C'mendoni ju ne lidhje me Ekzorcizmin ?!

*romeo*

Anëtar i Respektuar
Per te gjith ata qe nuk e kuptojn ''Ekzorcizmin'' po mundohem te shkruaj dicka qe te jet sa me e qarte per te gjithe .

Ekzorcizmi është një grup praktikash dhe ritualesh qe sherbejne per te përzëne prezencen djallezore nga një person, një kafshë ose një vend. Këto praktika janë shumë të vjetra dhe janë pjesë e besimeve të ndryshme fetare.Që një qënie mbinatyrore të mund të marrë në posedim një qenie e gjallë ose të një vend është një besim i përhapur në shumë fe, veçanërisht në besimet shamane. Personi i ngarkuar për ekzorcizëm, i njohur si ekzorcist, është shpesh një prifti ose së paku një individ i veshur me aftësi të veçanta. Ekzorcisti mund të përdorë materiale fetare, të tilla si lutjet dhe formulat të caktuara, gjeste, simbole, ikona, amulets, dhe shpesh invokon ndihmën e një fuqie mbinatyrore të mire per largimin e shpirtit të keq. Në përgjithësi te poseduarit nga këta shirtëra te ligj, nuk konsiderohen të këqinj, dhe as plotësisht përgjegjës për veprimet e tyre.

Pyetjet - A besoni ju ne prezencat e Mbinatyrshme , ne Djall ?!

- A besoni se ka njerez qe mund te sherojn njerezit e pushtuar nga Djalli ?!

- A besoni se te gjitha kto jan trrillime te mendjes njerezore ?!
 
Pe: C'mendoni ju ne lidhje me Ekzorcizmin ?!

Me pelqeu kjo teme.
Une kam qene kur po ndodhte dicka e tille.
Ne fakt keto behen nga prifeterinj ose njerez qe qe jane te autorizuar qe te behen sepse jane rituale
fetare te rrezikshme.
Besoj se ekziston e keqja por smendoj se kjo eshte nje gje e mire per personin.
Kur une rastisa dhe te tj luteshin ai qe ish nje burre filloi te ulerinte
thoshte ca gjera qe si di cf ishin dhe zeri i ndryshoi.
Ka raste edhe me ekstreme kur personi ulet pertoke edhe kalon sikur te jete ne epilepsi.
Mendoj edhe ne aspektin fetar nese ndihesh keq dashuria dhe butesia jane mjetet me te mira
per te kaluar dicka qe nuk shkon.
Vete Papa e beri te ligjshme nga ana fetare kete gje.
Mendoj qe deri diku sherohen por une sjam dakort dhe nuk e besoj 100%, nese nuk jane gjera te shtirura si nga ai qe quhet ekzorcist.
 
Titulli: C'mendoni ju ne lidhje me Ekzorcizmin ?!

A besoni se ka njerez qe mund te sherojn njerezit e pushtuar nga Djalli ?!

Besoj ! Ka metoda te ndryshme te sherimit nga ekzorcizmi. Me fjale tjera, eshte Xhini ai qe pushton trupin e njeriut. Sherimi i personave te pushtuar nga xhini behet nga fetare, qofshin musliman apo te krishtere, njerez qe jane adekuat per kete pune, por ka edhe njerez qe nuk ia kane haberin fare kesaj pune por bashkepunojne me xhinn, ne kete menyre behet nxjerrja e xhinit me ane te xhinit. Ne Islam kjo gje eshte e ndaluar.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top