Cilësitë e gruas së ndershme

Cilësitë e gruas së ndershme

Gruaja e ndershme është prej dhuntive të Allahut ndaj njeriut.
Na ka sqaruar i dërguari ynë, Muhamedi alejhi selam, se në çfarë baza duhet zgjedhur gruan. Ai na ka bërë me dije se ajo martohet për: pasuri, bukuri, prejardhje dhe fe.
Në fund na ka sqaruar se ai që marton një femër për fenë e saj ka fituar. Muhamedi alejhi selam ka thënë: ”Kjo botë është kënaqësi dhe kënaqesia më e madhë e kësaj bote është gruaja e ndershme”.

A ke menduar ndonjeherë pse gruaja e ndershme është më e bukura e kësaj bote edhe nëse nuk është e hijshme dhe me farefis të njohur?
Përgjigjen e ke këtu: sepse gruaja e ndershme i frikësohet Allahut gjatë sjelljeve me ty, e nëse e hidhëron ia kujton fjalën e Allahut ku thotë: …“të cilët mposhtin hidhërimin dhe i falin njerëzit…”. (Ali Imran: 134). Të falë dhe është e kënaqur me ty për hir të Allahut.
E nëse i hyn në hak, ajo bën durim duke shpresuar në shpërblimin e Allahut, e nëse e thërret për në shtrat nuk të refuzon, sepse frikësohet nga hadithi i Muhamedit alejhi selam, frikësohet që të vdes duke qenë burri i saj i hidhëruar në atë, kështu që shtrin dorën për të kënaqur burrin e saj.

Kur ti del dhe udhëton: ajo e ruan nderin, pasurinë, fëmijët dhe kufijtë e Allahut.
Ajo zbukurohet dhe kujdeset për elegancën e saj vetëm për ty, po ashtu përgatit atë që ti dëshiron nga ushqimet dhe pijet vetëm e vetëm për të arritur kënaqësinë e Allahut.
Ajo kujdeset në shfrytëzimin e pasurisë duke u frikësuar se mos po e shkapërderdhë dhe nëpërkëmbë atë, dhe çdoherë kujton se ajo që është tek Allahu është më e mirë.

Ajo të ndihmon në fenë tënde, të kujton nëse harron, dhe të nxit nëse priton, të kap drejt sukseseve me ambicie të larta ashtu që së bashku ta fitoni Xhenetin.

Që të jeni meritor për gruan e tillë meditoni rreth ajetit: “…ndërsa të ndershmet janë për të ndershmit, edhe të ndershmit janë për të ndershmet…” (Nur: 26).

O Allahu ynë! Na dhuro bashkëshorte të ndershme! Amin!

Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi
 
Titulli: Cilësitë e gruas së ndershme

Nje grua e ndershme esht ajo grua qe respekton Veten , Familjen , Burrin . Nje grua qe din te kujdeset per femijet dhe familjen qe di te perdore ekonomine e shpis, nje grua qe esht dhe amvise e mire , nje grua qe nuk lejon te mposhtet , nje grua qe nuk i trembet jetes dhe i pranon sfidat e saj . Nje grua qe kujdeset per shendetin ,bukurine dhe elegancen ne rradhe te pare per veten pastaj te burrin e te tjeret , nje grua qe respekton deshiren e saj per burrin jo vetem te burrit . Nje grua qe nuk i frikesohet askujt !
 
Titulli: Cilësitë e gruas së ndershme

Po per burra e ndershem ca thuhet se jam kurjoz te di ,se na merzitet vetem per femra duke sjell tema.
 
Titulli: Cilësitë e gruas së ndershme

Arfenilla , ne Prishtine ka sa te duash LIBRA per te lexuar mbi ''Devotshemrin e Njeriut'' nga konteksti ISLAM ! Dhe i kishe bere shitje Librarive Fetare , sesa qe lexon libra per komunistet hargjon kohe palidhje !
 
Faliminderit se me tregove se nuk dija gje un !vetem libra komunist paskam lexu, nga tani delet librave.
 
Titulli: Cilësitë e gruas së ndershme

Faliminderit se me tregove se nuk dija gje un !vetem libra komunist paskam lexu, nga tani delet librave.

Me ke treguar njehere qe ke bler nje liber per Enver Hoxhen dhe mu kujtua ai liber , dhe per ate e permenda . Librat fetare jane shume me te dobishem sesa librat nga te cilet nuk perfiton asgje ! Dhe shume je agresive , bene njehere te tregojsh qetesin tende si femer qe je moj Arfenilla ?
 
Titulli: Cilësitë e gruas së ndershme

Me ke treguar njehere qe ke bler nje liber per Enver Hoxhen dhe mu kujtua ai liber , dhe per ate e permenda . Librat fetare jane shume me te dobishem sesa librat nga te cilet nuk perfiton asgje ! Dhe shume je agresive , bene njehere te tregojsh qetesin tende si femer qe je moj Arfenilla ?

Po a dhe cfar te keqe ka nese kam lexu librin e Enver Hoxhes?apo vazhdoj te lexoj libra till, cfar mendon ti se te ben me pak fetar nje liber qe eshte jasht kornizes fetare, ik pash zote se ngele ti te me mesosh cfar te lexoj un. E di un sa jan te dobishme mos te kam pyt ty se cilin te lexoj ?jo,,,,,...ani ik tregoj aty familjes tende se di un ca te lexoj, pa te pyt ty fare.
 
Kerkoj falje qe te shqetesova ! Zoti te ruajt .
 
Back
Top