Cilat sëmundje i shkakton vetmia?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Cilat sëmundje i shkakton vetmia?

vet1.jpg


Vetmia mund të vrasë dhe këtë gjë e ka vërtetuar shkenca.

T ë ndjerit vetëm mund të rrisë te njeriu, rrezikun e sëmundjeve të zemrës, atakut dhe kancerit.

Mungesa e një grupi shoqëror dhe familjar është e rrezikshme për shëndetin po aq sa mungesa e aktivitetit fizik, sugjeron një studim i kryer kohët e fundit.

Shkencëtarët e Universitetit të Karolinës së Veriut kanë studiuar lidhjen mes marrëdhënieve shoqërore dhe sëmundjeve në secilën fazë të jetës.

Për më tepër, hipertensioni në moshë të madhe ka më shumë gjasa të shkaktohet nga vetmia sesa nga faktorët klinikë të njohur. Njerëzit që gëzojnë mbështetjen e të dashurve të tyre kanë më pak shanse për t’u prekur nga sëmundje dhe si rrjedhim do të jetojnë më gjatë.

Në bazë të këtij studimi, mjekët këshillojnë që prindërit duhet të inkurajojnë fëmijët e tyre adoleshentë dhe në moshë të re që të ndërtojnë sa më shumë marrëdhënie shoqërore, pasi kjo është po aq e shëndetshme sa aktiviteti fizik.

Edhe studime të mëparshme kanë treguar se njerëzit jetojnë më gjatë kur kanë shumë lidhje shoqërore.
 
Per mua vetmia eshte shume e dobishme nese nuk arrin te vrasi atehre te ben me te fortin. Ka dhe vetmi qe rrjedh nga zhgenjimi i shoqerise. Keshtu qe eshte mire ti provosh te dyja.
 
Ehh vetmia: E kush e provoi kete opsion dhe nuk hapi cdo skute te shpirtit te tij. Here here vetmia fal amshim deri ne delir e here here ajo eshte nje armike e perkryer deri ne veteshkaterrim por vlen te jetohet vlen, sepse vetem keshtu njeriu meson dy nder vlerat e jetes Meditimin e thelle dhe Miresine. Eshte pikerisht vetmia libri i pa-shfletuar i shpirtit qe i hap udhe miresise se pafund qe buron ne genet e gjithkujt.
Pak kujt ja uroj vetmine per kohe te gjate, por shume i uroj gjithkujt ta provoje.
 

Ne e dijm vet: Sa na duhet te qendrojm vetun dhe sa te qendrojm me tjeret.


Imam Shafiu ka then per qendrimin me njerez: As mos e mbyll deren komplet, as mos e hap teper....


Per mua mjafton, qe kur jam afer, cka eshte nevoja iu them direkt
dhe kur jam larguar, smendoj asgj asnjeri...
 
Vetma eshte arti i semundjeve qe dua te me ngjiten, mundesisht sa me shpejt! Do doja semundjen e ngjitjes i vetem ne shtegun e pjerret midis monopatit te dijes, atje tej drejt qoshkut me diell.....
Veshtire te braktis semundjen e deshiruar, qofsha gjithmone i semurur nga nje semundje e tille qe me fal frymezimin e rreshtave te arrire drejt burimit, ku hipokritet, mashtrueset, dhe imoralet kane atje te pijne, por qe shpesh u dogjen nga nxehtesia e saj.


Vetmi ti atdheu im vetmi.
 
Vetmia per mendimin tim eshte moment qe duhet per cilindo nga ne. Ajo na ben te jemi gjithmone e me te afte per te kuptuar cpo ndodh rreth e rrotull nesh dhe te levizim sakte. :-)
 
Vetem nje mendje teper e forte dhe racionale dine te shijoj vetmine.
Tjerat diversitet psikollogjike vetmia i con ne depresion,kataklipsi.
 
Njeriu eshte qenie sociale, nuk mundet pa dike tjeter.

I ndjeri Babgjyshi thonte vetem Perendia rrine vete l o l.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top