
Manchester City turpëroi Arsenalin me rezultatin e thellë 5-0, në një ndeshje që nuk pati histori.
Ekipi i Guardiolës kaloi në avantazh që në minutën e 7 me anë të Gundogan, ndërsa Ferran Torres dyfishoi rezultatin në minutën e 12.
Gjërat u vështirësuan akoma edhe më shumë për Arsenalin kur Granit Xhaka u ndëshkua me karton të kuq (35’) pas një faulli të rëndë ndaj Joao Cancelos.
Në fundin e pjesës së parë, Gabriel Jesus shënoi edhe golin e tretë për Cityn.
Në pjesën e dytë, gjetën rrugën e rrjetës edhe Rodri e Ferran Torres, që shënoi dygolëshin personal.
Me këtë fitore, skuadra e Guardiolës grumbullon 6 pikë pas 3 javësh kampionat, ndërkohë që Arsenali renditet i fundit, me 0 pikë.
A2news.com