Clinton në Tiranë, truprojat që e mbrojnë janë 13 femra beqare!

Love

βeℓℓe â๓e
TIRANE - Ndryshe nga paraardhëset e saj, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka zgjedhur të ketë në ekipin e truprojës së saj plot 13 vajza të reja, shkruan sot gazeta Panorama. Ato stërviten përditë me vetëmohimin për të qenë të gatshme të marrin një plumb në mbrojtje të jetës së saj.

59929.jpg


Për Clinton ato janë kupola e mbrojtjes absolute ndaj çdo sulmi që mund t’i rrezikonte jetën. Për botën mbarë dhe tabloidët rozë nuk do të ishte e pavend të quheshin “Hillary’s Angels” (Engjëjt e Hillary-t).

Numri i femrave truproje në skuadrën mbrojtëse të Clintonit ka ardhur duke u rritur ( tani janë 13, rreth 1/5 e personelit të saj mbrojtës). Kjo shifër nuk është arritur më parë në këtë nivel sigurie, edhe pse 3 nga 4 sekretaret e mëparshme të Shtetit kanë qenë gra.

Duke iu referuar një artikulli të publikuar në revistën “Elle” pak kohë më parë, gazeta Panorama shkruan se truprojat e Clinton janë vajza të reja beqare dhe mjaft zbavitëse, të cilat zgjohen në 4:30 të mëngjesit dhe 20 orë më vonë bien sërish të flenë.

Diku mes rimelit dhe revolverit finesës së lëvizjeve femërore dhe frenetizmit të manovrave kundërsulm, midis një vallëzimi elegant dhe një stërvitjeje rraskapitëse për orë e orë të tëra në terrene të vështira, midis tingujve të një pianoje të lënë pas krahëve dhe të shtënave të armëve, midis meditimit dhe britmave luftarake. Kjo është pak a shumë jeta që bëjnë 13 vajzat e ekipit që mbron sekretaren Amerikane të Shtetit.
Burimi: panorama


92611.jpg


92616.jpg


92617.jpg


92612.jpg


92615.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top