Cinik dhe efikas, Milan merr një tjetër fitore

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
997b7ac604b40c100abfabe120d31febo2-1100x620.jpgPa shumë emra, por me grintë dhe dëshirë. Ky është Milani i këtij viti i cili javë pas jave po tregon se duhet pasion për lojën dhe jo vetëm lojtarë të njohur.

Kuqezinjtë arritën të fitojnë një tjetër ndeshje delikate në Seria A, ku kësaj radhe triumfuan në transfertë me rezultatin 1-2 përballë Sampdorias së “etur” për pikë.

Miqtë kaluan të parët në avantazh pas një 11 metërshi për një top të prekur me dorë, i cili u shndërrua në gol nga Kessie.

Sampdoria bëri të pamundurën t’i afrohej portës së Milanit, por djemtë e Piolit ishin vendosur mirë në mbrojtje dhe të bindur për të mbrojtur rezultatin.

Në minutën 77 vjen dhe goli i dytë për kuqezinjtë me Castijello. Vendasit shkurtuan rezultatin me Ekdal, por kaq. Milani kthehet në shtëpia me 3 pikë dhe vazhdon të udhëheqë Serinë A me 5 pikë më shumë nga vendi i dytë.

A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top