Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Cili është roli që luan pështyma në shëndetin tuaj?

Pështyma është 98 % ujë. Ajo përmban sasi të vogla substancash të rëndësishme, duke përfshirë mukusin, proteinat, mineralet, elektrolitet, komponimet antibakteriale dhe enzimat.
Ndoshta kjo nuk është diçka për të cilën kaloni shumë kohë duke menduar, por duhet të dini se pështyma është jetike për një shëndet të mire.

AgroWeb.org iu fton të lexoni më poshtë për të mësuar se si pështyma i bën mirë trupit!

Çfarë është pështyma?

Pështyma është 98 % ujë. Ajo përmban sasi të vogla substancash të rëndësishme, duke përfshirë mukusin, proteinat, mineralet, elektrolitet, komponimet antibakteriale dhe enzimat.

Pështyma njom gojën, e lubrifikon atë ndërsa përtypeni dhe gëlltisni ushqimin, dhe neutralizon acidet e dëmshme.


Pështyma prodhohet nga tre gjëndrat kryesore të pështymës dhe nga qindra gjëndra të vogla që rrethojnë zgavrën e gojës.

Gjëndrat kryesore të pështymës, përfshijnë parotitin (ndodhet brenda faqeve), nëngjuhësore (nën gjuhë) dhe submandibulare (afër kockës së nofullës).


Tuba të vegjël që quhen kanalet e pështymës, kalojnë pështymën nga këto gjëndra në gojën tuaj.

Gjëndrat vihen në veprim kur hani apo edhe kur thjesht nuhasni ushqimin.


Një person mesatarisht prodhon 2-4 litra pështymë çdo ditë.

Pse është e rëndësishme?

Pështyma është një pjesë e rëndësishme e një trupi të shëndetshëm.

Hulumtimet tregojnë se ajo mbron nga sëmundjet e mishrave të dhëmbëve, prishja e dhëmbëve dhe infeksionet e tjera orale.

Ndërsa pështyma lëviz rreth gojës, ajo largon copëza të vogla ushqimi që ushqejnë bakteret përgjegjëse për prishjen e dhëmbëve.

Neutralizon acidet në gojë që prishin smaltin e dhëmbëve duke larguar mbetjet acidike pas ngrënies.

Kalciumi, fosfori, fluori dhe minerale të tjera që gjenden në pështymë riparojnë sipërfaqet e dëmtuara të smaltit të dhëmbëve, duke i mbajtur ata të shëndetshëm, të fortë dhe rezistent ndaj kaviteteve.

Pështyma gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në tretje! Falë një enzime të quajtur amilazë, ajo zbërthen niseshtenë, maltozën dhe dekstrozën në molekula më të vogla.

Gjithashtu ju ndihmon të gëlltisni ushqimin, duke e bërë atë të lagësht dhe të butë, në mënyrë që të mund të rrëshqasë në fyt më lehtë.
g.shqip
 
Sa i magjishem eshte trupi njerzor. :))
Shpesh here mendoj qe duhej te isha bere mjeke.
Ose ndoshta jo,sepse une besoj qe njeriu eshte i perbere nga yjet.
 
Sa i magjishem eshte trupi njerzor. :))
Shpesh here mendoj qe duhej te isha bere mjeke.
Ose ndoshta jo,sepse une besoj qe njeriu eshte i perbere nga yjet.
Ishtu pra kur e ke prejardhjen prej majmunit 😋
 
po gabonnn,tushja jone qe ka humbur @Ledia nuk e mbeshtet kete teze,dhe as una. :p
Sna ka taku kurr me e diskutu per prejardhjen e njeriut,e tash qe po ma kujton sa inad qe se kena diskutu kishte kalu nata me sy ntavan 🤣
 
Po ku u kujtove moj Nev...me hap kete teme kaq te rendesishme per te miren e kombit...:p
 
Perdoret edhe ndonjehere, ne te rralle gjithsesi, per tja lare fytyren dikujt qe e ka shum te piset.
 
Perdoret edhe ndonjehere, ne te rralle gjithsesi, per tja lare fytyren dikujt qe e ka shum te piset.
Per ate pune ka perdorim te shumllojshme peshtyma lol
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back