Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Cilët janë tipat e njerëzve që nuk mbajnë dot një sekret?

Cilët janë tipat e njerëzve që nuk mbajnë dot një sekret?​

1651947152185.png
Thuhet se mënyra më e mirë për t’ia zbuluar të gjithëve një nga sekretet tona, është t’ia themi atë personit të zgjedhur:”Të lutem mos i trego askujt tjetër!”. Në fakt të gjithëve u ndodh që t’u thuhen gjëra sekrete në mirëbesim nga miqtë ose të afërmit.

Megjithatë të gjithëve (ose thuajse të gjithëve), u ka ndodhur që t’ua tregojnë atë të tjerëve, megjithëse kjo gjë nuk duhej bërë. Atëherë, pse zgjedhim t’ia besojmë dikujt tjetër sekretin tonë? Dhe në cilat raste ndodh? A ka njerëz më pak të besueshëm, të cilëve nuk mund t’u japësh informacione?

Këto janë pyetjet e parashtruara nga disa psikologë ekspertë mbi sjelljen nga Universiteti i Arizonës në SHBA. Dhe përfundimi nuk ishte aspak i paramenduar. Studiuesit analizuan rezultatet e 9 studimeve të mëparshme, në të cilat pjesëmarrësit u pyetën se sa shpesh kishin vendosur të zbulonin sekretin e dikujt, dhe gjithashtu se cilat ishin arsyet prapa këtij vendimi.

Duke marrë në konsideratë një shumëllojshmëri të madhe sekretesh, nga të qenit të pakënaqur në punë deri tek tradhtia seksuale, nga të qenit shtatzënë tek dëshira për të bërë kërkesën për divorc, pjesëmarrësit pranuan se mesatarisht 30 për qind të tyre ua zbulonin ato të tjerëve. Dhe në rastin e sekreteve të ndara në mirëbesim me të afërmit ose miqtë e ngushtë, diçka më pak:26 për qind të rasteve. Pra në praktikë zbulohet çereku i sekreteve.

Si mbahet një sekret

Sipas ekipit të studiuesve, motivimi për këtë do të varet nga integriteti i personit që zbulon sekretin që në fakt duhet mbajtur i tillë. Kjo do të thotë, që nëse personi që ka diçka për të fshehur është një egoist, apo që nuk i ndjek shumë parimet morale, kemi shumë më shumë gjasa të zbulojmë sekretet e tij, sesa do të ndodhte me një njeri të këndshëm, bujar dhe besnik, të cilin e respektojmë dhe vlerësojnë. Ja pra kur mund të mbahet një sekret:varet mbi të gjitha kush na e thotë. / Focus – Bota.al
 
Ka shume, por kryesisht jane tipat llafazanë dhe ata qe nuk shikojne punen e tyre, po merren me te tjeret.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back