“cilesit e mira dhe te keqija”

HYSEEN

Anëtar i ri
“CILESIT E MIRA DHE TE KEQIJA”

Një diët e pyeti hazreti Llukman Hakimin për këto gjëra:

- Obabai im i dashur? cila është cilësia e mirë e një njeriu ?

- Feja , u përgjigj ai.

- Po të jenë dy cilësi ?

- Feja dhe pasuria.

- Po të jenë tri cilësi ?

- Feja, pasuria dhe turpi.

- Po të jenë katër cilësi ?

- Feja, pasuria, turpi, dhe edukata e mirë.

- Po të jenë pesë cilësi ?

- Feja, pasuria, turpi, edukata e mirë dhe dorëdhënia .

- Po të jenë gjashtë cilësi ?

– O biri im nëse një njeri i ka këto pesë cilësi, ai njeri është nga njerëzit e afërt, të devotshëm, të dashur të Allahut dhe largohet nga shejtani .

- Babai im i dashur cilat janë më të këqija të një njeriu:

– Cilësia më e keqe është kufri .

– Po të jenë dy cilësi ?

– Kufri dhe mendjemadhësia .

– Po të jenë tri cilësi ?

– Kufri, mendejmadhësia dhe mosmirënjohja .

– Po të jenë katër cilësi ?

– Kufri, mendjemadhësia, mosmirënjohja dhe koprracia .

– Po të jenë pesë cilësi ?

– Kufri, mendjemadhësia, mosmirënjohja, koprracia dhe morali i keq .

– Po të jenë gjashtë cilësi ?

– O biri im, kushdo që i ka këto pesë cilësi të këqija, ai është largë Allahut të Madhëruar .

Allahu na bëftë që ne t’i kemi këto pesë cilësit e para të mira dhe Allahu qoftë i kënaqur me ne përgjithmon dhe mos na largoftë nga Rahmeti i Tij kurr.- amin…

Sinqeriteti.com
 
Pe: “cilesit e mira dhe te keqija”

Pasuria ne vend te dyt dhe edukata e parfundit? po me cuditni
 
Titulli: “cilesit e mira dhe te keqija”

Delirium, nuk e di si e kupton ti pasurine. Por ne Islam, pasuri, nuk konsiderohet vetem paraja, gjerat e cmueshme qe posedon e te ngjajshme. Andaj, besoj se ketu eshte ne pyetje pasuria shpirterore.
 
Pe: Titulli: “cilesit e mira dhe te keqija”

Delirium, nuk e di si e kupton ti pasurine. Por ne Islam, pasuri, nuk konsiderohet vetem paraja, gjerat e cmueshme qe posedon e te ngjajshme. Andaj, besoj se ketu eshte ne pyetje pasuria shpirterore.

epo percaktojeni sepse me lexim te par ate pershtypje te jep; tpakten mua.
 
Back
Top