Aren
Anëtar i Respektuar
Në ofensivë të fortë kundër qeverisë të Guatemalës janë hedhur paraardhësit e Maya,që mban dhe përjetëson mitin për fundin e botës me qëllim të përfitimit financiar.
“Denoncojmë këtë mashtrim, gënjeshtrat dhe shtrembërimet e të vërtetës që përdor traditën për arsye fitimi. Nuk thonë të vërtetën për Ciklet Kalendarike”, theksoi në deklarimet e tij, Felipe Gomez, Kreu i aleancës së Mayan “Oxlaljuj Ajpop”.
Me dhjetëra filma dhe dokumentar prezantojnë mendimin, se sipas Kalendarit të lashtë Maya, më 21 dhjetor të viti 2012, do të vijë fundi i botës!
Ministria e Turizmit dhe Kulturës të Guatemalës, zhvillon një veprimtari për fundin e botës, citon alb-observer.com, në të cilin do të marrin pjesë 90.000 njerëz, ndërsa zyrat dhe agjencitë turistike dhe udhëtare promovojnë paketa pushimesh me tematikë “Fatkeqësi e pashmangshme”.
Sipas Maya-s (trashëgimtarët e vërtet aktual dhe pasardhës të qytetërimit të lashtë Maya), më 21 dhjetor të 2012-ës, nuk vjen fundi i botës, por e vetmja gjë që mbaron/mbyllet sythë një Cikël Kalendarik!
Cikli i ri kalendarik që fillon, nënkupton ndryshime të mëdha individuale, familjare dhe në nivel komuniteti, në mënyrë që të arrihet harmoni në mes të natyrës dhe njerëzimit.
Kalendari Maya, citon alb-observer.com ka 18 muaj, me nga 20 ditë se cili, plus dhe një muaj të shenjtë me 5-së ditë!
Popullsia e Guatemalës arrin në 15 milionë njerëz, në shumicën e tyre autokton, pasardhës së Maya.
Dihet se qytetërimi/civilizimi Maya, lulëzoi nga viti 900 deri në 250 para erës së re./alb-observer.com/