Cilat janë speciet më të rrezikuara në botë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Para dhjetë vitesh, kur avokatja e mjedisit, Kassie Siegel shkoi në kërkim të kafshëve për të shpëtuar botën, ariu polar nuk ishte në kategorinë e specieve të rrezikuara. Siegel dhe Brendan Cummings nga Qendra për Diversitet Biologjik në Kaliforni, po kërkonin për specie, habitati, i të cilave ishte në zhdukje e sipër, për shkak të ndryshimeve klimaterike, të cilat do shërben si simbole të rrezikut që sjell ngrohja globale. Arinjtë polarë, 20-25 mijë copë që janë gjithsej, i janë bashkuar 1985 specieve të bimëve dhe kafshëve të klasifikuara si të "rrezikuara" ose të "kërcënuara".
Statusi i ruajtjes
Statusi i konservimit të specieve është një tregues i gjasave që kanë speciet e rrezikuara për të pushuar së ekzistuari. Për statusin e ruajtjes, merren shumë faktorë në konsideratë; jo vetëm numri i atyre specieve që kanë mbetur, por rritja ose ulja e përgjithshme e popullatës së grupit të rrezikuar. Në rang ndërkombëtar, 189 vende kanë nënshkruar një marrëveshje, ku kanë rënë dakord për të krijuar Planet e Veprimit të Bio-diversitetit, për të mbrojtur speciet e rrezikuara dhe ato të kërcënuara.
Polemikat
Disa ligje të specieve të rrezikuara kanë shkaktuar shumë polemika. Pikat tipike të polemikave përfshijnë: kriteret për klasifikimin e specieve të rrezikuara dhe kriteret për heqjen nga lista të specieve që e kanë marrë veten. Klasifikimi si specie të rrezikuara mund të ketë efekt negativ, pasi mund ta bëjë një specie më të dëshiruar nga koleksionuesit apo gjuetarët pa leje.
Speciet e rrezikuara
Një ndër speciet e rrezikuara është bufi me njolla. Ka tre nën-specie të këtij lloji, dy prej të cilave janë të rrezikuara. Prerja e pyjeve me aksidente natyrore si zjarret e kanë reduktuar në mënyrë të ndjeshme habitatin e këtyre bufave. Një tjetër është ujku gri. : Në mars, ujku gri u bë pjesë e listave të specieve të rrezikuara. Që atëherë, dhjetëra prej tyre janë vrarë nga gjuetarët dhe fermerët, të cilët thonë se ujqërit u kërcënojnë bagëtitë. Më i famshmi është ariu polar. : Muajin e kaluar, arinjtë polarë të botës u deklaruan si specie e kërcënuar, për shkak të zvogëlimi të madh të habitatit të tyre.

Bufi me njolla
Statusi: Ka tre nën-specie të këtij lloji, dy prej të cilave janë të rrezikuara. Prerja e pyjeve me aksidente natyrore si zjarret e kanë reduktuar në mënyrë të ndjeshme habitatin e këtyre bufave.
Breshka e gjelbër e detit
Statusi: Të gjashtë llojet e breshkave të detit që notojnë në ujërat e SHBA ose kanë fole pranë brigjeve të këtij vendi, janë të kërcënuara ose të rrezikuara.
Foka e Indisë Perëndimore
Statusi: E regjistruar si specie e rrezikuar që në vitin 1967, kjo fokë jeton në bregdetin e Floridas ku varkat që kalojnë aty, vrasin shumë prej tyre çdo vit.
Kërmilli i pemëve
Statusi: 41 speciet e këtij lloji kërmilli janë të rrezikuara që prej vitit 1981. Grabitqarët dhe shpyllëzimi kanë bërë që ato të zvogëlohen në numër.
Trumcaku i errët bregdetar
Statusi: Kjo specie tashmë është zhdukur dhe s'ekziston më për shkak të zhdukjes së habitatit. Trumcaku i fundit i këtij lloji ngordhi në vitin 1987.
Thëllëza e kaçubave
Statusi: Thëllëza më e madhe në SHBA është aktualisht kandidate për t'u futur në listën e specieve të mbrojtura, pasi habitati i saj vazhdon të shkatërrohet.
Volverin
Statusi: Edhe pse shkencëtarët thonë se kjo specie po përballet me një rrezik të madh zhdukjeje, në mars qeveria amerikane nuk pranoi që t'i fusë ato në programin e mbrojtjes.
Deshët brirëmëdhenj
Statusi: Gjuetia dhe mungesa e ushqimit i kanë shkatërruar tufat e mëdha të këtyre kafshëve. Tashmë ato janë specie e rrezikuar dhe habitati i tyre është gjithashtu në rrezik.
Ujku gri
Statusi: Në mars, ujku gri u bë pjesë e listave të specieve të rrezikuara. Që atëherë, dhjetëra prej tyre janë vrarë nga gjuetarët dhe fermerët, të cilët thonë se ujqërit u kërcënojnë bagëtitë.
Ariu polar
Statusi: Muajin e kaluar, arinjtë polarë të botës u deklaruan si specie e kërcënuar, për shkak të zvogëlimi të madh të habitatit të tyre.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top