Sarkozysë" për këto zona ka dështuar.


Chavez mund të përballet me vështirësi

Ekonomia botërore dhe kërkesa për karburante gjatë këtij dhjetëvjeçari ka qenë një nga armët e forta të liderit të Venezuelës, Hugo Chavez. Por, recesioni bëri që kjo kërkesë të bjerë ndjeshëm dhe tani beteja e tij për shndërrimin e Amerikës Latine në një kontinent socialist po dështon përditë. Qeveria po bënë shpenzime të jashtëzakonshme, ndërkaq çmimet e karburantit kanë rënë. Këto kanë bërë që çmimet në vend sivjet të rriten për 30%, dhe ato do të rriten edhe më shumë vitin e ardhshëm. Inflacioni po godet rëndë, veçanërisht pagat e vogla dhe të varfrit. Chavez ka përgjysmuar shpenzimet publike dhe investimet e domosdoshme në infrastrukturë. Derisa situata po përkeqësohet, borxhi i qeverisë po rritet ndjeshëm, sikurse edhe lufta e ftohtë me Kolumbinë fqinje, që është partneri më i madh tregtar i Venezuelës. Kjo ka shkaktuar pasoja katastrofale për ekonominë e vendit. Në këtë situatë, Chavez i shpalli luftë edhe larjes së përditshme nën dush, pasi ky, sipas tij, është një "ves i keq i borgjezisë". Privatizimi ka shkaktuar një situatë frike, me rritjen e krimit të organizuar dhe atij shtetëror, kështu që Karakasi është qyteti më i dhunshëm i hemisferës. Ata që vite më parë votuan për Chavezin, duke e konsideruar shpëtimtar të tyre, po binden se sa keq janë zhgënjyer dhe mashtruar nga dikush që doli krejt ndryshe nga ajo që besuan.


Sërish probleme në Pakistan

Gjatë këtyre muajve i gjithë Perëndimi e ka pasur vëmendjen te lideri i Afganistanit, Karzai, dhe te qeverisja e tij e dobët me vendin, veçanërisht pas zgjedhjeve presidenciale. Kjo ka bërë që t‘i kushtohet shumë pak vëmendje rrënimit të qeverisë së presidentit Zardari në Pakistanin fqinj. Karzai të paktën ishte në pushtet që nga viti 2001, ndërkaq Zardari erdhi në pushtet vitin e kaluar. Por tashmë po bëhet gjithnjë e më e vështirë që të parashikohet skenari, në të cilin Zardari mbetet president i Pakistanit deri në vitin 2010. Ai s’ka më mbështetje popullore dhe është krejt i paaftë që ta kontrollojë qeverinë. Të gjithë zyrtarët më të lartë të vendit i janë kundërvënë pushtetit të tij, sepse s’arrin ta bind askënd në politikat e tij.

Kriza e Kinës

ثshtë bërë e zakonshme të dëgjosh frazën se Kina është shndërruar në një lojtar global të krizës financiare botërore. Fundja, Kina ende ka një rritje ekonomike vjetore me 8%, është politikisht stabile dhe ka kesh. Kinezët nuk e ndiejnë krizën me shumë trilionë dollarë në bankat e tyre. Por, gjithë këto para mund të sjellin një krizë ndërtimi dhe të tregut të shtëpive. Gjithashtu, në këtë shtet po shtohet numri i firmave financiare që luajnë rrezikshëm në tregun vendas e të huaj, e kjo mund të çojë shumë shpejt në një trazim të situatës. Nëse kjo ndodh, paralel me krizën aktuale botërore, luftën tregtare dhe ngadalësimin e rritjes ekonomike të Kinës, atëherë edhe në botë situata do të bëhet më e vështirë. (express)
 
Titulli: C'mund te ndodhe ne vitin 2010?

Sic kam para shikuar une qysh para zgjedhjeve, ne Shqiperi do te kemi qeveri teknike.
 
Back
Top