Cmimi Nobel dhe shqiptari Kadare

alfonci

Veri investigatio
Nga Keze (Kozeta) Zylo

Edhe pse kritiku i mirenjohur amerikan, Richard Eder, ka botuar here pas here per librat e Kadarese, ne gazeten me prestigjioze ne Bote, “New York Times”, ai perseri javen e kaluar ne prag te cmimit Nobel per letersine ne bote, publikoi shkrimin per Kadarene rreth librit “Gjenerali i Ushtrise se Vdekur”.

Ne kete shkrim kritik nder te tjera do te lexoje se: “te lexosh romanet e ketij shkrimtari te madh shqiptar, do te thote te hysh ne nje makth ku ne nuk mund te banojme, por qe ne ndjejme se e kemi brenda nesh”.

Me siguri kritiku amerikan ka ndjere nje makth te tmerrshem, qe nuk kishte se si kete ngacmim te fuqishem ne tru, te mos e pasqyronte, kur ka lexuar romanin e Kadarese, ne “New York Times”, qe vetem pena e Kadarese di ta jap mjeshterisht dhe realisht cfare ka ndodhur ne shekuj dhe tani ne vendin tim!

Sigurisht mjaft intelektuale amerikane, ne bote, apo me se shumti shqiptare prisnin qe cmimin “Nobel” ta merrte Kadareja, meqense ndahej me 9 Tetor, 2008, d.m.th sot!

Por edhe pse shume shqiptare e prisnin kete me padurim sot ne oren 1:00 ne Stokholm te Suedise, te dites se sotme per dhenien e cmimit “Nobel” shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadarese, nga juria, prape zhgenjimi qe morem nga mosdhenia e cmimit, nuk te ben qe te mos e besosh se nje dite ky cmim do t’i jepet atij heret ose vone!

Ai eshte shkrimtari i vetem shqiptar, me fame ne bote, qe po vleresohet dhe cmohet se tepermi per inteligjencen e te shkruajturit me art dhe temat e larmishme qe ka zgjedhur per vendin e tij, cka po befason kritiket me ne ze te botes!

Ajo qe me ben me shume pershtypje eshte kundershtia qe behet nga vete bashkatdhetaret e tij, ose nga letrare qe e vendosin tehun e kritikes se gjoja ka qene shkrimtar oborri…ose i ka sherbyer diktatures…

Qe do te kete kundershti dhe opozite mendimi ne nje bote te lire demokratike, ne qente keshtu dhe ne Shqiperi, kjo nuk diskutohet, por kjo opozite mendimi behet e besueshme kur flet realisht, pa mllefe, pa shpifje, pa cmire, pasi me se shumti ndihen keto te fundit ne kundershtite, jo vetem per Kadarene, por dhe per shume te tjere, qe i perkasin sferave te larta intelektuale!

Shpesh eshte e cuditshme ne menyren e gjykimit te gjerave madhore per vendin tone, pasi ato me se shumti degjenerojne ne gjera te vogla personale, cka dhe e bejne qesharake oponencen si ne politike po keshtu dhe ne letersi, meqense jemi pikerisht ne kete teme!

Edhe pse shpesh ngazellehem kur lexoj konstatimin qe ka bere perkthyesi i veprave te Kadarese, prof.David Bellos, i cili thote se ndjehet i magjepsur nga mënyra sesi shqiptarët e admirojnë shkrimtarin e tyre, duke thënë se: "nuk ka shembull ekuivalent të fenomenit Kadare në Francë, në Gjermani apo në Britani që nga ditët e Viktor Hygos apo Gëtes", prape brenda ngazellimit tim vjen ndjenja e trishtimit.

Kjo ndodh kur lexon se tashme po botohen libra kunder Kadarese, kandidatit te vetem shqiptar per cmimin “Nobel” qe nga viti 90-te dhe keto botohen nga bashkatdhetaret e tij, por gjithesesi Bellos nuk do t’i zvetenitet magjepsja, pasi dhe Amerika, profesoret kolege ku ai jep mesim, ne nje nga unversitetet me me emer ne bote, Princeton, po e lexon dhe studjon nepermjet perkthimit te tij ose kritikeve te tjere, se cili eshte Shekspiri shqiptar, pra ai po hyn ne bote si nje shkrimtar i madh, me veprat e tij, packa se s’po i jepet akoma cmimi “Nobel” nga jurite, apo dhe nga disa kundershti shqiptare qe pervecse urrejtjes si atavizme, kurrkund nuk kane kritike dhe art!

Edhe pse eshte kandidat i cmimit “Nobel” per vite me radhe, packa se nuk e fitoi per kete vit, ai dhe keshtu po na sherben si shqiptare, sa askush tjeter lindur dhe rritur brenda Shqiperise pak milioneshe.

Ai po i sherben Kombit me emrin e tij Ismail Kadare duke konkurruar ne boten disa miliardeshe vetem me libra shqip shkruar per historine shumeshekullore te Kombit te tij!

New York,

9 Tetor, 2008

frosina
 
Shkrimatari Ismail kadare do ta marri cmimim Nobel pas vdekjes.Komisioni i ketij cmimi duhet te kaloje nji brez qe te kuptoje se kush Ismail Kadareja.Ky Komision nuk kupton sot qe esht fat i njerezimit qe ekziston ne formen "gjalle" akoma ne ditet e soteme moderne te shkaterimit te letersise nje "klasik" si Ismail Kadare.
 
nuk do e zgjas me shum vetem desha te them nje thenje apo barcolet
i kishin pas marr disa shqiptar dhe disa serb dhe i fundosin ne dy puse(bunar)
kuptohet ndaras shqipetaret veq serbet veq dhe serbet i kishin mbuluar me nje pllak te rend ............. kurse shqipetaret jo , sepse kishin then se shqip, nuk ka nevoj se ata nuk e len njeri tjetrin te dal nga pusi por psa don te del i pari ai i mrami e ngreh dhe e fut prap ne pus sepse nuk don ta shohin tjetrin ne drit e vetne terr ..... Te till jemi ne deshem apo jo.......
 
Do te ishte me verte nje titull i merituar nese do kishte lind ne nje shtet tjeter me te njohur se shqiperia jon e vogel dhe e nenvlersuar nga europianet apo pjesa tjeter e botes fatkeqesisht ...:(
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top