Cila ishte arsyeja qe ju perkushtuat profesionit qe po beni aktualisht?

Levina

L.E.V.I.N.A
( p.s mund te mos e beni publik profesionin tuaj nese nuk deshironi)

Ne fillim vendosa ti perkushtohem ketij profesioni pa e dashur por tregu i punes e kerkonte dhe kompensimi monetar ishte i mire. Me vone, pervec javes financiare, fillova ta dua si pune dhe tani mund te them me bindje qe nuk eshte me vendim financiar por deshire.
 
Pasioni, vetem pasioni!
Kur isha i vogel doja te behesha gazetar ose shkrimtar por me kalimin e kohes te udhetoja dhe te komunikoja me njerezit u be prioriteti im e njekohesisht edhe profesioni im
 
Arsyeja mbajti kalapic perkushtimin qe te kete paqe neper bote.
 
Nuk është profesioni që kam ëndërruar, të jesh impiegata është deprimente, por më lejon të kujdesem për familjen dhe paga gjithashtu ështe siper mesatares.
 
Human Resources (HR) eshte e lodhshme. Me pelqen se takoje shume tipe njerezish te cilet thuajse asnjehere si takon ne gjendje te njejte. Sa me shume te kesh ne ngarkese aq me interesante behet. A me pelqen? Koheve te fundit nuk jam shume i sigurt. Nje gje me ka befasuar. Sa me lart jane ne karriere aq me shume sheh anet e tyre te erreta. Sjan shume. Mijera njerez qe kane miliona kerkesa dhe huje 🙃
 
Më fle brenda dhe i përshtatet karakterit tim. Dhe pse ndeshem me sëmundje dhe ka raste kur diagnoza është e tmershme, të jesh aty dhe t’u japësh shpresë jete, është gjëja më e bukur që do më mbajë në këtë profesion.
 
Kur te paguhesh mire dhe kur te behet e mundeshme te punosh me njerezit me te sukseshem ne shoqeri jane nje nga arsyet pse punon me vullnet dhe me deshire ate pune.
Pa i permend avantazhet tjera te profesionit besoj qe jane keto dy komponente qe me shtyjne te punoj ne profesionin e caktuar.
 
Tashme e dini se ç’pune bej une. Nese jo, atehere kerkoni komentet e mia te tema pyetje-pergjigje qe ta gjeni. Gjithsesi.

Ne fakt, une kam studiuar fushen e shkencave politike, por ja qe tani merrem me nje profesion teresisht ndryshe.
Ndihem me fat pse ende sot posedoj i bagazh te gjere aftesish analitike, kritike dhe komunikuese qe me bejne te afte per te naviguar dhe kontribuar ne peisazhin kompleks politik dhe social.

Gjate studimeve te mia, kam mesuar te analizoj çeshtje te ndryshme politike, te kuptoj dinamikat e pushtetit dhe te zhvilloj argumente te qendrueshme bazuar ne teori dhe analize te te dhenave. Kjo me ka pajisur me nje baze te forte per te kuptuar politikat publike, sistemet qeverisese, dhe marredheniet nderkombetare.

Ndersa, sot kam mundesine t’i aplikoj keto aftesi ne nivel profesional; te eksploroj pozicione ne administraten publike, ku mund te kontribuoj ne zhvillimin dhe zbatimin e politikave qe ndikojne pozitivisht ne jeten e njerezve. Gjithashtu, ne organizata nderkombetare per te ndertuar ura ndermjet kulturave dhe per te promovuar paqe dhe stabilitet global.

Ne nje fare menyre, terthorazi, jam i perfshire ne analizen politike dhe keshillimin; ofroj perspektiva te thelluara mbi trendet aktuale politike dhe zgjedhore.

Mediet dhe komunikimi jane gjithashtu fusha ku ndihem se mund te bej nje ndikim, duke perdorur aftesite e mia ne shkrim dhe analize per te informuar dhe edukuar publikun mbi çeshtje vendimtare politike ne 4 gjuhe; suedisht, anglisht, serbokroatisht dhe shqip.

Thjesht, permes punes sime, qellimi im ishte qe te kontribuoja ne nje shoqeri me te drejte dhe me te informuar.

Kthesa ndodhi pas perfshirjes sime ne sektorin profesional, gje qe zbulova nje ndryshim te thelle mes pritshmerive te mia dhe realitetit te punes. Ky ndryshim me shtyu te rishikoj rrugetimin karrieres sime.

Per t’iu rikthyer temes, arsyeja qe pse po eksploroja mundesi te ndryshme dhe u terhoqa nga nje fushe teresisht ndryshe nga çfare kisha studiuar. Pra, jo vetem qe pershtatej me mire me interesat dhe pasionet e mia, por gjithashtu me ofroi nje potencial me te madh zhvillimi ne nivel profesional. Ndryshimi drastik qe une bera çoi ne nje harmonizim me te mire te aftesive dhe deshirave te mia, me mundesite qe ofron aktualisht tregu i punes.

Po e perfundoj me nje fjale te urte thurur nga vete une inteligjenti;
“Puna ia vlen aty ku vullneti s’blihet me leke”
 
E kam ne natyre dhe me vjen mire qe perfundova duke bere edhe dicka qe me lidh edhe me natyren dhe karakterin tim .
 
Pse tatepjeten ...une kam rilindur 😛
poo jo s'mund ta them kete qe ne fillimet e ndarjes,sepse ishe tatposhte per shume koheee. :P
po tani zure mend me sa duket ke fillu me u bo suksi vete ketu. hahahaha
 
Pas mjekesise(te cilen e fitova por nuk e doja) pranoja vec Arkitekturen. Kam bere mire. Ka te nderthurur artin, kreativitetin, shkencen, sociologjine, filozofine, legjislaturen, fiziken, matematiken, marredheniet sociale, marketimin. E cdo disipline te mundshme.
 
Ka qene deshira ime qe e vogel
Pastaj shkollen e nisa komplet drejtim tj
Me vone e bera dhe shkollen e ktij drejtimit te crregullt
E sot e bej zanat
Kur do dicka ja arrin.
 
Kam studiuar dy degë te ndryshme
Bej profesion komplet ndryshe.
E zgjodha sepse në nje vend te huaj nuk mund te refuzoja nje propozim te tillë, kam mundesin me orare te ndjek familjen dhe te jen krenar per maman e tyre femijet.
Merem ne fushën e formimit.
 
Back
Top